scieee AI-readable full text Open interactive document viewer

PARADIGMA ONE HEALTH SI URË E INTEGRIMIT NORMATIV DHE INSTITUCIONAL MIDIS SHQIPËRISË DHE BASHKIMIT EVROPIAN: RIKONCEPTUALIZIMI I QEVERISJES MJEDISORE PËRMES PARIMEVE TË SË DREJTËS PUBLIKE INTEGRUESE

Ozuni, Bukurie

Abstract

This article is part of the Book of Proceedings of the INTERNATIONAL SCIENTIFIC CONFERENCE “MAIN CHALLENGES OF SUSTAINABLE MANAGEMENT OF ALBANIAN PROTECTED AREAS ACCORDING TO EU DIRECTIVES AND REGULATIONS / 1st SMPA-EU” me DOI: https://doi.org/10.5281/zenodo.17476890. Botues: RUR.AL

Full text

PARADIGMA ONE HEALTH SI URË E INTEGRIMIT NORMATIV DHE INSTITUCIONAL MIDIS SHQIPËRISË DHE BASHKIMIT EVROPIAN: RIKONCEPTUALIZIMI I QEVERISJES MJEDISORE PËRMES PARIMEVE TË SË DREJTËS PUBLIKE INTEGRUESE. Bukurie Ozuni PhD Candidate University of Genoa [email protected] ABSTRAKT Ky artikull argumenton se paradigma One Health, e cila e konsideron shëndetin e njeriut, kafshëve dhe ekosistemeve si një sistem të ndërlidhur, mund të shërbejë njëkohësisht si udhërrëfyes normativ dhe model institucional për afërsimin e Shqipërisë me acquis mjedisor të Bashkimit Evropian, me zonat e mbrojtura si fushë prove për këtë transformim. Duke tejkaluar qasjen burokratike të transpozimit formal, kjo analizë tregon se si One Health mund të operacionalizojë të drejtat kushtetuese mjedisore (nenet 56 dhe 59), të integrojë parimet e drejtësisë për brezat e ardhshëm dhe të forcojë pjesëmarrjen publike në përputhje me Konventën e Aarhus-it. Duke u mbështetur në doktrinën kushtetuese shqiptare, në Ligjin nr. 81/2017 “Për Zonat e Mbrojtura”, si dhe në kornizat evropiane të qeverisjes dhe të drejtës mjedisore, artikulli propozon një model reformash që përfshin klauzola kushtetuese për One Health, rregulla të detyrueshme të ministrove të ndryshme, infrastrukturë të integruar të të dhënave, qendra rajonale bashkërendimi dhe mekanizma financiarë të bazuar në performancë. Ky vizion i integruar synon të kthejë One Health në busull të reformës ligjore dhe institucionale, duke e pozicionuar Shqipërinë si shembull rajonal të qeverisjes së qëndrueshme dhe inovative. Fjalë kyçe: One Health1; afërsimi me BE; të drejtat kushtetuese mjedisore; zonat e mbrojtura; Shqipëria. HYRJE: NGA BASHKËPUNIMI NDËRDISIPLINAR TE PARADIGMA QEVERISËSE ONE HEALTH E konceptuar fillimisht si një bashkëpunim pragmatik midis veterinerëve, mjekëve dhe ekspertëve mjedisorë, paradigma One Health është shndërruar gradualisht në një filozofi 1 Shënim i autorit: Termi “One Health” është ruajtur në gjuhën origjinale, pasi përfaqëson një koncept ndërkombëtar të konsoliduar në literaturën shkencore dhe në dokumentet strategjike të organizatave ndërkombëtare. Përkthimet e mundshme në shqip nuk arrijnë të përcjellin në mënyrë të plotë përfshirjen ndërdisiplinare të qasjes, e cila lidh shëndetin e njeriut, të kafshëve dhe të mjedisit në një sistem të vetëm të ndërlidhur. 1st SMPA-EU — Tetor 2025 Libri i Artikujve/Book of Proceedings 127 of 199 Botuar në Librin e Artikujve (Book of Proceedings) të Konferencës Shkencore Ndërkombëtare "Sfidat kryesore të menaxhimit të qendrueshëm të zonave të mbrojtura në Shqipëri sipas Direktivave dheRregulloreve të BE-së / 1st SMPA-EU", fq.127–136. DOI: https://doi.org/10.5281/zenodo.17499539, organizuar në kuadër të Modulit Jean Monnet “Albanian Protected Areas in the Frame of EU Integration: ALPAsEU”, financuar nga BE. ISBN: 9789928488602; e-ISBN: 9789928488633 dhe DOI: https://doi.org/10.5281/zenodo.17476890. Botues: RUR.AL Konferenca u organizua në bashkëpunim me Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë, Shqipëri. 18 tetor 2025 bashkëkohore të qeverisjes. Në fakt, Plani i Përbashkët i Veprimit për One Health (2022-2026) e pozicionon atë si një qasje ndërdisiplinare, e cila synon të kapërcejë fragmentimin institucional dhe ligjor që pengon menaxhimin efektiv të sfidave komplekse shëndetësore dhe mjedisore. Nëpërmjet lidhjes së shëndetit të njeriut, të kafshëve, të bimëve dhe të ekosistemeve përmes mekanizmave të përbashkët të qeverisjes, politikave të integruara dhe legjislacionit të koordinuar, One Health riformulon marrëdhënien ndërmjet shkencës, së drejtës dhe administratës publike2. Rëndësia aktuale e kësaj qasjeje dhe e kuadrit më të gjerë të qeverisjes shëndet-klimë qëndron jo vetëm në koordinimin shumësektorial të veprimeve, por edhe në ri-konceptimin e lidhjes midis së drejtës, politikave mjedisore dhe përgjegjshmërisë demokratike. Siç dëshmon qartë përvoja e Rajonit Europian të OBSH-së, mbrojtja e shëndetit nga ndryshimet klimatike kërkon jo thjesht politika sektoriale, por struktura qeverisëse që integrojnë sistematikisht shqetësimet shëndetësore në të gjitha politikat klimatike e mjedisore, forcojnë legjitimitetin përmes pjesëmarrjes ndërsektoriale dhe garantojnë transparencë e llogaridhënie në zbatimin e planeve kombëtare të përshtatjes. Në këtë mënyrë, politika mjedisore dhe ajo shëndetësore shndërrohen nga detyra teknike në korniza normative që përforcojnë angazhimet kushtetuese ndaj mirëqenies publike dhe drejtësisë për brezat e ardhshëm3. Historikisht, që nga origjinat e saj në menaxhimin e sëmundjeve zoonotike e deri te përvetësimi institucional brenda qeverisjes mjedisore globale (veçanërisht përmes bashkëpunimit OBSH-FAO-UNEP), qasja One Health ka evoluar progresivisht në një kuadër normativ me ndikim të gjerë. Brenda evolucionit të shtetit të së drejtës mjedisore, ky kuadër funksionon si model i koordinimit ndërsektorial dhe si riformulim konceptual i vetë nocionit të qeverisjes, duke integruar mbrojtjen e shëndetit publik, integritetin ekologjik dhe të drejtat e njeriut në një strukturë të unifikuar ligjore dhe institucionale. Në këtë mënyrë, paradigma One Health forcon parimet e legjitimitetit, pjesëmarrjes dhe llogaridhënies4. Kjo ndërthurje, për më tepër, gjen bazë të qëndrueshme normative në Nenin 11 të Traktatit për Funksionimin e Bashkimit Evropian (TFEU), i cili kërkon integrimin e objektivave të mbrojtjes së mjedisit në të gjitha politikat dhe veprimtaritë e Bashkimit, duke vendosur një parim kushtetues të koherencës së politikave, në harmoni me frymën integruese të One Health5. Megjithatë, pavarësisht njohjes së gjerë globale, përfshirja e One Health në kuadret kombëtare ligjore e politike vazhdon të mbetet e kufizuar. Në veçanti, potenciali i saj transformues del në pah në kontekste tranzicioni si Shqipëria, ku fragmentimi institucional, koordinimi i dobët midis sektoreve dhe një proces i papërfunduar decentralizimi kanë penguar zbatimin efektiv të 2 World Health Organization (WHO), One Health - Joint Plan of Action (2022-2026), Geneva: WHO, 2022: 4-6, 9-12. Ky plan përvijon një strategji globale për institucionalizimin e qasjes One Health. Ai e shtrin konceptin përtej origjinës së tij biomjekësore, duke e kornizuar si një model të integruar qeverisjeje që nxit koordinimin shumësektorial, përgjegjësinë e përbashkët dhe koherencën ndërmjet sistemeve të shëndetit, mjedisit dhe bujqësisë. 3 Wolf, T., et al., (2014). Protecting Health from Climate Change in the WHO European Region, International Journal of Environmental Research and Public Health 11. (6): 6265-6280. 4 United Nations Environment Programme (UNEP), Environmental Rule of Law: Tracking Progress and Charting Future Directions, Nairobi: UNEP, 2023: 5, 30, 52-53, 103. 5 Consolidated Version of the Treaty on the Functioning of the European Union (TFEU), Article 11, Official Journal of the European Union C 202, June 7, 2016. Neni 11 përcakton se “kërkesat për mbrojtjen e mjedisit duhet të integrohen në përcaktimin dhe zbatimin e politikave dhe veprimtarive të Bashkimit, veçanërisht me synimin për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm”, duke kodifikuar kështu parimin e integrimit të politikave mjedisore në nivelin kushtetues të së drejtës së BE-së. 1st SMPA-EU — Tetor 2025 Libri i Artikujve/Book of Proceedings 128 of 199 standardeve6. Në këtë kontekst, One Health ofron një kuadër lidhës që bashkon politikat e fragmentuara të mjedisit, shëndetit publik dhe planifikimit hapësinor, duke nxitur një zhvillim të qëndrueshëm dhe duke forcuar angazhimet kushtetuese ndaj të drejtave mjedisore dhe sociale. Në përfundim, duke shërbyer si një “korrigjim kushtetues”, kjo qasje rikthen koherencën midis të drejtave, detyrimeve dhe strukturave të qeverisjes. 2. THEMELET TEORIKE DHE NORMATIVE TË ONE HEALTH Në origjinë, gjenealogjia e One Health dëshmon ndërthurjen organike të ambientalizmit, mjekësisë sociale dhe së drejtës publike. Që në mesin e shekullit XX, Calvin Schwabe artikuloi për herë të parë ndërvarësinë thelbësore midis shëndetit të njeriut dhe atij të kafshëve, duke theksuar nevojën për një bashkëveprim të qëndrueshëm brenda një peizazhi të përbashkët ekologjik7. Më vonë, Parimet e Manhattan-it (2004) e ngritën këtë vizion në një dimension universal e holistik, duke kërkuar që parandalimi i sëmundjeve, integriteti i ekosistemeve dhe ruajtja e biodiversitetit të trajtohen si çështje të pandashme. Në vijim, bashkëpunimi tripartit midis OBSH, FAO dhe WOAH (dhe më pas kuadripartit me përfshirjen e UNEP) e konsolidoi One Health si një kornizë udhëzuese ndërkombëtare për menaxhimin e rreziqeve në ndërfaqen njeri-kafshëambient. Në këtë kontekst, Plani i Përbashkët i Veprimit për One Health (2022-2026) përmbledh veprimet strategjike në fushat e ngritjes së kapaciteteve, reduktimit të rrezikut zoonotik, kontrollit të sëmundjeve endemike dhe të neglizhuara, sigurisë ushqimore, rezistencës antimikrobike dhe restaurimit mjedisor, duke krijuar kështu një udhërrëfyes koherent për qeverisje të qëndrueshme ndësektoriale8. Në planin doktrinar, trashëgimia intelektuale e One Health lidhet ngushtë me kushtetutalizmin ekologjik, i cili kërkon që përgjegjësitë ekologjike të artikulohen në nivel kushtetues, krahas të drejtave klasike individuale. Në këtë këndvështrim, qëndrueshmëria ngrihet nga një objektiv politik në një parim juridik themelor, duke i dhënë mbrojtjes së mjedisit dhe shëndetit publik një dimension normativ dhe detyrues. One Health mund të kuptohet, pra, si shprehje jurisprudenciale e kushtetutalizmit ekologjik, në të cilin shëndeti i njeriut, mirëqenia e kafshëve dhe integriteti i 6 Cotella, G., Berisha, E., (2016). Changing Institutional Framework for Spatial Planning in the Western Balkan Region: Evidence from Albania, Bosnia-Herzegovina and Croatia. Europa XXI 30. (3): 25-28. 7 Schwabe,C. W., (1984). Veterinary Medicine and Human Health. 3rd ed. Baltimore: Williams & Wilkins: 3-9, 17-19, 259-260. Koncepti “One Health” lindi fillimisht si “One Medicine”, ku Schwabe thekson se “there has always been only one medicine”, duke nënvizuar unitetin e pandarë të shëndetit njerëzor dhe atij shtazor. Në dekadat pasuese, kjo qasje u zgjerua për të përfshirë dimensionin mjedisor, duke evoluar në paradigmën bashkëkohore “One Health”. 8 The Manhattan Principles on “One World, One Health”, WCS One World One Health, aksesuar më 21.10.2025, https://oneworldonehealth.wcs.org/about-us/mission/the-manhattan-principles.aspx. Parimet e Manhattan-it, të hartuara në vitin 2004 nga një simpozium ndërkombëtar ekspertësh të shëndetit publik, mjekësisë veterinare dhe ruajtjes së biodiversitetit, kërkuan që parandalimi i sëmundjeve, integriteti i ekosistemeve dhe biodiversiteti të trajtohen në mënyrë të integruar, duke theksuar se shëndeti i njeriut, i kafshëve shtëpiake dhe i faunës së egër janë thellësisht të ndërlidhur dhe duhet të qeverisen përmes një qasjeje të unifikuar. 1st SMPA-EU — Tetor 2025 Libri i Artikujve/Book of Proceedings 129 of 199 ekosistemeve përbëjnë pjesë të një ekosistemi kushtetues të unifikuar të të drejtave dhe detyrimeve9. Në këtë perspektivë, paradigma One Health riformulon sovranitetin shtetëror si një përgjegjësi ekologjike fiduciore: autoriteti i shtetit nuk nënkupton më vetëm vetëqeverisje, por gjithashtu detyrime kolektive ndaj ekosistemeve dhe brezave të ardhshëm, duke e vendosur kujdesin ndaj mjedisit në thelbin e legjitimitetit publik10. Në planin juridik evropian, neni 37 i Kartës së të Drejtave Themelore të BE-së sanksionon mbrojtjen e mjedisit si parim udhëzues, ndërsa neni 11 i Traktatit për Funksionimin e BE-së (TFEU) imponon integrimin horizontal të mbrojtjes së mjedisit në të gjitha politikat dhe veprimtaritë e Bashkimit11. Në mënyrë analoge, neni 59(d) i Kushtetutës së Shqipërisë garanton «një mjedis të shëndetshëm dhe ekologjikisht të përshtatshëm për brezat e sotëm dhe të ardhshëm»12, duke e ngritur mbrojtjen e mjedisit në detyrim shtetëror dhe shtyllë të politikës sociale. Megjithatë, operacionalizimi i këtyre dispozitave mbetet ende i vakët: kontrolli gjyqësor është i kufizuar, ndërsa pjesëmarrja publike shpesh mbetet formale. Së fundi, prirjet më të reja të arsyetimit kushtetues hapin rrugën për një doktrinë të re One Health, në të cilën degradimi mjedisor dhe cënimi i shëndetit publik trajtohen si shkelje të ndërlidhura të drejtave themelore, duke e shndërruar kështu One Health në një urë ndërmjet të drejtës, shkencës dhe qeverisjes publike të qëndrueshme. 3. KRIZA E QEVERISJES MJEDISORE NË SHQIPËRI: FRAGMENTIM, MOSKOORDINIM DHE SFIDA INSTITUCIONALE Së pari, rasti i projektit të Aeroportit të Vlorës, i parashikuar brenda Lagunës së Nartës (një zonë e mbrojtur me rëndësi të lartë ekologjike)13 pasqyron në mënyrë të qartë paradoksin e qeverisjes mjedisore në Shqipëri. Megjithëse ekzistojnë ndalesa ligjore dhe detyrime për kryerjen e vlerësimit mjedisor, miratimi i projektit është justifikuar nën arsyetimin e “interesit kombëtar”. Në praktikë, vlerësimet e ndikimit mjedisor (VNM) mbeten shpesh të fragmentuara, pa analiza kumulative dhe me konsultime publike formale, ndërsa mbivendosja e kompetencave dhe mungesa e kapaciteteve zbatuese dobësojnë ndjeshëm kontrollin institucional dhe zbatimin 9 Bosselmann, K., (2017). The Principle of Sustainability: Transforming Law and Governance. Abingdon, UK: Routledge: 2-4. 10 Benvenisti, E., (2013). Sovereigns as Trustees of Humanity. American Journal of International Law 107, (2): 295-324. 11 Charter of Fundamental Rights of the European Union, Art. 37. Shih gjithashtu: TFEU, Art. 11. 12 Ky formulim konsiderohet avangardë në kontekstin e kohës së miratimit të Kushtetutës (1998), pasi parapriu zhvillimet e mëvonshme të doktrinës kushtetuese evropiane mbi të drejtat mjedisore dhe drejtësinë midis brezave. Në atë periudhë, pak kushtetuta në Evropën Lindore dhe Juglindore e kishin artikuluar qartë ndërlidhjen midis shëndetit, mjedisit dhe përgjegjësisë për brezat e ardhshëm, duke e pozicionuar Shqipërinë në linjë me tendencat më të avancuara të “kushtetutalizmit ekologjik.” Për krahasim, klauzola të ngjashme u futën në Kushtetutën e Portugalisë (1976) dhe të Spanjës (1978), ndërsa në nivel ndërkombëtar kjo logjikë u reflektua më vonë në Kushtetutën Franceze (Charte de l’Environnement, 2004) dhe Kartën Evropiane të të Drejtave Themelore (2000, neni 37). Shih gjithashtu: Bosselmann, K., (2008). The Principle of Sustainability: Transforming Law and Governance (Aldershot: Ashgate): 112:115; Zinsstag, J., et al., (2015). One Health: The Theory and Practice of Integrated Health Approaches (Wallingford: CABI): 421:423. 13 Ligji nr. 8906/2002, “Për zonat e mbrojtura.” 1st SMPA-EU — Tetor 2025 Libri i Artikujve/Book of Proceedings 130 of 199 efektiv të ligjit. Kësisoj, prioritetet zhvillimore të orientuara politikisht shpesh komprometojnë angazhimet formale të shtetit ndaj acquis communautaire dhe parimeve të qeverisjes së qëndrueshme, duke prodhuar tre probleme të ndërlidhura: dobësi normative, fragmentim institucional dhe erozion proceduror14. Së dyti, edhe sistemet e të dhënave mbeten të copëzuar, ndërsa prioritetet sektoriale (bujqësia, energjia, infrastruktura) shpesh bien ndesh me objektivat e ruajtjes së biodiversitetit. Në terminologjinë e administratës publike, kjo përbën tё ashtuquajturën “sindromë e silove vertikale”15, e cila minon koherencën e politikave dhe llogaridhënien kushtetuese. Në të kundërt, modelet evropiane (p.sh. qasjet ndërsektoriale në Holandë) demonstrojnë se koordinimi dhe përgjegjësia e përbashkët mund të funksionojnë si parime të qeverisjes efektive, jo si blueprint institucional për t’u kopjuar verbërisht16. Së treti, në nivelin vendor, procesi i decentralizimit asimetrik pas reformës territoriale të vitit 2015 ka deleguar përgjegjësi pa burime të mjaftueshme, duke krijuar varësi strukturore nga qendra dhe duke minuar parimin e subsidiaritetit (neni 5(3) i TEU-së) dhe Nenin 13 të Kushtetutës së Shqipërisë17. Në këtë kuptim, përfshirja substanciale e pushtetit vendor në vendimmarrje përmes konsultimit, koordinimit dhe bashkë-menaxhimit është kusht i domosdoshëm për bashkërendim efektiv. Përvoja evropiane tregon se strukturat pjesëmarrëse të komunitetit rrisin llogaridhënien, përmirësojnë cilësinë e të dhënave dhe mundësojnë zbulimin e hershëm të ndërveprimeve shëndet-mjedis; për rrjedhojë, legjislacioni administrativ shqiptar mund të përthithë këto parime pa krijuar ngarkesa të reja institucionale18. Në këtë kontekst, zonat e mbrojtura përfaqësojnë një fushë prove të privilegjuar për operacionalizimin e paradigmës One Health, pasi aty ndërthuren drejtpërdrejt dimensionet e shëndetit të njeriut, mirëqenies së kafshëve dhe integritetit të ekosistemeve. Menaxhimi efektiv i këtyre territoreve kërkon një qas-je tërësisht të integruar, që të kapërcejë ndarjen tradicionale 14 European Commission, Albania 2024 Report (Brussels: European Commission, 2024): 24-86. Raporti thekson se koordinimi midis ministrive dhe institucioneve ekzekutive, si edhe ndërmjet niveleve qendrore dhe vendore të qeverisjes, mbetet i dobët. Ai vëren më tej se Shqipëria mungon një strukturë institucionale koherente që të garantojë planifikim strategjik dhe zbatim efektiv të politikave mjedisore dhe klimatike. Në kontrast, cilësia e vlerësimeve mjedisore dhe e vlerësimeve të ndikimit strategjik vazhdon të jetë e ulët, me pjesëmarrje të kufizuar publike dhe zbatim të pamjaftueshëm të detyrimeve ligjore. 15 Bassanini, F., (2008). Le riforme amministrative degli anni novanta: che cosa si è fatto, che cosa resta da fare. Astrid Rassegna (17): 4-6. 16 Dutch Global Health Strategy 2023-2030: Working Together for Health Worldwide (The Hague: Government of the Netherlands, 2023), 12. Strategjia integtron në mënyrë të qartë qasjen One Health, duke njohur ndërlidhjen e ndërsjellë midis shëndetit të njeriut, kafshëve dhe mjedisit. 17 Edhe pse reforma administrative-territoriale e vitit 2015 (Ligji nr. 115/2014 dhe Ligji nr. 139/2015) kishte për synim krijimin e njësive vendore më funksionale dhe ekonomikisht të qëndrueshme, shpërndarja e kompetencave dhe burimeve financiare ka rezultuar asimetrike, duke reflektuar pabarazi të theksuara ndërmjet bashkive urbane dhe atyre rurale apo malore. Në praktikë, shumë bashki mbeten të varura nga transfertat e pakushtëzuara të qeverisë qendrore, çka ka krijuar një varësi strukturore që cenon parimin e subsidiaritetit dhe autonominë reale vendore të parashikuar nga neni 13 i Kushtetutës. Kjo situatë është theksuar në mënyrë të përsëritur nga organizatat ndërkombëtare, të cilat e përshkruajnë procesin si një decentralizim asimetrik de facto, më shumë formal sesa funksional. Shih: UNDP Albania, Local Governance Mapping Albania (Tiranë: UNDP, 2020). 18 Ligji nr. 115/2014, “Për ndarjen administrative-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”. Shih gjithashtu: European Commission, Albania 2024 Report: Commission Staff Working Document Accompanying the Communication on EU Enlargement Policy, SWD(2024) 690 final (Brussels: European Commission, 2024), 19-21. 1st SMPA-EU — Tetor 2025 Libri i Artikujve/Book of Proceedings 131 of 199 midis politikave të mjedisit, shëndetit publik dhe zhvillimit rural, duke i trajtuar ato si komponentë të ndërlidhur të një sistemi të vetëm të qëndrueshmërisë territoriale. Për pasojë, zonat e mbrojtura mund të shërbejnë si “laboratorë institucionalë” ku testohen modelet e bashkërendimit midis ministrive, pjesëmarrjes qytetare dhe planifikimit të integruar, duke përforcuar lidhjen midis detyrimeve kushtetuese për mbrojtjen e mjedisit (nenet 56 dhe 59)19 dhe objektivave të afërsimit me acquis communautaire në fushën e biodiversitetit dhe menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore20. Megjithatë, deficiti i dijes mbetet një pengesë thelbësore: infrastruktura kërkimore është e pamjaftueshme, sistemet e informacionit të fragmentuara dhe ndërveprimi institucional i kufizuar. Pavarësisht projekteve të shumta të donatorëve, të dhënat rrallë digjitalizohen e integrohen; VNM-të dhe raportet e shëndetit publik operojnë të ndara, duke neglizhuar rreziqet kumulative. Si rezultat, kjo gjeneron “politikë pa prova”21, që dobëson besueshmërinë dhe efikasitetin e qeverisjes. Në përgjigje, nevojitet ndërtimi i sistemeve ndërvepruese sipas standardeve të INSPIRE dhe krijimi i rrjeteve të dijes që lidhin akademinë, administratën dhe shoqërinë civile. Integrimi i të dhënave dhe i ekspertizës bëhet kështu imperativ kushtetues për të realizuar të drejtat mjedisore dhe shëndetësore mbi bazë provash. Në fund, Neni 11 i TFEU-së dhe jurisprudenca teleologjike e CJEU-së (p.sh. C-155/91) konfirmojnë karakterin transversal të mbrojtjes së mjedisit në të drejtën e BE-së. Zbatimi i kësaj doktrine në Shqipëri nënkupton trajtimin e mbrojtjes së mjedisit si mandat kushtetues gjithëpërfshirës, duke e bërë Nenin 59(d) një klauzolë kombëtare integrimi. Në këtë drejtim, udhëzimet Better Regulation kërkojnë vlerësime ndikimi të bazuara në prova, ndërsa qasja One Health u jep atyre kuptim operacional: çdo projekt apo strategji duhet të vlerësojë sistematikisht 19 Nenet 56 dhe 59 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë sanksionojnë të drejtën për një mjedis të shëndetshëm dhe detyrimin e shtetit për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm. Konkretisht, Neni 56 garanton të drejtën e çdo individi “për t’u informuar për gjendjen e mjedisit dhe për mbrojtjen e tij,” ndërsa Neni 59, pika (d) përcakton si objektiv të politikës shtetërore sigurimin e “një mjedisi të shëndetshëm dhe ekologjikisht të ekuilibruar për brezat e sotëm dhe të ardhshëm”. Megjithëse këto dispozita ishin përparimtare në rajon në momentin e miratimit të Kushtetutës, zbatimi i tyre mbetet i kufizuar në praktikë. Kontrolli gjyqësor është i rrallë, pjesëmarrja publike shpesh formale, dhe mekanizmat e monitorimit të zbatimit të detyrimeve mjedisore nuk janë zhvilluar në mënyrë të plotë për të garantuar efektivitetin e këtyre të drejtave kushtetuese. 20 Zinsstag, J., et al. (2015). One Health: The Theory and Practice of Integrated Health Approaches. Wallingford: CABI: 421-423; shih gjithashtu: FAO, UNEP, WHO, WOAH. (2022). One Health Joint Plan of Action (2022–2026). Rome: FAO: 12-18; European Environment Agency (EEA). (2012). Protected Areas in Europe: Ensuring Effective Management. EEA Report No 9/2012, Copenhagen: 8-10; UNEP-WCMC. (2021). Protected Planet Report 2020: Tracking Progress Towards Global Targets for Protected Areas. Nairobi: UNEP: 33-36; European Commission. (2020). EU Biodiversity Strategy for 2030: Bringing Nature Back into Our Lives. COM(2020) 380 final, Brussels: 4-7; Ligji nr. 81/2017 “Për Zonat e Mbrojtura”. 21 Boesch, D. F., (2019). Barriers and Bridges in Abating Coastal Eutrophication, Frontiers in Marine Science 6: 3-5. Shih gjithashtu: European Parliament and Council, Directive 2007/2/EC of 14 March 2007 Establishing an Infrastructure for Spatial Information in the European Community (INSPIRE) [2007] OJ L108/1; United Nations Environment Programme (UNEP), Environmental Rule of Law: Tracking Progress and Charting Future Directions (Nairobi: UNEP, 2023), 5; Treaty on the Functioning of the European Union (Consolidated Version) [2016] OJ C202/1, Art. 11. 1st SMPA-EU — Tetor 2025 Libri i Artikujve/Book of Proceedings 132 of 199 ndërveprimet midis integritetit mjedisor, mirëqenies së kafshëve dhe shëndetit të njeriut, pa qenë nevoja për instrumente të posaçme të emërtuara22. 4. RRUGËT DREJT INTEGRIMIT LIGJOR, INSTITUCIONAL DHE KULTUROR TË PARADIGMËS ONE HEALTH Në radhë të parë, përafrimi ligjor përbën një proces transformues kushtetues, që synon riformësimin e rendit kombëtar për të përthithur në mënyrë koherente parimet dhe standardet evropiane23. Efektiviteti i këtij procesi varet jo vetëm nga kapaciteti administrativ i përthithjes, por edhe nga jehona normative që ai krijon në kulturën juridike vendase24. Në këtë kuptim, qasja One Health i forcon të dyja dimensionet: ajo ofron një narrativë të ndërvarësisë që përputhet me vlerat kushtetuese dhe orienton koordinimin sektorial pa imponuar dizajne institucionale të jashtme. Në plan praktik, zhvillimi i sistemeve të integruara të monitorimit, që lidhin treguesit mjedisorë, veterinarë dhe të shëndetit publik në përputhje me standardet e INSPIRE dhe të dhënat e BE-së, është thelbësor për transparencë, gjurmueshmëri dhe llogaridhënie. Në të njëjtën linjë, pjesëmarrja aktive në rrjete ndërkombëtare si IMPEL dhe dialogu i qëndrueshëm me Gjykatën e Drejtësisë së BE-së (CJEU) nxisin të nxënit ndërmjet homologëve dhe garantojnë zbatim të qëndrueshëm të normave evropiane25. Në mënyrë komplementare, programet e trajnimit për gjyqtarë, nëpunës civilë dhe administratorë vendorë, si dhe integrimi i One Health në kurrikulat universitare (në juridik, shëndet publik dhe shkenca mjedisore), kultivojnë një komunitet epistemik ndërdisiplinar të domosdoshëm për qeverisje të integruar dhe reformë institucionale të qëndrueshme26. Po ashtu, inovacioni efektiv kërkon bashkëpunim të strukturuar ndërmjet kërkimit shkencor, pushtetit vendor dhe agjencive kombëtare, për të mundësuar përgjigje të integruara të bazuara në prova27. Nga ana tjetër, institucionalizimi i plotë i One Health kërkon një rishikim kushtetues që të integrojë ndërlidhjen midis integritetit mjedisor, mirëqenies shtazore dhe shëndetit njerëzor brenda detyrimeve themelore të shtetit. Një dispozitë e tillë do të sanksiononte mbrojtjen dhe restaurimin e ekosistemeve e biodiversitetit si pjesë thelbësore të shëndetit publik dhe të drejtave për brezat e ardhshëm, duke harmonizuar kështu kornizën shqiptare me modelet evropiane, si 22 Commission v. Council (Case C-155/91) [1993] ECR I-939. Shih gjithashtu: European Commission, Commission Staff Working Document - Better Regulation Guidelines (Brussels: European Commission, 2021), 2-4, Annex 3. 23 Méndez, M., (2013). The Legal Effects of EU Agreements. Oxford University Press. Oxford: 88. 24 Knill, C., Tosun., (2009) Hierarchy, Networks, or Markets: How Does the EU Shape Environmental Policy Adoptions Within and Beyond Its Borders? Journal of European Public Policy 16, (6): 875-878. 25 European Union Network for the Implementation and Enforcement of Environmental Law (IMPEL), “Short Study on National Measures to Reduce Freeriding,” Report No. 2022(IV)WG2 (Brussels: IMPEL, 2024), 43. Shih gjithashtu: Directive 2007/2/EC of the European Parliament and of the Council of 14 March 2007 establishing an Infrastructure for Spatial Information in the European Community (INSPIRE), Official Journal of the European Union L 108/1 (25 April 2007). Benvenisti, E., (2018). Upholding Democracy Amid the Challenges of New Technology. Oxford University Press. Oxford: 110-112. 26 Zinsstag, J., et al., (2015). One Health: The Theory and Practice of Integrated Health Approaches. Wallingford: 421-423. 27 Toto, R., (2023). Building Resilience for Local Governments in Albania: Legal and Institutional Challenges. Tirana: 12-15. 1st SMPA-EU — Tetor 2025 Libri i Artikujve/Book of Proceedings 133 of 199 Italia dhe Portugalia, ku mjedisi dhe biodiversiteti njihen si detyrime themelore të shtetit në shërbim të së mirës së përbashkët28. Në plan institucional, zbatimi efektiv i kësaj qasjeje kërkon ndërtimin e një infrastrukture të qëndrueshme të bashkëpunimit ndërsektorial, që përfshin mekanizma funksionalë koordinimi midis ministrive linjë dhe autoriteteve vendore, struktura këshilluese multidisiplinare, si dhe modele financimi të lidhura me performancën mjedisore dhe shëndetësore. Këto elemente nuk duhet të kuptohen si burokraci shtesë, por si instrumente të integrimit funksional që sigurojnë koherencë ndërmjet politikave, shkencës dhe praktikës administrative. Në këtë drejtim, përdorimi i indikatorëve të përbashkët për shëndetin dhe biodiversitetin, raportimi periodik ndaj Kuvendit dhe transparenca fiskale mund të shërbejnë si shtylla të rëndësishme për ta kthyer One Health nga një vizion konceptual në një praktikë qeverisëse të matshme dhe llogaridhënëse29. Për pasojë, një kornizë e tillë do të funksiononte si busull kushtetuese për veprimin legjislativ dhe administrativ, duke siguruar që çdo akt publik në fushat e mjedisit, bujqësisë apo shëndetit publik të pasqyrojë një vizion të integruar të mirëqenies njerëzore dhe ekologjike. Në vijim, forcimi i mekanizmave ekzistues të kontrollit ligjor dhe të transparencës, zgjerimi i mbikëqyrjes gjyqësore dhe nxitja e pjesëmarrjes së OJQ-ve dhe qytetarëve në proceset e monitorimit dhe konsultimit publik do të përforconin dimensionin demokratik të qeverisjes One Health, në përputhje me standardet evropiane të të dhënave të hapura dhe maturisë institucionale30. Megjithatë, pengesat praktike mbeten të shumta. Inercia institucionale dhe ndërprerjet politike (të shoqëruara nga riorganizime të shpeshta) gërryejnë kujtesën institucionale dhe vazhdimësinë e reformave, duke penguar konsolidimin e strukturave ndërsektoriale31. Po ashtu, vullneti politik shpesh episodik, i nxitur nga presioni ndërkombëtar, rrezikon të prodhojë “stoli juridike”, në mungesë të brendësimit institucional dhe kulturor të reformës32. Politizimi i licencimit mjedisor, siç ilustrojnë rastet e Vlorës dhe Bulqizës, minon shtetin e së drejtës dhe koherencën e politikave publike; pa garanci të forta të mbikëqyrjes gjyqësore dhe transparencës, vendimmarrja rrezikon të dominohet nga oportuniteti ekzekutiv33. 28 Neni 9 i Kushtetutës Italiane, pas ndryshimeve të vitit 2022, sanksionon mbrojtjen e mjedisit, biodiversitetit dhe ekosistemeve “në interes të brezave të ardhshëm”, ndërsa neni 9(e) i Kushtetutës Portugeze i ngarkon shtetit detyrimin “të mbrojë natyrën dhe mjedisin përmes politikave që synojnë përdorimin racional të burimeve natyrore”. 29 Bassanini, F. (2000). Amministrazioni pubbliche e mercato: le riforme amministrative in Italia. Bologna: Il Mulino: 57-61; shih gjithashtu: Provan, K. G., & Kenis, P. (2008). Modes of Network Governance: Structure, Management, and Effectiveness. Journal of Public Administration Research and Theory, 18(2): 229-252. OECD. (2020). Governance for Sustainable Development: Integrating Policy Coherence, Budgeting and Public Accountability. Paris: OECD Publishing: 19-22; WHO Regional Office for Europe. (2022). One Health and the European Environment and Health Process. Copenhagen: WHO Europe: 2326. 30 Council of Europe, Environmental Ombudsman Institutions in Europe (Strasbourg, 2021). 31 Cotella, G., Berisha, E., (2016). Changing Institutional Framework for Spatial Planning in the Western Balkan Region: Evidence from Albania, Bosnia-Herzegovina and Croatia. Europa XXI 30, (3): 49-68; shih gjithashtu: Knill, C., Tosun., (2009) Hierarchy, Networks, or Markets: How Does the EU Shape Environmental Policy Adoptions Within and Beyond Its Borders? Journal of European Public Policy 16, (6): 873-894. 32 Méndez, M., (2013). The Legal Effects of EU Agreements. Oxford University Press. Oxford: 111. 33 Toto, R., (2023). Building Resilience for Local Governments in Albania: Legal and Institutional Challenges. Tirana: 17. 1st SMPA-EU — Tetor 2025 Libri i Artikujve/Book of Proceedings 134 of 199 Në mënyrë të ngjashme, në planin e kapaciteteve, shërbimi civil vuan nga financimi i dobët kronik, qarkullimi i lartë dhe mungesa e specializimit sektorial; inspektoratet janë me staf të pamjaftueshëm, ndërsa mbledhja e të dhënave mbështetet në projekte të fragmentuara dhe të përkohshme, duke penguar ndërtimin e një sistemi kombëtar të integruar monitorimi34. Pa integrim digjital dhe standarde të përbashkëta, premtimi i One Health për mbikqyrje të koordinuar dhe ndërsektoriale mbetet aspirative. Së fundi, faktori socio-ekonomik luan një rol përcaktues. Migracioni dhe plakja demografike gërryejnë kapitalin social lokal, ndërsa varfëria dhe papunësia shpesh zhvendosin vëmendjen nga çështjet mjedisore drejt nevojave imediate ekonomike. Perceptimet mbi korrupsionin dhe mungesën e transparencës administrative dekurajojnë pjesëmarrjen qytetare. Prandaj, çdo reformë institucionale duhet të shoqërohet me strategji të edukimit dhe ndërgjegjësimit qytetar, po ashtu edhe fushata komunikimi publik, që artikulojnë qartë përfitimet konkrete të One Health (ujë më i pastër, ushqim më i sigurt, komunitete më të shëndetshme) duke forcuar besimin publik dhe ndjenjën e bashkëpërgjegjësisë kolektive35. 5. PËRFUNDIME: DREJT NJË KUSHTETUTALIZMI TË GJALLË TË NDËRVARËSISË Në përfundim, paradigma One Health shfaqet jo thjesht si një koncept shkencor apo politik, por si një kornizë e re e mendimit dhe e veprimit kushtetues, që mund të orientojë Shqipërinë drejt një modeli më të pjekur të qeverisjes publike. Ajo bashkon në një tërësi të vetme shëndetin e njeriut, mirëqenien e kafshëve dhe integritetin e ekosistemeve, duke i vendosur si përgjegjësi të përbashkëta të shtetit dhe shoqërisë36. One Health, në këtë dritë, fton rishikimin e vetë konceptit të shtetit kushtetues: jo më si garant formal i të drejtave individuale, por si kujdestar i ekuilibrit ekologjik që i bën të mundura dhe të qëndrueshme këto të drejta37. Në mënyrë konkrete, zonat e mbrojtura përbëjnë terrenin më të përshtatshëm për ta vënë në provë këtë qasje. Ato janë laboratorë institucionalë ku ndërthuren interesat e zhvillimit ekonomik, mbrojtjes së biodiversitetit dhe shëndetit publik; hapësira ku bashkëpunimi ndërsektorial dhe pjesëmarrja qytetare mund të testohen jo si teori, por si praktikë e përditshme e qeverisjes. Pikërisht në këto territore mund të vëzhgohet nëse shteti shqiptar është në gjendje të kalojë nga 34 European Commission, Albania Progress Report 2024: 27. 35 King, R., Vullnetari, J., (2006). Orphan Pensioners and Migrating Grandparents: The Impact of Mass Migration on Older People in Rural Albania. Ageing and Society (26):783-805; shih gjithashtu: Vasilijević, M., Pokrajac, S., Erg, B., (2018). State of Nature Conservation Systems in South-Eastern Europe. Gland: 41.; Glušac, L., (2023). Leaving No One Behind, Leaving No One Unaccountable. Ubiquity Press Ltd.1-68; Transparency International, Corruption Perceptions Index 2024. 36 Zinsstag, J., et al. (2015). One Health: The Theory and Practice of Integrated Health Approaches (Wallingford: CABI): 421-423. 37 European Environment Agency, Protected Areas in Europe - Key Figures and Trends (Copenhagen: EEA Report No. 5/2020): 34-37. 1st SMPA-EU — Tetor 2025 Libri i Artikujve/Book of Proceedings 135 of 199