scieee AI-readable full text Open interactive document viewer

MUNGESA E ZBATIMIT TË OBJEKTIVAVE TË IUCN PËR ZONAT E MBROJTURA NË KOSOVË

Zeneli, Qëndresa; Humolli, Fitim; Muriqi, Flaka

Abstract

This article is part of the Book of Proceedings of the INTERNATIONAL SCIENTIFIC CONFERENCE “MAIN CHALLENGES OF SUSTAINABLE MANAGEMENT OF ALBANIAN PROTECTED AREAS ACCORDING TO EU DIRECTIVES AND REGULATIONS / 1st SMPA-EU” me DOI: https://doi.org/10.5281/zenodo.17476890. Botues: RUR.AL

Full text

MUNGESA E ZBATIMIT TË OBJEKTIVAVE TË IUCN PËR ZONAT E MBROJTURA NË KOSOVË Qëndresa Zeneli, Fitim Humolli*, Flaka Muriqi Universiteti i Prishtinës, FSHMN, Departamenti i Gjeografisë, Prishtinë, Kosovë *[email protected] Abstrakt Zonat e mbrojtura përbëjnë pjesët më të veçanta dhe ndër më të bukurat të natyrës në mjedise të ndryshme, tek ne dhe gjetiu. Pikërisht pse janë të tilla, ato duhet të tërheqin rreth vetes turistë dhe aktivitete turistike. Është tashmë një vlerësim i gjithanshëm se Gadishulli Ballkanik, dhe veçmas Kosova, karakterizohet nga vlera të larta të diversitetit natyror. Kjo përbën arsye që zonat e mbrojtura të shërbejnë si “instrument” tërheqës për turistët dhe vizitorët. Sipas direktivave të IUCN-së dhe mekanizmave të tjerë ndërkombëtar, zonat e mbrojtura duhet të ushtrojnë funksione multiplikative për të arsyetuar mbrojtjen e tyre dhe jo vetëm. Megjithatë, në praktikë zonat e mbrojtura shpesh shihen vetëm si hapësira për ruajtjen e diversitetit dhe vlerave natyrore, si instrumente bazike dhe ekzistenciale, pa shfrytëzuar potencialin e tyre për funksione të tjera të rëndësishme (turizëm, trashëgimi kulturore, edukim, kërkim shkencor, etj.). Për këtë arsye studimi trajton rolin e munguar të zonave të mbrojtura në Kosovë pavarësisht rritjes së tyre në numër dhe sipërfaqe. Për arritjen e rezultateve, studimi aplikoi një qasje të kombinuar metodologjike, duke përfshirë literaturën ekzistuese, metoda sasiore dhe cilësore, sidomos kjo e fundit për faktin e disa mungesave që e shoqërojnë sistemin formal të kolektimit të të dhënave dhe menaxhimit me turistët, në Kosovë. Referuar të dhënave zyrtare, sipërfaqja që zënë zonat e mbrojtura në Kosovë është rreth 12% (2023). Ajo, ka shënuar rritje të konsideruar në dy dekadat e fundit (rreth 8%). Analiza nxori në pah se kjo shkallë e pëlqyer e rritjes nuk ka dhënë impaktin e dëshiruar, kundruall objektivave të IUCN-së. Gjetjet dëshmuan mungesën e instrumenteve ndërinstitucionale dhe veçmas të partneritetit publik/privat në ripozicionimin e merituar të zonave të mbrojtura. Këto veprime do përmirësonin ndjeshëm rezultatin në objektivin e IUCN-së për: a) Turizëm dhe rekreacion dhe b) Mirëmbajtjen e vlerave kulturore dhe tradicionale. Prandaj rezultatet dëshmuan se legjislacioni europian dhe në përgjithësi ndërkombëtar duhet të interpretohet në tërësi, duke kujtuar sfidat për realizim. Fjalë kyçe: turizëm, rekreacion, zona të mbrojtura, IUCN, diversitet, Kosovë. Hyrje Për turistët e apasionuar pas natyrës dhe përvojave unike në veçanti, por edhe për turizmin në përgjithësi, fillimi i shekullit XX shënoi një etapë të rëndësishme në pasurimin e ofertave dhe aktiviteteve turistike, përmes përfshirjes së divesitetit natyror në të. Ofertat turistike tashmë morën një kuptim të ri, ndërsa diversiteti biologjik u bë pjesë gjithnjë e më e rëndësishme e tyre, tendencë kjo që vazhdoi me ritme të shpejta rritje përgjatë gjithë çerekut të parë të shekullit XXI, e sidomos pas miratimit të Konventës mbi Diversitetin Biologjik (UN, 1992), e cila theksoi rëndësinë e lidhjes midis biodiversitetit, planifikimit bashkëkohor dhe përdorimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore. Si rezultat, koncepti i ri i aktiviteteve turistike tërhoqi vëmendjen edhe në komunitetin akademik përmes trajtimit të gjeodiversitetit dhe biodiversitetit në një spektër më të gjerë, duke përfshirë ndikimin e tyre në rekreacion dhe turizëm. Studiuesit që kanë kontribuar në këtë drejtim ishin Eagles, McCool dhe Haynes (2002, 9). Përveç avancimeve në trajtimin shkencor të natyrës së gjallë dhe jo të gjallë, një tregues i zhvillimeve të reja është rritja e shkallës së mbrojtjes së tyre. Ky progres, sidomos në dekadat e fundit, shfaqet jo vetëm në shtimin e numrit dhe zgjerimin e sipërfaqes së zonave të mbrojtura, por edhe në impaktin e tyre të rëndësishëm ekonomik për shoqëritë e zhvilluara dhe ato në zhvillim, duke kontribuar kështu në ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të resurseve natyrore. Konceptet menaxhuese të IUCN-së (IUCN, 1994, 7) për Zonat e Mbrojtura jo vetëm që përfshijnë objektivat kryesore të mbrojtjes, por marrin parasysh gjithashtu edhe objektivat për përdorimin e tyre në: turizëm dhe rekreacion (objektiva e 6-të), si dhe për mirëmbajtjen e vlerave kulturore/tradicionale (objektiva e 9-të). Sipas autorëve: Eagles, McCool and Haynes rëndësia turistike e zonave të mbrojtura është e veçantë “Në veçanti, ndikimi ekonomik i turizmit në zonat e mbrojtura thekson rëndësinë e tyre për komunitetin, rajonin dhe nivelin kombëtar.”(2002, 9). 1st SMPA-EU — Tetor 2025 Libri i Artikujve/Book of Proceedings 112 of 199 Botuar në Librin e Artikujve (Book of Proceedings) të Konferencës Shkencore Ndërkombëtare "Sfidat kryesore të menaxhimit të qendrueshëm të zonave të mbrojtura në Shqipëri sipas Direktivave dheRregulloreve të BE-së / 1st SMPA-EU", fq.112–126. DOI: https://doi.org/10.5281/ zenodo.17497543, organizuar në kuadër të Modulit Jean Monnet “Albanian Protected Areas in the Frame of EU Integration: ALPAsEU”, financuar nga BE. ISBN: 9789928488602; e-ISBN: 9789928488633 dhe DOI: https://doi.org/10.5281/zenodo.17476890. Botues: RUR.AL Konferenca u organizua në bashkëpunim me Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë, Shqipëri. 18 tetor 2025 Dëmtimet në natyrë të shkaktuara nga industria dhe proceset tjera të ngjashme kanë bërë që njeriu bashkëkohor të ndryshojë dukshëm qasjen e tij ndaj natyrës, duke u orientuar drejt zonave që karakterizohen nga një shkallë e lartë biodiversiteti, siç janë zonat me ujë, ajër dhe tokë të pastër. Ndër to, më të rëndësishmet janë zonat e pyllëzuara, kryesisht në viset malore. Sipas Gashi (1977) zonat me efekte kurative paraqiten pikërisht në ato ambiente malore të cilat siç do të shihet në rezultatet e studimit, paraqesin një korelacion në mes lartësive malore dhe shkallës së lartë të biodiversitetit. Pretendohet së paku që vlerësimi i sipërfaqeve deri në masën e mbrojtjes së tyre të bëhet për qëllime të mira dhe turizmi, shikohet si masë për zhvillim ekonomik. Se sa ndikuese është kjo varet nga shumë rrethana shoqërore. “Megjithatë, kur vendet më të mira dhe më interesante natyrore dhe kulturore në një vend përfshihen në kuadrin e zonave të mbrojtura, lind në mënyrë të natyrshme prirja e njerëzve për t’i përjetuar këto mjedise.” (Eagles, et al., 2002). Për këtë arsye dhe jo vetëm: “Në shumicën e sistemeve të parqeve në shumicën e vendeve, përdorimi turistik i parqeve dhe zonave të mbrojtura është rritur ndjeshëm gjatë 100 viteve të fundit.” (Eagles, 2004, 18). Madje në lidhje me këtë autorët e përmendur më parë shprehen se “Turizmi u zhvillua në shumë parqe dhe u bë një element kryesor në kulturën e shoqërisë.” (Eagles, et al., 2002). Kjo nënkupton se dimensioni i realizimit të aktivitetit turistik ka shënuar zhvillim, duke tejkaluar kështu trajtimin dhe vlerësimin e zakonshëm ekonomik (ofertëkërkesë). Një zhvillim i tillë vihet re sidomos me rritjen e turizmit ndërkombëtar. Në disa vende, përfshirë këtu edhe rastin e Kosta Rikës, sipas autorit Baez të cituar nga Eagles (2004), rritja e aktivitetit turistik, veçanërisht në parqet natyrore, lidhet ngushtë me rritjen e qarkullimeve turistike ndërkombëtare. Një prirje e ngjashme vërehet edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku në vitin 2016 numri i vizitorëve ndërkombëtarë arriti në 37.6 milion. Nga këta, 35.4% vizituan parqe dhe monumente kombëtare, krahasuar me 33.4% në vitin 2012. Vlerësohet se në vitin 2017 kjo përqindje është rritur në rreth 36.7%. (U.S. Travel A., 2016). A vihet re kjo prirje edhe në vende tjera duke përfshirë këtu edhe Kosovën? Për të dhënë një opinion lidhur me pyetjen është e vështirë sepse parqet kombëtare dhe zonat e mbrojtura tjera nuk ndikojnë por edhe, nuk ndikohen njësoj nga turizmi, në vende dhe rajone të ndryshme në botë. “Parqet kombëtare dhe zonat e mbrojtura ekzistojnë brenda një konteksti dinamik shoqëror dhe politik, i cili nganjëherë është i vështirë për t’u kuptuar dhe sfidues për t’u parashikuar.” citoi autoret Gartner dhe Lime (Dická et al., 2020). Ngjashëm me ta Teigland, J. (2000) sqaron këtë sistem dinamik duke dhënë përkufizime të vyera përmes tre mega-prirjeve: Demokratizimit, Ideologjisë së tregut dhe Post-materializmit si një valë kulturore. Sipas tij, “ky kontekst shoqëror e politik ndikon si në menaxhimin e përditshëm, ashtu edhe në planifikimin afatgjatë të parqeve.” dhe i njëjti është në një fazë tranzicioni edhe në Kosovë. Nga shqyrtimi i literaturës mund të thuhet se ndryshimet pozitive që kanë ndodhur në Evropë në formë të modeluar arrijnë edhe në Evropën Juglindore po kështu edhe në Kosovë. Këto procese të vonuara janë shoqëruar me mungesën e planifikimeve dhe me keq-planifikimet të cilat kanë sjellë konfuzion dhe kanë zvogëluar gjasat për sukses! Mjafton për këtë të theksojmë se Kosova dhe disa vendeve të rajonit ende nuk janë bërë pjesë e rrjetit Natura 2000 (European Commision, 2023). Në këtë frymë, ky studim (punimi) ka miratuar një qasje më gjithëpërfshirëse dhe më bashkëkohore për trajtimin dhe menaxhimin e zonave të mbrojtura, në përputhje me qëndrimet e theksuara nga Eagles et al. (2002). Qasja synon të inkurajojë një ndërlidhje më të fuqishme me rekreacionin dhe turizmin, si dy objektiva ekonomike të rëndësishme lokale dhe kombëtare. Kjo me qëllim që nëpërmjet këtyre zbatimeve të arrihen qëllime të plota dhe të dobishme për kapitalizimin e fitimeve shumëplikative të komunitetit dhe shoqërisë mban. Studimet e deritanishme në këtë fushë, të realizuara nga autorë vendas dhe të huaj kanë nxjerrë në pah veçoritë e diversitetit bimor e shtazor, duke përfshirë veçmas zbulimin e llojeve të reja dhe të rralla jo vetëm për Kosovën dhe rajonin. Po ashtu, ato kanë evidentuar speciet dhe llojet e rrezikuara nga veprimtaria e njeriut. Megjithatë, hulumtimet mbi potencialin e diversitetit natyror, posaçërisht i biodiversitetit në funksion të zhvillimit të turizmit në të gjithë territorin e Kosovës mbeten të kufizuara. Pikërisht për të, ne zgjodhëm territorin e Kosovës për zonë studimi, siç shihet në hartë (fig. 3). 1st SMPA-EU — Tetor 2025 Libri i Artikujve/Book of Proceedings 113 of 199 Bazuar në të dhëna, shkalla e mbrojtjes së natyrës është relativisht e mirë dhe e krahasueshme me vendet e regjionit (seksioni i rezultateve dhe diskutimeve), por kontributi i kësaj mbrojte në rritjen e numrit të turistëve është i pamjaftueshëm (Humolli et al. 2023). Mungesa e zbatimit të objektivave të IUCN-së nuk është komponentë juridike me detyrim, por është një ndërmarrje e qëllimshme, dobiprurëse, multiplikative shoqërore e cila ka nevojë të kuptohet e për të cilat studimi pretendon të sqaroj se sa është trajtuar e kuptuar. Objektivat favorizuese të IUCN-së: diversiteti natyror, zonat e mbrojtura dhe turizmi Turizmi dhe diversiteti natyror kanë shumë elemente të përbashkëta. Në rast koordinimi, suksesi pretendohet të jetë i pranishëm. Autorët Freytag dhe Vietze me analizat e regresionit kanë dëshmuar se me rritjen e shkallës së biodiveristetit, rritet shkalla e pjesëmarrjes së turistëve në ato vende, kjo është bërë me rastin e studimit të realizuar për disa shtete (Freytag and Vietze, 2007). Njeriu me aktivitetin e tij shpesh bëhet shkaktar i prishjes së bilancit ekologjik. Faktorët më negativë dhe të hasur më së shpeshti në biodiversitet, që lidhen edhe me turizmin, përfshijnë: ndryshimin e shfrytëzimit të tokës; ndryshimet klimatike si rezultat i faktorëve antropogjenë; ndotjet e ndryshme (në ujë, ajër dhe tokë); prerjen e pyjeve dhe tjetërsimin e tokave; paraqitjen e llojeve invazive; rritjen e vazhdueshme e popullsisë njerëzore; shkatërrimin dhe defragmentimi i habitateve; zhvillimet urbane, etj. Këta faktor janë duke u adresuar në mënyrë serioze në shumicën e vendeve të zhvilluara me plane adekuate të menaxhimit dhe kontrollimit të tyre. Karshi këtyre shqetësimeve, përpjekje pozitive është vlerësuar rritja e fondit të zonave të mbrojtura në territorin kombëtar, rajonal dhe global. (Si duket Kosova në këtë rast!? Në lidhje me turizmin, këto aspekte ndihmojnë reciprokisht. Nga 16 trendet ndikuese të turizmit në zonat e mbrojtura sipas Eagles, është edhe njëri nga ta që parashikon se “Parqet zhvillohen më tej si ikona kulturore.” (2004). Në varësi të vendit dhe rrethanave të ndryshme socio-kulturore disa prej tyre bëhen simbole të identitetit kombëtar (Eagles 2004) ndërsa pavarësisht nëse arrihet apo jo në këtë nivel, është pranuar se ato ambiente, minimalisht kanë tendencë natyrore që duhen të provohen nga njerëzit (Eagles et al. 2002). Ndërsa dhe fatmirësisht në anën tjetër ekziston një presion më i fortë ndërkombëtar për menaxhim më cilësor sapo ato të futen në listën e emrave të njohur si Ramsar Wetland, World Heritage, and Biosphere Reserve (Eagles 2004). Ky relacion i shendosh dhe i natyrshëm priret të ketë përfitime të dy anshme, si për natyrën dhe kulturën në njërën anë ashtu edhe për turizmin si veprimtari ekonomike në anën tjetër. Krejt këto aspekte vërtet nxitin dhe inkurajojnë ndërmarrjen e hapave konkret në praktikimin shumëdimensional të vlerave natyrore. Metodat dhe materialet Me qëllim të nxjerrjes së rezultateve të besueshme ishte e nevojshme përdorimi i disa metodave studimore. Autorët e huaj në disa raste u referuan për zona e regjione si dhe shtete që përfaqësojnë modele të mira të menaxhimit dhe shfrytëzimit të zonave të mbrojtura për qëllime të zhvillimit të turizmit, mbështetur në parimet e qëndrueshmërisë (Gartner, Lime 2000; Eagles et al., 2002; Eagles, 2004) dhe në korelacionin e tij me biodiversitetin (Freytag and Vietze, 2007 etj.). Ato ishin mjaft të dobishme dhe mundësuan krahasimin me Kosovën ku përpjekjet janë pozitive por krejtësisht fillestare dhe ende larg qëndrueshmërisë. Tri mega trendet e diskutuara më lart nga Gartner dhe Lime (2002) janë përdorur si bazë teorike krahasuese për shkallën e realizimit të objektivave të menaxhimit të zonave të mbrojtura. Eagles (2004) ka analizuar në mënyrë mjaft detajuese 16 trendet ndikuese të pritshme të turizmit në zonat e mbrojtura si zona me potencial turistik. Disa prej tyre ishin mjaftë inkurajuese dhe sikur para informojnë pritshmëri që potencialisht mund të ndodhin në parqet kombëtare dhe zonat e mbrojtura tjera në Kosovë, por që mbetet sfidë të dihet kur dhe sa do të janë efektet e tyre. Teoria e Shërbimeve të Ekosistemit nga Stephen Polasky (2011) ishte përdorur për të shfaqur mungesën e shërbimeve të ekosistemit në Kosovë dhe pikërisht kjo do të paraqitet si sfidë serioze në Kosovë. Prandaj “Tragjedia e PërbashkëtTragedy of the Common” sipas Garet Hardin (1968) ku të gjithë përpiqen të përfitojnë nga natyra (nga e përbashkëta dhe e askujt) cituar nga Gentajaya (2017), për fat të keq, shpesh është zgjedhja që i përgjigjet vendeve ku ne jetojmë. 1st SMPA-EU — Tetor 2025 Libri i Artikujve/Book of Proceedings 114 of 199 Për vlerësimin e gjendjes aktuale të menaxhimit të zonave të mbrojtura, zbatimit të objektivave të IUCN-së, numrin dhe sipërfaqen dhe cilësinë e masave të marra për mbrojtje, në Kosovë, është përdorur literatura kombëtare (lokale) si: punime shkencore, raporte, broshura, dhe informacione nga agjenci, institute dhe ministritë përgjegjëse, ndër to (Millaku et al., 2013; Ibrahimi et al., 2019; KINP, 2015; Maxhuni, 2010; AMMK, 2019), historiku i shpalljes dhe evoluimit numerik dhe territorial të tyre (Bajraktari 2017; Humolli, 2013; AMMK, 2015), etj. Këto burime ndër të cilat (Veselaj and Mustafa, 2015) japin një pasqyrë të mirë të progresit që është bërë për mbrojtjen e natyrës, por njëherazi vënë në pah mangësitë për mbrojtjen e specieve të rralla dhe të kërcënuara si dhe mangësitë në implementimin e ruajtjes dhe qëllimeve tjera. Lidhur me llojet e rrezikuara dhe të rralla materialet e sipërme shfaqin deficite. Prandaj këto, në formë të plotë u shfaqen për herë të parë në botimet e veçanta të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë (MMPH) si në Millaku et al. (2013), në Ibrahimi et al. (2019) por edhe në studime tjera individuale si (Savić, 2008; Perrau, 2008; Shuka et al., 2012) etj. Për lloje të reja paraqiten studimet (Ibrahimi et al., 2015 dhe Ibrahimi et al., 2016 etj.) Po kështu kontribute janë evidentuar edhe në fushën e gjeodiversitetit, një pjesë e të cilave, në formë studimi përmbledhës për konservimin e tyre deri në 2010-në na është shfaqur në studimin e (Bajraktari et al., 2010) si dhe në (Bajraktari and Behrami, 2022) por progres është shënuar edhe në mbrojtjen e tij, siç ishte pasqyruar edhe në listën e zonave të mbrojtura (AMMK, 2023). Por, a mund të konsiderohet ky progres në numër dhe sipërfaqe si i mjaftueshëm, dhe a përfaqëson ai një gjendje të dëshirueshme në përputhje me matricën e menaxhimit të objektivave të mbrojtjes për zonat e mbrojtura (IUCN 1994 dhe Dudley, 2008)?! Nëpërmjet shqyrtimit të literaturës dhe studimeve të deritanishme për Kosovën, si dhe analizës së rezultateve nga intervistat dhe burimeve periferike të mediave ndërkombëtare, si The New York Times, The Guardian etj., u konstatua se situata është komplekse dhe, siç do të paraqitet në seksionet vijuese, problemet janë të shumta dhe të ndryshme. Si bazë teorike, matëse dhe krahasuese për këtë qëllim janë përdorur, ndër të tjera, kontributet e Eagles et al. (2002) të cilët nga nëntë objektivat për menaxhim të zonave të mbrojtura sipas IUCN-së, e kanë vlerësuar objektivin e “turizmit dhe rekreacionit” si një ndër prioritetet kryesore të menaxhimit. Me qëllim realizimin e objektivit për zonat e mbrojtura të natyrës kundrejt lëvizjeve turistike (c), hulumtimi ynë u fokusua në të dhënat dytësore/sasiore si nga (ASK, 2022a, 2022b, 2022c), nëpërmjet të të cilave ishte i mundur analizimi i numrit të turistëve (NT) në nivel vendi dhe komunash dhe krahasimi në rajon (OECM, 2023; Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, 2023; Todorova et al., 2019) dhe më gjerë si në (EEA, 2020; EC, 2020, f 4). Adresime shumë të qëlluara dhe të afërta me synimet e studimit aktual ka paraqitur Humolli et al. (2023). Ai ka argumentuar se rritja e numrit të turistëve në Kosovë është e mirëseardhur dhe ka ndodhur, por që nuk është ndikuar pozitivisht nga rritja e numrit të zonave të mbrojtura, e që në fakt duhej të ndodhte. Në studim, pikërisht për analizimin e të dhënave sekondare janë përdorë dy metoda statistikore si: Indeksi Bazik dhe Korelacioni i Spearman-it. Menaxhimi i parqeve kombëtare dhe i zonave të tjera të mbrojtura ka qenë një nga objektivat kryesorë të analizës në punimin tonë. Të dhënat për vizitorët (për sasinë dhe elemente cilësore të tyre) janë konsideruar mjaft të rëndësishme, veçmas për zonat e mbrojtura si parqet kombëtare. Kontributet e autorëve amerikan të cituar më poshtë shërbyen si masë krahasimi dhe inkurajimi për të mbështetur shkallën e aplikimit të metodologjive për mbledhjen e të dhënave në zonat e mbrojtura. Ata për rastin në Pyjet Kombëtare në SHBA theksuan “Dy nevojat kryesore për informacion në menaxhimin e zonave rekreative dhe të vizitorëve në to janë: (1) vlerësime të sakta të volumit të vizitave dhe (2) përshkrime të sakta të karakteristikave të vizitorëve, si p.sh. gjatësia e qëndrimit, shpeshtësia e vizitave dhe aktiviteti kryesor.” (English et al., 2004). A gjenerohen këto të dhëna në parqet kombëtare dhe zonat e mbrojtura të tjera të Kosovës sikur në gjeomonumentin Shpella e Gadimes (Intervista 4,) dhe si në Shpellën e Radavcit (Intervista 3)? Burimet dytësore, kryesisht të gjeneruara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës janë të munguara për shumë segmente. Pikërisht për të plotësuar këtë boshllëk, krahas metodës sasiore është përdorur edhe metoda cilësore. Të dyja metodat, sipas Overall (2019), kanë si anët pozitive, ashtu edhe ato negative të tyre, por kombinimi i tyre është konsideruar i përshtatshëm për qëllimet e këtij studimi. Për këtë Lindsay tha se gjeografët janë të lirë të përdorin më shumë se një qasje kërkimore për të arritur qëllimin e studimit (2014). Në këto kushte inkurajuese autorët u nxitën dhe realizuan një numër intervistash gjysmëstrukturore(Lista e intervistave). Për t’u arritur besueshmëri është treguar kujdes i veçantë në përzgjedhjen e të intervistuarve. Ata përfaqësonin fushën e mbrojtjes së ambientit, avokues të mbrojtjes së natyrës dhe zhvillimit të turizmit, 1st SMPA-EU — Tetor 2025 Libri i Artikujve/Book of Proceedings 115 of 199 përfaqësues të shoqatave dhe federatave përgjegjëse për rekreacion dhe turizëm, etj. Ideja për realizimin e një studimi të tillë, veçmas për ato zona dhe sisteme që kanë më shumë impakt në turizëm, ka filluar që nga viti 2013/14, me rastin e studimeve për doktoratë (Humolli 2014). Prandaj për këtë arye dhe për qëllim të njëjtë, 4 intervista janë realizuar në periudhën 2013-14 ndërsa 5 të tjerat në periudhën 2019-24 (Lista e intervistave).). Periudha e gjatë e realizimit të intervistave nuk shfaqi problem për hulumtimin, ato u përdorën për ato qëllime në studim sa koha nuk ndikoi në përgjigjet e tyre. Githsej u realizuan 9 intervista, ndërsa mbulueshmëria e zonës së studimit ishte e mirë (Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Gjilan, Lipjan). Intervistat u kryen me metodën ballë për ballë, (përjashtuar Intervista 9 e cila është realizuar me telefon) dhe të gjithë të intervistuarit u regjistruan. Realizimi i tyre, sipas rasteve zgjati afërsisht 45 minuta. Të intervistuarit u sqaruan për qëllimin e studimit dhe për ruajtjen e anonimitetit të tyre. Ata u deklaruan të hapur ndërsa vetëm njëri nga ta kërkoi të jetë anonim (Intervista 3). Intervistat e regjistruara u deskriptuan dhe mandej u nxorren të gjitha rezultatet sipas renditjes dhe kërkesave të hulumtimit. Zgjedhja e kësaj metode ndihmoi në arritjen e konkluzioneve, në mënyrë që në të ardhmen problemet të adresohen aty ku paraqiten nevojat për përmirësim dhe ndërhyrje konkrete. Ngaqë studiuesit jetojnë në Kosovë, kjo ka përbërë një avantazh shtesë, pasi ka mundësuar vëzhgim dhe vlerësim nga afër të zonave të studimit, duke inkorporuar disa elemente të metodologjisë etnografike brenda studimit. Kjo jo vetëm që ka lehtësuar intervistime, por, siç deklaron edhe Overall (2019, 66), ka mundësuar gjithashtu edhe vëzhgimin e sjelljeve të pjesëmarrësve në terren. Për shkak të diversitetit relievor që ka Kosova, mbulesa pyjore merr rëndësi të veçantë turistike, prandaj për këtë qëllim u përzgjodhën hartat e mbulesës pyjore, të cilat u krijuan duke shfrytëzuar bazën e të dhënave të CORINE Land Cover të vitit 2018 (EEA, 2018) Rezultatet Zonat e mbrojtura të natyrës dhe lëvizjet turistike Një përpjekje për të adresuar kërkesat ambientale globale, sa kaq edhe lokale, ka filluar që nga vitet e 50-ta të shekullit XX-të, kur Kosova nisi mbrojtjen e zonave të ndryshme natyrore (Humolli et al. 2023). Autorët i ndajnë këto periudha si në vijim: a) Periudha e I-rë (viti 1950) – fillimi i mbrojtjes, krijimi i zonave të para të mbrojtura; b) Periudha e II-të (nga vitet ’70 deri në ’80) – rritje e theksuar e zonave të mbrojtura; c) Periudha e III-të (2000–2013) – rritje e madhe e zonave të mbrojtura; Rritja më e madhe është shënuar pas vitit 2000 (AMMK, 2015 dhe KINP 2015), përkatësisht nga 4.26% e terrtorit të vendit në 2003 në 10.9% në 2013 siç citon raportet e MMPH të vitit 2005, 2008 dhe 2015 Veselaj dhe Mustafa (2015). d) Periudha e IV-të (2013–2017) – rritje e mesatare e zonave të mbrojtura; Në vitin 2017 Kosova kishte 184 zona të mbrojtura që zënë 11.56% të sipërfaqes së Kosovës (AMMKa, 2019, 30). e) Periudha e V-të (2017–2021) – rritje mesatare e zonave të mbrojtura; Aktualisht (2023) Kosova ka 260 zona të mbrojtura, që zënë rreth 12 % të sipërfaqes së saj (AMMK, 2023). Krahasuar me Kosovën, gjendja në rajon duket kësisoj: Serbia ka 8.14% të sipërfaqes së vendit të mbrojtur (OECM, 2023); Maqedonia Veriore 5.39% (Todorova et al., 2019); Mali i Zi 18.27% (EEA, 2020) dhe; Shqipëria 21% (Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, 2023). Ndonëse e tejkalon Serbinë, Kosova është më së largu nga Shqipëria e cila sapo kishte bërë një hap progresiv duke shpallur Park Kombëtar lumin Vjosa, të vetmin të egër në Evropë, siç paraqet The Guardian (2023) dhe Euronews (Katanich and Frost, 2023). Nga intervista me z. Bajraktari (Intervistën 1) mësuam se synim është arritja në nivelin e mbrojtjës prej 18%, në vitin 2030, aq sa aktualisht ka rrjeti ekologjik Natura 2000 në nivel të BEsë (EC, 2023). Ndërsa është mjaft larg objektivit të rrjetit Natura 2000 e cila nëpërmjet EU Biodiversity Starategy for 2030 synon të arrij në 30% pjesmarrjen e mbrojtjës së tokave dhe ujërave në vitin 2030 (EC, 2020, 4). Relacioni Zona të Mbrojtura – Turist – Objektivat e IUCN-së Siç u vërejt më sipër, zonat e mbrojtura kishin një dinamikë të vazhdueshme rritjeje. Kjo ecuri mund të shfaqet edhe në një ndarje tjetër: në dy periudha, para dhe pas luftës (1999). Në 1st SMPA-EU — Tetor 2025 Libri i Artikujve/Book of Proceedings 116 of 199 këtë kuadër, 11.3% e zonave të mbrojtura natyrore i përkasin periudhës së parë (1957-2000), ndërsa 88.7% i përkasin periudhës së dytë, përkatësisht pas vitit 2006 (2006-2021) (Humolli et al., 2023). Sa i përket turizmit, për shkaqe të ndryshme në Kosovë nuk është realizuar ndonjë statistikë për numrin e turistëve (NT) para vitit 2008. Duke u bazuar ndër të tjera edhe në këtë burim (ASK, 2022c) dëshmohet konstatim në njërën anë dhe pafuqinë institucionale për të mbledhur të dhëna për turistët para vitit 2008, në anën tjetër. Që nga 2008 Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) filloi përdorimin e një metodologjie nëpërmjet të cilës për çdo vit kishte nxjerr të dhëna në baza mujore dhe tremujore (ASK, 2022a dhe ASK, 2022b). Krahasimi i tyre me numrin e zonave të mbrojtura është menduar të jetë i interesit të veçantë. Me idenë se zhvillimi i tyre mund të ketë korrelacion statistikor dhe lidhje logjike, por që nuk dihej krejtësisht shkalla e varësisë së njërës nga tjetra, i vendosëm në korrelacion variablat: zonat e mbrojtura (x) me numrin e turistëve (y) duke përdorur Korelacionin e Spearmani-it. Për të përcjellur zhvillimin e dy variablave është llogaritur edhe Indeksi bazik prej vitit 2008 deri në 2023 (bazë për llogaritje është marr viti 2008), (tab. 1). Tab. 1. Indeksi Bazik dhe Korrelacioni i Speramanit-it për numrin e zonave të mbrojtura dhe numrit të turistëve për periudhën 2008-2023, në Kosovë Zonat e mbrojtura (ZM) Numri i turistëve (NT) No. Years Nr.i ZM (x) Indeksi Bazik NT (y) Indeksi Bazik 1 2008 84 100 24616 100 2 2009 84 100 36318 148 3 2010 84 100 34382 140 4 2011 85 101 30349 123 5 2012 86 102 48790 198 6 2013 87 104 50074 203 7 2014 105 125 61313 249 8 2015 137 163 79238 322 9 2016 173 206 163986 666 10 2017 184 219 162234 659 11 2018 194 231 192761 783 12 2019 210 250 177332 720 13 2020 217 258 85215 346 14 2021 248 295 225627 917 15 2022 260 309 281004 1141 16 2023 260 309 356853 1450 Total 260 2010092 Korrelacioni i SPEARMAN-it 0.949 Burimi: Bajraktari 2017; Statistikave të Hoteleve, Tremujori i 4-t, 2021 (ASK, 2022b, 12); Të dhënat nga MMPH (AMMK, 2023). Analiza tregoi se korrelacioni pozitiv me vlerë 0.949 është mjaft i lartë. Rezultatet e testimit të Korelacionit të Spearman-it dhe të signifikancës janë paraqitur në tabelën 2. Ne e testuam nëse ky korelacion eshte dukshem i ndryshem nga zeroja dhe nga testimi kemi  <.001 prej nga refuzohet hipoteza zero (H0). Hipoteza alternative (Ha) mbështet lidhjen në mes zonave të mbrojtura dhe numrit të turistëve. Tab. 2. Rezultatet e Korrelacionit të Speramanit dhe Testimi i signifikacës nga SPSS për numrin e ZM dhe NT për periudhën 2008-2021, në Kosovë Korrelacionet Zonat e mbrojtura Numri i turistëve Rho i Spearman-it ZM Koeficienti i korrelacionit 1.000 .925** Vlera e rëndësisë (2-drejtuar) . .000 N 14 14 NT Koeficienti i korrelacionit .925** 1.000 Vlera e rëndësisë (2-drejtuar) .000 . N 14 14 **. Korrelacioni është i rëndësishëm në nivelin 0.01 (2-drejtuar). 1st SMPA-EU — Tetor 2025 Libri i Artikujve/Book of Proceedings 117 of 199 Sa i përket vlerave të indeksit bazik, ato tregojnë zhvillim në raport me vitin 2008, por me diference rritje midis tyre. Indeks më të lartë të rritjes prej 917% ka shënuar NT në krahasim me rritjen e numrit të zonave të mbrojtura në 309% (tab. 1 dhe fig. 1). Burimi: i njëjti, si në tabelën 1. Fig. 1. Ecuria e numrit të zonave të mbrojtura natyrore dhe numrit të turistëve në Kosovë Mbrojtja e vlerave të gjeodiversitetit përball kërkesave Shumë vende të gjeotrashëgimisë mund të jenë destinacione turistike dhe të ofrojnë përfitime ekonomike lokale dhe rajonale (GSA, 2022). Ndërsa gjeodiversiteti i shfaqur në një vend kërkon vlersim, mbetet përgjegjësi e shoqërisë që këtë pasuri ta bëjë pjesë të gjeotrashëgimisë ku mbrojtja merr kuptimin më të mirë, duke plotësuar kështu praktikën e kuptimit të përgjithshëm edhe të gjeokonservimit. Në përgjithësi kuptohet se gjeodiversiteti shërben si bazë e mirë natyrore ku biodiversiteti gjenë kushtet ekologjike të përshtatshme për zhvillim. Kosova është një territor i vogël por që nuk zhgënjen në këtë drejtim. Prej maleve të vjetra në lindje e deri të ato të reja në perëndim, prej gëlqërorëve gjithandej vendit e deri të vullkanikët më të lokalizuar në veri, territori i vendit ofron më shumë se sa është valorizuar gjerë më tani. Bazuar në të dhënat e përmendura, rezultatet treguan se Kosova në vitin 2023 (tab. 1) kishte 260 zona të mbrojtura (AMMK 2023). Prej tyre me përmbajtje të gjeotrashëgimisë ishin rreth 22 %. Ndërsa ato zona ku vlerat e gjeotrashëgimisë përzihen me elmentet tjera botanike, peizazhore, estetike etj, janë 10 raste. Në këtë formë prezenca e vlerave të gjeotrashëgimisë në listën nacionale të zonave të mbrojtura arrin në rreth 26 %. Bazuar në rezultatet e intervistave (Lista e intervistave), hulumtimi ynë konstatoi mundësi shtesë për rritje të vlerave të gjeotrashëgimisë nëpërmjet potencialit të gjeodiversitetit. Për këtë qëllim i intervistuari, z. Bajraktari (Intervista 1) numëroi edhe disa monumemte me atribute hidrologjike, hidrogjeologjike dhe gjeomorfologjike, të cilat janë në procedurë për mbrojtje nga ana e institucioneve. Me to pritet që gjeodiversiteti i vendit të jetë edhe më i ekspozuar dhe gjeotrashëgimia të përfaqesohet më lartë në kuadër të listës nacionale të zonave të mbrojtura. Sipas të njëjtit (Intervista 1) dhe (Bajraktari and Behrami, 2022) potenciali spelologjik në vend duket të jetë më i lartës së sa aktiviteti i deritanishëm për mbrojtje. Ndërsa mundësit për përdorim të shumfisht siç do të ishte edhe rekreacioni dhe turizmi janë shfaqur deficitare deri më tani, i njëjti mendon se në të ardhmen po gjenden forma të cilat do ta ekspozojnë më shumë këtë potencial dhe se ato zonat e mboriojtura, sidomos gjeomonumentet, do të japin ndikimin e tyre në turizëm. Rasti i Shpellës së Gadimes dhe i Shpëllës së Radavcit si destinacione turistike sipas (Intervista 4 dhe 3) por edhe 100 100 100 101 102 104 125 163 206 219 231 250 258 295 309 309 100 148 140 123 198 203 249 322 666 659 783 720 346 917 1141 1450 0 200 400 600 800 1000 1200 1400 1600 2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016 2017 2018 2019 2020 2021 2022 2023 Vlerat e indeksit bazik Vitet (2008 - 2023) IB-Zonat e mbrojtura IB-Turistet 1st SMPA-EU — Tetor 2025 Libri i Artikujve/Book of Proceedings 118 of 199 krahasuar me disa zona të mbrojtura tjera, janë tregues se si përdorimi për rekreacion dhe turizëm është i mundshëm, dhe i domosdoshëm. Zonat e mbrojtura dhe ndërlidhja e tyre me relievin dhe pyjet Njësitë relievore kodrinoro-malore si: Malet e Sharrit me Jezercin, Nerodimen dhe Carralevën, Alpet Shqiptare, Mali i Zi i Shkupit (Karadaku), Malet Lindore, Malet e Kopaunikut dhe Malet qendrore janë njësi të cilat kryesisht përfaqësohen me vegjetacion pyjor, me llojet më të rralla dhe më të rëndësishmet në vend (fig. 2.). Korrelacioni në mes të lartësisë dhe shtrirjes së vegjetacionit pyjor të ulët dhe të lartë në Kosovë, është shumë i lartë dhe pozitiv (Humolli, 2014, 32). Këto njësi morfologjike përbëjnë interes për turizmin e bazuar në natyrë, eko-turizmin etj. Mbi këto premisa supozohet që tani ose në të ardhmen shkalla e ndikimit të zonave të mbrojtura dhe diversitetit natyror në përgjithësi të jetë shumë ndikuese në rritjen e performancës së ofertës turistike në Kosovë. Alpet Shqiptare (pjesa perëndimore e Kosovës) dhe Malet e Sharrit (pjesa jugore e Kosovës) janë pikërisht këto tërësi malore me formacionet më të mëdha bimore dhe shtazore në Kosovë (Humolli et al., 2023). Pjesë të këtyre maleve, për shkak të vlerave të tyre janë futur nën mbrojtje si: 14 nga 15 rezervatet strikte në Kosovë gjenden në këto male përkatësisht në Parkun Kombëtar “Sharri” dhe “Bjeshkët e Nemuna”; një numër i monumenteve të natyrës, etj (fig. 3). Fig. 2.Shtrirja e pyjeve në Kosovë (CLC 2018) Në Kosovë janë të përhapura lloje bimore drunjësh të përfaqësuara nga: plepi, shelgjet shkurret, qarri, bungu, ahu, frashëri, pyjet halore, etj. të mbyllura kryesisht me kullotat e lartësive. Shtrirja veritikale e tyre është kryesisht e varur nga lartësia dhe nga shkalla e kontinentalitetit. Sipas llogaritjeve që ka bëra APK nëpërmjet projektit për Inventarizimin e Pyjeve të Kosovës, në vitin 2013, Kosova kishte rreth 481000 ha sipërfaqe të mbuluara me pyje (Tomter et al., 2013). Sipas Bojaxhiut (2016) kjo përfshinë rreth 44.7% të territorit të vendit. Nga vlerësimet e autorëve të ndryshëm dhe institucioneve, vlerësohet se rreth 30% e zonave të mbrojtura ndodhen në pyje ose pjesërisht në pyje. Me këtë simbiozë malore dhe pyjore, dhe duke u bazuar në rekomandimet e autorëve të cituar në shqyrtimet teorike, si dhe në objektivat e përcaktuara në këtë punim, vlerësohet se ekzistojnë defekte strategjike në shoqëri në përgjithësi, por, nga ana tjetër, ka kushte shumë të favorshme për të rritur potencialin aktual turistik të vendit. Fig. 3. Zonat e mbrojtura natyrore të Kosovës 1st SMPA-EU — Tetor 2025 Libri i Artikujve/Book of Proceedings 119 of 199 3. Rëndësia e menaxhimit dhe problemet e zbatimit të objektivave të IUCN-së (Analizë e bazuar kryesisht nga rezultatet e metodës cilësore-intervistat) Zonat e mbrojtura me interesin më të madh për mbrojtje (përgjithësisht) konsiderohen parqet kombëtare dhe jo vetëm për nga sipërfaqja por edhe për shkak të vlerave që përmbajnë ato. Shkalla e përfitimit nga të cilat është shumë dimensionale dhe kështu është definuar edhe në objektivat e IUCN-së, (IUCN, 1994 dhe Dudley, 2008,2013). A kanë arritur të luajnë këtë rol këto zona në Kosovë? Prej rreth 12% të sipërfaqes së vendit sa zënë zonat e mbrojtura, parqet kombëtare zënë 10.6%. ndërsa më pak se 2% zonat tjera të mbrojtura. Në parqet kombëtare gjenden gjithashtu edhe zona të mbrojtura tjera. Në Parkun Kombëtar “Sharri” gjenden 15 nga 19 Rezervatet strikte të natyrës në Kosovë ndërsa në Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” 3 Rezervate të tjera. Parqet kombëtare kanë organet e tyre menaxhuese që legjislacioni i MMPH i definon si Drejtori parku (Law, 2012). Këto Drejtori kanë stafin e brendshëm dhe rojet e pyllit, staf i akomoduar nga Agjencia e Pyjeve të Kosovës dedikuar parqeve kombëtare . Parqet administrohen nga një numër i limituar i stafit. (Intervista 2) ndërsa mungesa e stafit profesional është problemi më i padëshiruar për Bajraktari (Intervista 1) si shqetsim për stafin aktual dhe si nevojë për rritje profesionale me staf te ri, në tw ardhmen. Lidhur me rëndësinë e Parqeve kombëtare dhe të zonave të mbrojtura tjera për rekreacion dhe turizëm, respodentët e këtij studimi theksuan se dy parqet, Sharri dhe Bjeshkët e Nemuna janë më me ndikim dhe më të rëndësishme se zonat tjera të mbrojtura. Ndërsa, siç theksohet në (Intervista 1), përveç tyre të spikatura janë edhe zonat e mbrojtura si: Ujvarat e Mirushës, Kanioni te Ura e Fshejt, Shpella e Gadimes, Bifurkacioni i Nerodimes etj. Pavarësisht rëndësisë së madhe që ka kjo çështje, i intervistuari (Intervista 1), i cili njëkohësisht është edhe drejtues i këtij sektori, thekson se, për fat të keq, AMMK nuk disponon një bazë të dhënash që reflekton në mënyrë të saktë situatën reale.I pyetur lidhur me numrin e banorëve që jetojnë brenda Parkut, profesionet dhe aktivitetet e tyre, si dhe për numrin e bujtinave apo ofruesve të tjerë të shërbimeve kulinare dhe të ngjashme, ai konfirmoi mungesën e të dhënave të tilla të strukturuara. Megjithatë, për disa veprimtari si p.sh. mbledhja e frutave të egra, bimëve aromatike, mjekësore dhe ushqimore, ekzistojnë të dhëna të pjesshme, të cilat tregojnë për përfitime të drejtpërdrejta që rrjedhin nga parqet. Nga seksionet e mësipërme është parë shkalla e rritjes së numrit të zonave të mbrojtura si dhe sipërfaqja e tyre. Shqetësuese në Kosovë mbetet ruajtja e zonave të mbrojtuara. Në përgjithësi shkalla e ruajtjes garanton shkallën e zbatimit të ligjshmërisë për zonat e mbrojtura prandaj për këtë, të intervistuarit ishin të pakënaqur. Veçmas të intervistuarit që lidhën ngushtë me aktivitete në natyrë (Intervista 1, 2, 5, 6 dhe 8) treguan se kjo gjendje është se Drejtoritë e të dy parqeve kanë mungesë stafi dhe në këto rrethana është e vështirë të kenë më shumë sukses (15 punonjës në Sharr dhe 40 në Bjeshkët e Nemuna, ku rreth 2% janë profesionist ndërsa mbi 98% e tyre roje). Në studim dhe veçmas në këtë pikë jemi interesuar të pyesim për plotësimin e objektivave në plotni nga qëllimi i mbrojtjes e deri të përdorimi i shumëfishtë i të mirave në parqe! Një pjesë e të intervistuarve e dinin fare mirë se parqet tek ne janë më shumë një përpjekje për të argumentuar administrativisht se sa veprimtari praktike në terren. Objektivi i turizmit dhe rekreacionit edhe formalishtë janë të evidentuara (shkruara) si vlera të zonave të mbrojtura në më shumë se 10 raste në listën e zonave të mbrojtura në Kosovë (AMMK, 2023) por që rezultatet në praktikë (vrojtimet e bëra) dhe rezultatet nga të dhënat e intervistave, tregojnë se ka probleme. Ato variojnë nga mungesë totale e veprimeve në praktikë e deri te ndonjë aktivitet ose njohje sporadike e influencuar nga rrethanat e jashtme. Gjetjet konstatuan se i vetmi rast pozitiv në zonat e mbrojtura është ai i gjeomonumentit Shpella e Gadimes në Lipjan ku institucionet mbledhin të dhëna në baza ditore (Intervista 4). Rast tjetër gjysmë-pozitiv është ai i Shpellës së Radavcit në Pejë e cila ka një trupë pritëse të vizitorëve të cilët dijnë dhe theksojnë prezencën e turistëve (Intervista 3) por që nuk posedonin të dhëna për numrin e saktë të vizitorëve dhe për përkatësinë e tyre. Një sërë problemesh tjera sipas të intervistuarëve (Lista e intervistave) dhe sipas gjetjeve tona në hulumtim janë: prerjet ilegale të pyjeve brenda Parqeve Kombëtare; gjuetia ilegale në tokë dhe ujë; ndërtimet pa leje; hapja e rrugëve nga ana e institucioneve komunale dhe shtetërore; fillim ndërtimi i hidrocentraleve në Sharr dhe një në Bjeshkët e Nemuna sikur tregojnë 1st SMPA-EU — Tetor 2025 Libri i Artikujve/Book of Proceedings 120 of 199