ZONA E MBROJTUR BREGDETARE E QARKUT LEZHË PËRBALLË SFIDAVE TË NDRYSHIMEVE KLIMATIKE DHE TË ZHVILLIMIT TË TURIZMIT
Abstract
This article is part of the Book of Proceedings of the INTERNATIONAL SCIENTIFIC CONFERENCE “MAIN CHALLENGES OF SUSTAINABLE MANAGEMENT OF ALBANIAN PROTECTED AREAS ACCORDING TO EU DIRECTIVES AND REGULATIONS / 1st SMPA-EU” me DOI: https://doi.org/10.5281/zenodo.17476890. Botues: RUR.AL
Full text
ZONA E MBROJTUR BREGDETARE E QARKUT LEZHË PËRBALLË SFIDAVE TË NDRYSHIMEVE KLIMATIKE DHE TË ZHVILLIMIT TË TURIZMIT PhD. Esmeralda LAÇI Universiteti “I. Qemali”, FSHH, Departamenti i Edukimit, Vlorë, Shqipëri e-mail: [email protected] Prof. dr. Sabri LAÇI Universiteti i Tiranës, FHF, Departamenti i Gjeografisë, Tiranë, Shqipëri e-mail: [email protected] Abstrakt Bregdeti i Shqipërisë ndodhet nën trysninë e vazhdueshme të përqendrimit të popullsisë, ndërtimit të objekteve për turizëm dhe veprimtari ekonomike të tjera, që po dëmtojnë mjedisin dhe peizazhin e zonave të mbrojtura. Ndryshimet klimatike janë theksuar dhe niveli i detit është rritur gjatë dekadave të fundit, duke çuar në gërryerjen e brigjeve, dëmtimin e tokave bujqësore, infrastrukturës, vendbanimeve, objekteve të trashëgimisë natyrore dhe kulturore, investimeve në turizëm dhe sektorët e tjerë. Dalja e gjerë në det (40,5 km vijë bregdetare) e qarkut Lezhë është premisë për zhvillimin e ekonomisë detare, transportit, tregtisë, turizmit etj. Pjesa kryesore e bregdetit të tij është zonë e mbrojtur (Kategoria IV), emërtuar Rezervati Natyror i Menaxhuar (RNM) “Kune - Vain - Tale - Patok - Fushë Kuqe - Ishëm”, me sipërfaqe 8.092,3 ha, ku përfshihen plazhet e Shëngjinit, Kunes, Tales dhe Patokut (i degraduar). Zona është drejtpërdrejt e prekur nga ndryshimet klimatike (rritja e temperaturave dhe e valëve të të nxehtit, ngritja e nivelit të detit dhe shtimi i vërshimeve detare, ndryshimi i regjimit të reshjeve, reshjet intensive, stuhitë etj.), si dhe e përfshirë në proceset intensive të zhvillimit të infrastrukturës urbane dhe turistike. Për rrjedhojë janë gërryer dhe zvogëluar plazhet, janë dëmtuar dunat ranore, bimësia, fauna, tokat bujqësore dhe peizazhi, janë shtuar ndërtimet e paligjshme, mbetjet inerte dhe urbane. Punimi fokusohet edhe në analizën e çështjeve si: ndikimi i ndryshimeve klimatike në shëndetin e njerëzve; rreziqet që cenojnë sigurinë e jetës (përmbytjet, zjarret, shtimi i mikrobeve dhe insekteve mbartëse të sëmundjeve infektive); pakësimi dhe dëmtimi i rezervave ushqimore dhe të ujit të pijshëm, lëndëve djegëse, cilësisë së mjedisit dhe peizazhit. Gjithashtu, sugjerohen masat për adaptim ndaj ndryshimeve klimatike. Studimi synon të ndihmojë banorët, investitorët dhe vendimmarrësit për të sfiduar ndikimin negativ të faktorëve klimatikë dhe shoqëror duke i organizuar veprimtaritë jetësore, ekonomike, turistike dhe ndërtimore në përputhje me ndryshimet klimatike, me qëllim realizimin e zhvillimit të qëndrueshëm socialekonomik dhe mjedisor të zonës së mbrojtur bregdetare. Zbatimi i politikave gjithëpërfshirëse që lidhin sigurinë me mbrojtjen e mjedisit, bashkëpunimi rajonal dhe kombëtar, si dhe respektimi i strategjive ndërkombëtare për përshtatje me kushtet e reja klimatike, janë domosdoshmëri urgjente për ndërtimin e të ardhmes së qëndrueshme për zonat e mbrojtura. Fjalë kyçe: bregdet, rezervat natyror, zonë e mbrojtur, ndryshime klimatike, popullsi, turizëm, infrastrukturë. 1. Hyrje Ekosistemet natyrore të zonës bregdetare “Kune - Vain - Tale dhe Patok - Fushë Kuqe - Ishëm” janë shpallur “Rezervat Natyror i Menaxhuar” (RNM: kategoria IV e zonave të mbrojtura), me VKM të RSH-së Nr. 60, datë 26.1.20221. 1 VKM Nr. 60, datë 26.1.2022 “Për shpalljen e ekosistemeve natyrore RNM/PN (Kategoria IV), si dhe miratimin e ndryshimit të statusit e të sipërfaqeve ekzistuese të zonave të mbrojtura mjedisore, që i përkasin kësaj kategorie”. Vendimi është marrë me propozim të ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 36 të Ligjit Nr. 81/2017, datë 4.05.2017 “Për Zonat e Mbrojtura”. Me hyrjen në fuqi të tij, VKM-ja Nr. 432, datë 28.04.2010 “Për shpalljen RNM-së Kune - Vain - Tale”; dhe VKM-ja Nr. 995, datë 03.11.2010 “Për shpalljen RNM-së Patok - Fushë Kuqe - Ishëm” janë shfuqizuar. 1st SMPA-EU — Tetor 2025 Libri i Artikujve/Book of Proceedings 13 of 199 Botuar në Librin e Artikujve (Book of Proceedings) të Konferencës Shkencore Ndërkombëtare "Sfidat kryesore të menaxhimit të qendrueshëm të zonave të mbrojtura në Shqipëri sipas Direktivave dhe Rregulloreve të BE-së / 1st SMPA-EU", fq.13–27. https://doi.org/10.5281/zenodo.17491009, organizuar në kuadër të Modulit Jean Monnet “Albanian Protected Areas in the Frame of EU Integration: ALPAsEU”, financuar nga BE. ISBN: 9789928488602; e-ISBN: 9789928488633 dhe DOI:https://doi.org/10.5281/zenodo.17476890. Botues: RUR.AL Konferenca u organizua në bashkëpunim me Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë, Shqipëri. 18 tetor 2025
Me të njëjtin VKM është miratuar ndryshimi i sipërfaqes së RNM-së “Kune - Vain - Tale - Patok - Fushë Kuqe - Ishëm”, nga 9.393,91 ha në 8.092,3 ha. Identiteti i rezervatit është i qartë dhe vlerat e tij janë të shumta, si në aspektin e biodiversitetit, mjedisit e peizazhit, ashtu edhe të potencialit për zhvillimin e turizmit. Pas vitit 1990, territori i rezervatit ka qenë objekt studimi për gjeografët, gjeologët, gjeomorfologët, biologët dhe zoologët; për demografët, urbanistët dhe planifikuesit e përdorimit të territorit, për ekspertët e turizmit dhe veprimtarive të tjera ekonomike; për ambientalistët dhe ekspertët e peizazhit etj. Bazuar në publikimet e deritanishme dhe në studimet tona të mëparshme, ky punim synon të evidentojë sfidat me të cilat përballet hapësira e mbrojtur bregdetare e qarkut Lezhë, të tilla si ndryshimet klimatike dhe trysnia humane intensive. 2. Materiale dhe metoda Për përgatitjen e studimin janë shfrytëzuar publikimet ndërkombëtare, botimet e autorëve dhe institucioneve qendrore e vendore, punimet tona të mëparshme, akte ligjore dhe nënligjore, si dhe janë realizuar vrojtime, matje, intervista, ballafaqime dhe kërkime në terren. Pjesëmarrja si ekspertë në studimet dhe projektet e realizuara mbi bregdetin dhe ligatinat2, përfshirë zonën e mbrojtur bregdetare të qarkut Lezhë, na ka ndihmuar të njohim gjerësisht gjithë dinamikën e transformimeve mjedisore, peizazhore, social-kulturore dhe ekonomike të saj. Mbi këtë bazë është identifikuar problematika, si dhe është konceptuar e realizuar ky punim. 3. Diskutimi 3.1 Struktura e mbulesës, zonimi dhe menaxhimi i RNM-së sipas VKM-së Nr. 60, datë 26.01.2022 RNM-ja “Kune - Vain – Tale - Patok - Fushë Kuqe - Ishëm” përfshin sipërfaqe me mbulesë dhe përdorim siç paraqitet në Tabelën 1. Tabela 1. Sipërfaqja e RNM-së, e përshkruar sipas mbulesës3. Mbulesa Sip. ha Përqindja Bujqësore 1.289.0 15,93 Pyje 294.1 3,63 Sipërfaqe heterogjene bujqësore 528.5 6,53 Sipërfaqe ujore 125.4 1,55 Sipërfaqe kënetore 569.0 7,03 Sipërfaqe ujore detare 2.875.3 35,53 Sipërfaqe pa/ose me vegjetacion të pakët 171.1 2,11 Kullota 154.5 1,91 Shkurre & bimësi barishtore 734.5 9,08 Zona urbane 71.5 0,88 Total 8.092.3 100,00 RNM-ja “Kune - Vain - Tale - Patok - Fushë Kuqe - Ishëm” ndahet në tri nënzona ruajtjeje dhe administrimi: 2 Studimi mbi biodiversitetin (BB, 1998), ai mbi ligatina e Kune-Vainit (LIFE, 1997-1998), studimi mbi turizmin në rrethin e Lezhës (E. Laçi: mikrotezë, 2010); projektet mbi: ligatinat e Kune-Vainit (1996), vlerat natyrore të Lagunës së Patokut (PNUD, 2000-2001), inventarin e ligatinave në RSH (LIFE, 2001-2003), ndryshimet klimatike në zonën bregdetare të RSH dhe masat për adaptim (PNUD, 1999 e në vijim) etj. 3 https://konsultimipublik.gov.al 1st SMPA-EU — Tetor 2025 Libri i Artikujve/Book of Proceedings 14 of 199
Tabela 2. Zonimi i brendshëm i RNM-së4 Zonimi Sip. në ha Përqindja Zona qendrore 2.467,92 30,50 Zona e përdorimit tradicional dhe zhvillimit të qëndrueshëm 5.409,34 66,85 Zona e rekreacionit 2.15,04 2,66 Total 8.092,30 100,00 Fig. 1 Skema e zonimit të RNM-së Kune-Vain-Tale-Fushë Kuqe-Ishëm5 I. Nënzona Qendrore (ZQ), me sipërfaqe 2.467,92 ha, e cila përfshin habitatet kryesore të pyjeve dhe shkurreve, përcaktohet si zonë me vlera të larta e të rralla për trashëgiminë natyrore dhe biodiversitetin. Në të zbatohet shkalla më e lartë e mbrojtjes, që siguron një territor të pashqetësuar, ku lejohen kërkimi shkencor dhe zhvillimi i veprimtarive ekoturistike në natyrë. II. Nënzona e Përdorimit Tradicional dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm (ZPTQ), me sipërfaqe 5.409,34 ha, e cila përfshin tokat pyjore, bujqësore, kullotat dhe territoret ujore ku mundësohet vazhdimi i veprimtarive tradicionale si: punime për mbarështimin e pyjeve, aktivitete bujqësore, kullotje, grumbullim dhe kultivim bimësh mjekësore dhe aromatike, me përdorim të balancuar të tyre dhe nuk lejohen ndërtimet e veprimtaritë ekonomike që shkaktojnë ndryshimin e gjendjes së ekosistemit natyror. Në të zbatohet shkalla e dytë e mbrojtjes, që siguron një territor me ndikim të ulët dhe kontroll të veprimtarive ekonomike, sociale, të agrobiznesit, argëtuese, sportive dhe ekoturistike. Ndërtimi i infrastrukturës në territorin e saj lejohet vetëm sipas planeve të zhvillimit urban e turistik të miratuara nga Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), të cilat nuk cenojnë integritetin 4 https://akzm.gov.al 5 https://konsultimipublik.gov.al 1st SMPA-EU — Tetor 2025 Libri i Artikujve/Book of Proceedings 15 of 199
ekologjik të ekosistemit natyror dhe respektojnë funksionet e zonës së mbrojtur, vlerat ekologjike dhe ato të peizazhit natyror e kulturor. III. Nënzona e Rekreacionit (ZR), me sipërfaqe 215,04 ha, e cila përfshin pjesët e habitateve pyjore dhe ujore. Në të zbatohet shkalla e tretë e mbrojtjes, që siguron një territor me ndikim të ulët dhe kontroll të veprimtarive turistike, si mundësi shëtitjeje në natyrë, shërbime turistike që respektojnë funksionet e zonës së mbrojtur, vlerat e saj ekologjike dhe ato të peizazhit natyror, në mbështetje të studimeve urbanistike të miratuar nga KKT-ja. Shfrytëzimi i burimeve natyrore nga subjektet që ndodhen brenda territorit të RNM-së dhe që janë pajisur me leje mjedisore dhe/ose vendim të KKT-së, lejohet të vazhdojë, nëse përmbushen kushtet e parashikuara nga Ligji nr. 81/2017 “Për Zonat e Mbrojtura”. Zonat urbane brenda perimetrit të RNM-së, të identifikuara në Vendimin nr. 10, datë 28.12.2020 të KKT-së, do të konsiderohen në Planin e Menaxhimit të zonës së mbrojtur, duke u harmonizuar me rregullat e parashikuara nga Planet e Përgjithshme Vendore dhe Planet e Detajuara Urbane të miratuara. VKM-ja Nr. 60, datë 26.01.2022 ka parashikuar që ministria përgjegjëse për zonat e mbrojtura, në bashkëpunim me ministritë e linjës, bashkitë, shoqërinë civile, publikun e interesuar dhe me pronarët privatë, që i kanë pronat brenda territorit të zonës së mbrojtur, të miratojnë Planin e Menaxhimit të RNM-së dhe objektivat e ruajtjes së zonës, të hartuar nga specialistët e fushës në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, brenda dy vitesh nga data e hyrjes së tij në fuqi. Administrata e Zonës së Mbrojtur të qarkut Lezhë kryen funksionet menaxhuese të RNM-së “Kune-Vain-Tale-Patok-Fushë Kuqe-Ishëm”. 3.2 Vlerat autentike të zonës së mbrojtur bregdetare të Qarkut Lezhë6 Harta 1. RNM Kune-Vain-Tale7 6 https://akzm.gov.al 7 https://konsultimipublik.gov.al 1st SMPA-EU — Tetor 2025 Libri i Artikujve/Book of Proceedings 16 of 199
Nënzona “Kune-Vain-Tale”, që shtrihet në pjesën VP të bregdetit të Adriatikut (Gjiri i Drinit) dhe në kufi me qytetin e Shëngjinit dhe fshatrat Ishull Lezhë, Ishull Shëngjin, Tale etj., bart vlera natyrore të shumta, të tilla si: a. Është sistemi ligatinor më i ndërlikuar në Shqipëri, i zhvilluar në segmentin fundor të rrjedhjes së poshtme të Drinit të Lezhës. Përfshin lagunat e Kunes (10 km2), Merxhanit (2,5 km2), Knallës (2,2 km2), Cekës (2,2 km2), Vainit (14,5 km2), grykëderdhjen e Drinit të Lezhës, si dhe habitate tokësore, lagunore, moçalore dhe kënetore. b. Territori përbëhet nga depozitime kënetore, detare e lumore të kuaternarit. Të parat përfaqësohen nga argjila, rëra argjilore e rëra të imëta, me trashësi të horizontit (shtresës) rreth një metër, ndërsa trashësia e tokave të pasura me lëndë organike arrin 0,1-0,2m. Depozitimet detare (kryesisht rëra) formojnë brezin bregdetar 100-300m të gjerë dhe 2025 m të thellë. c. Në këtë nënzonë janë identifikuar rreth 277 lloje të bimëve vaskulare, të përfshira në 67 familje dhe 202 gjini. Mbizotëron familja Graminaceae, me rreth 35 lloje bimore, e ndjekur nga familja Composiates, me 24 lloje. d. Mjedisi natyror i përshtatshëm ka mundësuar zhvillimin e habitateve të qëndrueshme, që ofrojnë strehë, ushqim dhe mundësi riprodhimi për shumë lloje bimësh, të tipave si: marin, estuarin, palustrin, riverin. Spikat habitati estuarin, që shtrihet në 64% të rezervatit. Takohet bimësi ujore, hidro-higrofile, halophys, psamofile, pyjore dhe shkurrore. e. Ka vegjetacion ujor (të ujërave të njelmëta e të ëmbla) të shprehur mirë, me shtrirje të kallamishteve të ndërthurur me pasqyra uji. Së bashku me algat, ato formojnë biocenozat që furnizojnë ujërat e lagunës me oksigjen. f. Bimësia hidro-higrofilike, që mbulon një pjesë relativisht të madhe të lagunës së KuneVainit. përbëhet nga tri komunitete: me Phragmites australis, me Typha angustifolia dhe me Scirpus. g. Bimësia halofile përfaqësohet nga 4 komunitete me llojet dominuese: Arthrocnemum genera, Juncus genera, Juncus acutus, Scirpus holoschoenus, Saccarum ravennae etj., si dhe me vegjetacion të dunave ranore, lloje pioniere, Cyperus capitatus, Euphorbia palasis etj. h. Bimësia e lartë përbëhet nga pyjet dhe shkurret tipike mesdhetare. Komuniteti pyjor, i përbërë nga Alnus glutinosa, Fraxinus angustifolia, Ulmus minor, Quercus robur, Populus alba etj., është i përqendruar kryesisht në ishullin e Kunes. Nënkati i shkurreve përbëhet nga Rubus ulmifolius, Tamarix dalmatica etj. Nënkati barishtor është i pasur me Lythrum salicaria, asparagus acutifolius etj. i. Bazuar në përditësimet e fundit (Nëntor 2019) në RNM/PN “Kune-Vain-Tale” janë evidencuar: 16 tipa habitatesh natyrore8, prej të cilave 3 tipa të listuara si prioritare, 5 lloje floristike të rëndësishme, 1 lloj endemike, 2 lloje të Aneksit IV të Direktivës së Habitatit dhe 2 lloje të Konventës së Bernës. j. Fauna e larmishme, e favorizuar nga kushtet natyrore të nënzonës, përfaqësohet nga: 110 lloje planktonësh, 17 lloje molusqesh, 117 lloje insektesh, 59 lloje krustacesh, 10 lloje amfibësh, 29 lloje reptilësh, 26 lloje peshqish, 196 lloje zogjsh, 23 lloje gjitarësh. Shumëllojshmëria e shpendëve të ujit me rëndësi të veçantë ka qenë motivi i shpalljes së saj “Rezervat Gjuetie” në vitin 1940. Ndër gjallesat e egra, rëndësi kanë llojet e rrezikuara në shkallë botërore, si: Karabullaku (Phalacrocorax Pygmeus) dhe Lundërza (Lutra lutra), si dhe lloje të tjera të rrezikuara si: Rhinolopus euryale, Milvus migrants, Rana balcanika, Rana lessone etj. Më të rëndësishmit në nivel vendor dhe kombëtar janë Ardeides, si Ardea cinerea, Egretta garzetta, Egretta alba. Ardea cinerea dhe Egretta garzetta. k. Ndër shpendët rrëmbyes dallohen: Shqiponja e malit (Aquila chrysaetus), Petriti (Falco peregrinus) dhe lloje të rralla që mbrohen nga disa konventa. 8 Sipas Listës së Habitateve të NATURA 2000. 1st SMPA-EU — Tetor 2025 Libri i Artikujve/Book of Proceedings 17 of 199
l. Rajoni vizitohet shpesh nga Breshka deti dhe Foka mesdhetare, me rëndësi të veçantë në ekosistemin mesdhetar. m. Në lagunat e Kune-Vainit, ashtu si edhe në atë të Patokut, Karavastasë, Nartës etj., vitet e fundit janë vërejtur koloni relativisht të mëdha flamengosh, shpendë shtegtarë ekzotikë, që e kanë pasuruar faunën dhe zbukuruar peizazhin. n. Bazuar në përditësimet e fundit (Nëntor 2019) në territorin e RNM/PN “Kune-Vain-Tale” janë evidencuar llojet faunistike të Listës së IUCN-s, ndër të cilat: 2 lloje “Seriozisht të rrezikuar”, 3 lloje “Të rrezikuar”, 12 lloje “Thuajse të rrezikuar”, 8 lloje “Vulnerabile”, 85 lloje “Të pa shqetësuar”, 3 lloje “Nuk ka të dhëna” dhe 23 lloje “Jo në listën e IUCN-s”. o. Nënzona përmban peizazh tokësor, ligatinor dhe detar tërheqës. Nënzona “Patok-Fushë Kuqe-Ishëm”, me sipërfaqe rreth 47 km2, ndodhet përgjatë bregut të Detit Adriatik, midis segmenteve fundore të rrjedhjeve të Matit dhe Ishmit. Ndër sipërfaqet ujore janë Laguna e Patokut, segmentet fundore të Matit, Drojës dhe Ishmit, kënetat e Godullës dhe Neglit. Harta 2. RNM Patok-Fushëkuqe-Ishëm Identitetin e kësaj nënzone e formojnë tiparet origjinale, si: a. Vija bregdetare shumë dinamike: grykëderdhje të braktisura dhe në formim; breza litoralë të vjetër dhe të rinj; sektorë në gërryerje intensive; laguna të vjetra drejt kënetëzimit dhe të reja në proces formimi. Në sektorin midis grykëderdhjeve të lumenjve formimi dhe përparimi i fushës drejt detit është rezultat i evolucionit të vazhdueshëm të lagunave. Në fushën midis Laçit dhe lagunës së Patokut gjenden tri mbetje të brezave të vjetër litoralë, mbi të cilët janë vendosur vendbanimet (Gorre, Fushë Kuqe, Patok) për t’u shpëtuar përmbytjeve të lumenjve apo lagështisë së tepërt. Në këtë sektor janë formuar katër brezni lagunash, që kanë ndjekur njëra-tjetrën, si pasojë e bllokimit të komunikimit me detin. b. Prania e lagunës së Patokut, e cila po shkon drejt kënetëzimit, ndërsa përballë saj po formohet një lagunë e re, që po veçohet nga deti nëpërmjet një brezi litoral, që zë fill në 1st SMPA-EU — Tetor 2025 Libri i Artikujve/Book of Proceedings 18 of 199
kepin jugor të grykëderdhjes së Matit. Mbi këtë brez litoral, rreth 1-2m mbi nivelin e detit dhe me shtrirje paralele me të parin, është instaluar bimësia dhe është formuar plazhi i ri, ku kanë filluar ndërtimet turistike. Brezi po rritet nga veriu në jug, i furnizuar nga aluvionet e Mati, grykëderdhja e të cilit tashmë është e orientuar drejt jugut. Në përfundim të procesit do të formohet një lagunë re, e pesta në radhën e lagunave të formuara në këtë sektor të bregdetit të Adriatikut. c. Sipërfaqet e konsiderueshme të ligatinave, të cilat kanë favorizuar zhvillimin e bimësisë karakteristike. Larmia e tipave të habitateve ujore dhe klima e përshtatshme subtropikale kanë favorizuar rritjen e një bimësie të zhvilluar submerse (Zostera dhe Ruppia), emergjente (kallamishte, zhavar etj.), pyjore, halofite dhe të dunave ranore (psamofite). Këtu takohet bimësi halofite (e tokave të kripura). Ruhet ende një areal i vogël pylli të rrënjës (Quercus robur), dru gati në zhdukje në vendin tonë. d. Bazuar në përditësimet e fundit (Nëntor 2019) në territorin e RNM/PN “Patok-Fushë KuqeIshëm” janë evidencuar: 14 tipa habitatesh natyrore9, prej të cilave 3 tipa të listuara si “prioritare”, 5 lloje floristike “të rëndësishme”, 1 lloj “endemike”, 2 lloje “të Aneksit IV të Direktivës së Habitatit” dhe 2 lloje “të Konventës së Bernës”. e. Ligatinat, tokat përkohësisht të lagëta dhe sidomos grykëderdhja e Matit mbajnë një numër të konsiderueshëm shpendësh të ujit dhe janë të rëndësishme për peshqit. Janë evidencuar llojet faunistike të Listës së IUCN-s, ndër të cilat: 2 lloje “Seriozisht të rrezikuar”, 2 lloje “Të rrezikuar”, 11 lloje “Thuajse të rrezikuar”, 7 lloje “Vulnerabile”, 80 lloje “Të pa shqetësuar”, 2 lloje “Nuk ka të dhëna” dhe 21 lloje “Jo në listën e IUCN-s”. Është ndër lagunat më të rëndësishme të Mesdheut për shpendët limikole (Charadriformes); e vetmja ku takohet lloji globalisht i kërcënuar Numenius tennuirostris, duke përfaqësuar kështu një IBA me rëndësi të veçantë për Shqipërinë, vend ushqimi e strehimi për Breshkujcën detare (Chelonia mydas) etj. Bazuar në veçantitë dhe vlerat mjedisore, peizazhore, shkencore, ekonomike, kulturore dhe sociale, kësaj pjese të bregdetit të Qarkut të Lezhës i është dhënë statusi Rezervat Natyror i Menaxhuar. 4. Rezultatet 4.1 Sfidat e RNM-së përballë ndryshimeve klimatike dhe zhvillimit të turizmit Bregdeti, në shkallë botërore, ndodhet në fazën e varfërimit të plazheve nga materialet e ngurta dhe të intensifikimit të gërryerjes së brigjeve, që lidhet me shkarkimin më të pakët të lëndëve të ngurta nga lumenjtë dhe me ngritjen e nivelit të oqeaneve për shkak të shkrirjes së akujve polarë, si rrjedhojë e ngrohjes globale. Faktorëve planetarë u shtohet edhe ata lokal dhe antropogjen, d.m.th. ndërhyrjet e njeriut në mjedisin gjeografik dhe në bregdet, të cilat kanë të bëjnë me: marrjen e materialeve inerte nga plazhet dhe shtretërit e lumenjve (sidomos nga Mati); ndërtimin e digave mbi lumenjtë dhe krijimin e liqeneve artificiale, ku ndalet 60-65% e lëndëve të ngurta (digat në rrjedhën e Matit, Fanit etj.); devijimet e disa lumenjve (Drini i Lezhës, Ishmi etj.); ndërtimet në shelfin detar (skoliera, pontile etj.) dhe në bregdet (rrugë, godina, fortifikime, vepra mbrojtëse ndaj gërryerjes që bëhen në kundërshtim me ligjet e dinamikës së detit, duke penguar lëvizjen e lirë të aluvioneve përgjatë bregut) etj. Rol të ndjeshëm kanë luajtur luhatjet e drejtimit të grykëderdhjeve të lumenjve (Mati, Drini, Ishmi), duke prishur bilancin sedimentar (pakësohen aluvionet në sektorët e braktisur dhe shtohen në grykëderdhjet e reja). 9 Sipas Listës së Habitateve të NATURA 2000. 1st SMPA-EU — Tetor 2025 Libri i Artikujve/Book of Proceedings 19 of 199
Me ndikim negativ, deri në shkatërrimtar, janë dyndjet masive e të pakontrolluara të popullsisë drejt bregdetit, përtej kapacitetit mbajtës të tij, si për banim, ashtu edhe për qëllime turistike (disa herë mbi normat e lejuara). Është dëmtuar rëndë pjesa e gjelbër dhe fauna karakteristike në Kune, Vain, Tale dhe Patok, brezi i pyjeve natyrore dhe bimësia e kultivuar në zonën bregdetare. Bazuar në ecurinë e deritanishme, ekspertë të klimatologjisë10 kanë përgatitur skenarët e ndryshimeve klimatike të pritshme, sipas të cilave, në krahasim me vitin 1990: • temperaturat vjetore do të rriten mesatarisht me 1,0°C deri në vitin 2030, 1,7°C deri në vitin 2050, 2,8°C deri në vitin 2080 dhe 3,2°C deri në vitin 2100; • temperaturat maksimale do të rriten mesatarisht me 1.2°C deri në vitin 2030, 2.2°C deri në vitin 2050, 3,5°C deri në vitin 2080 dhe 4,1°C deri në vitin 2100; • numri i ditëve me temperatura ≥35°C, nga 1,7 në periudhës 1961-1990, në pjesën veriore të bregdetit (Bunë-Kepi i Rodonit) pritet të arrijë në 5 në vitin 2030, 7 në vitin 2050, 8 në vitin 2080 dhe 10 në vitin 2100; • numri i ditëve me valë të nxehti në vitet 2030, 2050, 2080 dhe 2100, pritet të jetë në pjesën veriore (përfshihet zona bregdetare e Qarkut Lezhë) respektivisht 60, 80, 95 dhe 120; • reshjet do të pakësohen me 3,84% deri në vitin 2030, 8,46% deri në vitin 2050, 14,37% deri në vitin 2080 dhe 18,13% deri në vitin 2100; • niveli i detit do të rritet me 7,6 cm (4.2-13.6 cm) deri në vitin 2030, 14,6 cm (7,2-26,4 cm) deri në vitin 2050, deri në 28 cm (11.8-52.4 cm) deri në vitin 2080 dhe 37 cm (15,2-72,6 cm) deri në vitin 2100 Këto ndryshime pritet të ndikojnë në shëndetin e njerëzve, proceset jetësore dhe veprimtarinë ekonomike e rekreative të tyre, por parashikimi me saktësi i masës së ndikimeve është i vështirë dhe, në disa raste, i pamundur. 4.1 Sfidat e popullsisë, banesave, objekteve ekonomike, mjedisit dhe peizazhit ndaj temperaturave të larta Sipas të dhënave të Censit të vitit 2023 (INSTAT, 2023), në vendbanimet e brezit bregdetar11 dhe në NJA-në Lezhë12 jetojnë 35.419 banorë ose 35,6% e popullsisë rezidente të Qarkut Lezhë (99.384 banorë)13. Ndërkohë, në periudhën e plazhit (maj - fundi i shtatorit) numri i frekuentuesve (popullsia prezente) të kësaj hapësire rritet të paktën tri herë. Në zonën bregdetare kanë blerë shtëpi (të dyta) qytetarë të emigruar jashtë shtetit, shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, si dhe shtetas të huaj. Madje, po shtohet numri i personave jorezident që kanë hapur biznese dhe zhvillojnë veprimtari të larmishme (turizëm, tregti, artizanat, industri, bujqësi, biznes, ndërtim, shërbime bankare etj.). Zona bregdetare ka përfituar pjesën më të madhe të investimeve zhvillimore gjatë 35 viteve të fundit, sidomos në sektorin terciar (turizëm, zgjerimin e portit të Shëngjinit dhe transport detar, tregti dhe shërbime të tjera), sektorin e ndërtimit për turizëm, banim dhe shërbime të ndryshme, si dhe në industri. Ajo mbetet atraktive për popullsinë dhe veprimtaritë ekonomike, madje pritet rritja e interesit për të, krahas zhvillimit dhe modernizimit të infrastrukturës rrugore, portuale, aeroportuale, forcimit të rendit dhe të sigurisë për jetën dhe pronën, shtimit të ritmeve të rritjes ekonomike dhe avancimit të Shqipërisë në procesin e integrimit në BE14. Për rrjedhojë, do të rritet 10 Muçaj, L., Tiranë 2010. 11 Njësitë vendore që kanë territor në RNM: Shëngjin, Shënkoll dhe Fushë Kuqe. 12 Lezha është përfshirë në zonën me ndjeshmëri të madhe ndaj ndryshimeve klimatike për shkak të afërsisë me detit Adriatik (rreth 8 km), përqendrimit të popullsisë, dendësisë së ndërtesave, numrit dhe intensitetit ditor të qarkullimit të automjeteve etj. 13 https://www.instat.gov.al/media/14323/cens-2023-tirana.pdf 14 Shqipëria ka statusin e “Shtetit Kandidat” që nga 24 qershori i vitit 2014 dhe ka avancuar me hapjen e grupkapitujve. Sipas deklaratave të zyrtarëve shqiptar dhe të BE-së, gjithë procesi do të finalizohet brenda vitit 2030. 1st SMPA-EU — Tetor 2025 Libri i Artikujve/Book of Proceedings 20 of 199
përqendrimi i popullsisë dhe i turistëve në këtë zonë, që është më e ekspozuara ndaj ndikimit të ndryshimeve klimatike. Shtimi i ditëve me temperatura ≥35°C dhe me valë të nxehti do të ndikojë në përhapjen e sëmundjeve kardiovaskulare, të organeve të frymëmarrjes, të lëkurës, të të fikëtit etj., siç ka ndodhur në vendet mesdhetare gjatë viteve të fundit. Gjithashtu, pritet të shtohen rastet e djegieve të lëkurës, si rrjedhojë e ekspozimit në diell dhe shtimit të rrezatimit ultraviolet, sidomos gjatë banjave të diellit, lëvizjeve në mjedise publike, me popullsi dhe trafik të dendur etj., si dhe të vështirësohen proceset jetësore dhe të shtohet stresi i njerëzve, duke çuar në ngadalësimin e ritmit dhe të rendimentit të veprimtarive sociale dhe ekonomike, me ndikim të pashmangshëm në cilësinë e jetës. Shtimi i ditëve me temperatura të larta (≥35°C) dhe valë të nxehti, si dhe intensifikimi e zgjatja e periudhave të thatësirave, pritet të ndikojnë në përshpejtimin e dekompozimit të organizmave dhe substancave që ndotin ujërat dhe ushqimet, duke krijuar kushte për zhvillimin e mikrobeve, parazitëve dhe insekteve që shkaktojnë dhe përhapin sëmundje të rrezikshme. Në zonat kënetore të bregdetit pritet të shtohen sipërfaqet me ujëra të ndenjura, ku gjejnë kushte të përshtatshme zhvillimi bartësit dhe përhapësit e sëmundje epidemike të tilla si: malaria, kolera, tuberkulozi etj., të cilat janë rishfaqur në vendet mesdhetare pas rreth gjysmë shekulli. Përhapja dhe rrezikshmëria e sëmundjeve epidemike do të jetë më e lehtë, pasi pritet të ketë një përqendrim më të madh të popullsisë dhe turistëve në zonën bregdetare, për shkak të temperaturave më të larta në zonat e brendshme. Ndonëse shtimi natyror i popullsisë po shkon drejt zeros dhe pritet të jetë negativ rreth vitit 2030 (sot shumica e vendeve të rajonit kanë shtim natyror negativ), saldoja migruese pozitive e zonës së studimit, megjithëse me ritme të ngadalësuara të migrimeve drejt saj, pritet të ndikojë në ngadalësimin e ritmeve të pakësimit të popullsisë15, krahasuar me zonat e brendshme të vendit. Zjarret përbëjnë një rrezik permanent në gjithë brezin mesdhetar, sidomos gjatë stinës së verës16. Në shumicën e rasteve zjarret i shkaktojnë njerëzit dhe janë të qëllimshme17, por ka raste që ato shkaktohen nga faktorë natyror: temperaturat shumë të larta dhe rrufetë. Zjarret që kanë ndodhur gjatë 35 viteve të fundit në zonën bregdetare të Qarkut Lezhë kanë shkaktuar dëme në pyje18 dhe biodiversitet, banesa, objekte ekonomike, depozita të karburanteve, mjedis dhe peizazh, si dhe stres, frikë dhe pasiguri te banorët. Si rrjedhojë e rritjes së temperaturave, rreziku nga zjarri pritet të rritet gjatë shekullit në vazhdim, ndërkohë që popullsia është e papërgatitur dhe e pa pajisur për mbrojtjen prej tij, ndërsa Repartet e Mbrojtjes kundër Zjarrit janë të pa pajisura me mjetet e nevojshme për të kryer me efikasitet detyra e tyre. Si rrjedhojë e rritjes së temperaturave, kërkesat për ujë dhe energji pritet të rriten ndjeshëm për dy arsye: së pari, pasi do të rritet numri i popullsisë dhe turistëve në zonën bregdetare gjatë periudhës së plazhit dhe, së dyti, pasi do të rriten kërkesat e banorëve dhe turistëve për ujë19. Zona në studim dhe Shqipëria kanë pasuri ujore dhe energjetike relativisht të mëdha20, kështu që, edhe për shumë kohë, nevojat në rritje mund të përballohen me një menaxhim dhe shfrytëzim më efikas të burimeve të brendshme. 15 Procesi i litoralizimit të popullsisë ka ndodhur në vendet fqinje bregdetare gjatë 1/2 së dytë të shek. XX. 16 Sipas të dhënave të EFFIS, gjatë vitit 2024 në Shqipëri u shënuan 168 zjarre, të cilat dogjën 46.534 ha pyje dhe shkurre. Rekordin për sipërfaqet e djegura Shqipëria e kishte arritur në viti 2012, kur ishin djegur 53.459 ha. 17 Kryesisht për të hapur troje për ndërtim ose për të shtuar sipërfaqen e kullotave. 18 Brezi i pishave në shpatin e malit mbi qytetin e Shëngjinit dhe përgjatë rrugës Lezhë-Shëngjin është djegur disa herë gjatë dekadave të fundit. 19 Në vendet e zhvilluara një turist përdor 300-350 litra ujë në ditë. 20 Shqipëria zë vendin e dytë në Europë për rezervat ujore për banor, pas Norvegjisë. 1st SMPA-EU — Tetor 2025 Libri i Artikujve/Book of Proceedings 21 of 199