VLERËSIM NË PIKËPAMJEN BUJQËSORE TË TEMPERATURAVE TË AJRIT NË TOKAT LIGATIONORE TË FUSHËS SË MYZEQESË
Abstract
This article is part of the Book of Proceedings of the INTERNATIONAL SCIENTIFIC CONFERENCE “MAIN CHALLENGES OF SUSTAINABLE MANAGEMENT OF ALBANIAN PROTECTED AREAS ACCORDING TO EU DIRECTIVES AND REGULATIONS / 1st SMPA-EU” me DOI: https://doi.org/10.5281/zenodo.17476890. Botues: RUR.AL
Full text
VLERËSIM NË PIKËPAMJEN BUJQËSORE TË TEMPERATURAVE TË AJRIT NË TOKAT LIGATIONORE TË FUSHËS SË MYZEQESË PhD (c) Gazmir ÇELA¹ * ¹Universiteti Politeknik i Tiranës, Instituti i Gjeoshkencave, Departamenti i Meteorologjisë, Tiranë, Shqipëri. 1ORCID ID: https://orcid.org/0009-0006-0712-5051 Prof. dr. Sabri LAÇI² ²Universiteti, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, Departamenti i Gjeografisë, Tiranë, Shqipëri. *[email protected]om Abstrakt Kushtet agroklimatike të një hapësire gjeografike janë element thelbësor në vlerësimin bujqësor të territorit. Fusha e Myzeqesë, dikur me këneta dhe moçale, si rrjedhojë e ndërhyrjeve bonifikuese gjatë viteve ’50-të të shekullin të kaluar, është kthyer në rajonin më të rëndësishëm bujqësor të Republikës së Shqipërisë. Ky studimi paraqet ecurinë afatgjatë të temperaturave të ajrit nëpërmjet tre tregueseve agrometeorologjikë të rëndësishëm për vlerësimin e klimës në aspektin bujqësor: periudhat e vegjetacionit, temperaturat aktive dhe temperaturat efektive. Bazuar në metodologjitë e Organizatës Botërore të Meteorologjisë të aplikuara në shumë vende të Mesdheut, pragu i përdorur është 10°C. Analizimi i këtyre tregueseve, referuar dy normave klimatike 30 vjeçare, mundëson njohjen më të mirë të situatës klimatike, pasi shmang anomalitë që sjell vlerësimi i periudhave kohore të shkurta. Rezultatet prezantohen përmes krahasimit të periudhave klimatike 1961-1990 dhe 1991-2020. Ato tregojnë për zgjatje të lehtë të periudhave të vegjetacionit, të shoqëruar me rritjen e temperaturave aktive dhe efektive. Për rrjedhojë, kulturat bujqësore kanë në dispozicion më shumë kohë, më shumë nxehtësi për realizimin e ciklit vegjetativ, si dhe krijohen kushtet për kultivimin edhe të bimëve me kërkesa të larta termike, të cilat kanë munguar ose kanë qenë të rralla në Fushën e Myzeqesë. Gjithashtu, tashmë mundësohet kultivimi i tokës më shumë se njëherë gjatë vitit me bimë me cikël të shkurtër vegjetativ. Ndërkohë, këto përfitime potenciale shoqërohen edhe me rreziqe, si stresi termik dhe periudhat e thatësirës. Fjalë kyçe: agrometeorologji, periudha vegjetacioni, temperatura aktive, temperatura efektive. Hyrje Vlerësimi i klimës së një hapësire gjeografike është thelbësor për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë bujqësore. Temperatura është një ndër elementët themelorë të agrometeorologjisë, pasi përcakton kushtet klimatike dhe ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin e bimësisë. Ajo përfaqëson treguesin kryesor për vlerësimin e kushteve termike të një territori dhe mirëpërcaktimin e potencialit të tij bujqësor. Çdo bimë zhvillohet brenda kufijve të temperaturës optimale, tejkalimi i atyre kufijve mund ta çojë atë drejt shkatërrimit. Rritja e bimëve fillon kur temperatura e ajrit arrin vlerën minimale të nevojshme, zhvillohet më intensivisht në kushtet optimale dhe ndalet ose dëmtohet kur tejkalohen kufijtë e sipërm termikë të rezistencës së tyre. (Mandili, 1975). 1st SMPA-EU — Tetor 2025 Libri i Artikujve/Book of Proceedings 80 of 199 Botuar në Librin e Artikujve (Book of Proceedings) të Konferencës Shkencore Ndërkombëtare "Sfidat kryesore të menaxhimit të qendrueshëm të zonave të mbrojtura në Shqipëri sipas Direktivave dhe Rregulloreve të BE-së / 1st SMPA-EU", fq.80–90. DOI: https://doi.org/10.5281/zenodo.17497490, organizuar në kuadër të Modulit Jean Monnet “Albanian Protected Areas in the Frame of EU Integration: ALPAsEU”, financuar nga BE. ISBN: 9789928488602; e-ISBN: 9789928488633 dhe DOI:https://doi.org/10.5281/zenodo.17476890. Botues: RUR.AL Konferenca u organizua në bashkëpunim me Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë, Shqipëri. 18 tetor 2025
Studimi është fokusuar në Fushën e Myzeqesë, që kufizohet në veri me sektorin e poshtëm të lumit Shkumbin, në lindje me kodrat e Darsisë e të Mallakastrës, në jug mbyllet në gjirin e Vlorës (Qiriazi, 2011), ndërsa në perëndim hapet në detin Adriatik. Kjo hapësirë gjeografike përshkohet nga lumenjtë Shkumbin, Seman dhe Vjosë. Fusha e Myzeqesë ka reliev thuajse uniform: të rrafshët e me pjerrësi të vogël në drejtim detit, si dhe me prani të tre vargje kodrinore, me drejtim veri-jug. Në përbërje të saj janë dy nga lagunat më të rëndësishme të Shqipërisë: e Karavastasë dhe e Nartës. Vlerësimi i temperaturave në pikëpamjen bujqësore në këtë studim kalon nëpërmjet analizimit të temperaturave aktive, efektive dhe periudhave të vegjetacionit (PV). Një nga treguesit më të ndjeshëm dhe më të përdorur për të matur këto ndryshime është zgjatja e vegjetacionit, e cila përfaqëson intervalin kohor midis fillimit dhe fundit të aktivitetit biologjik të bimëve, i lidhur ngushtë me temperaturën e ajrit(Chmielewski & Rötzer, 2001). Në dekadat e fundit, evidentohet një tendencë tërheqje kohore drejt fillimit dhe fundit të vitit duke zgjatur periudhat e vegjetacionit të dokumentuar në pjesë të ndryshme të Evropës, duke ndikuar ndjeshëm në kalendarin bujqësor, ciklet e pjekjes dhe rendimentet bujqësore.(Penuelas et al., 2009). Baza e literaturës së përdorur në këtë studim prek edhe publikime të mëparshme rreth vlerësimit bujqësor të Fushës së Myzeqesë. Kjo fushë me interes të lartë në zhvillimin ekonomik të vendit, ka bërë që nga fillimet e veta Instituti Hidrometeorologjik të publikojë rezultatet e para që nga fillimet e vrojtimeve të organizuara meteorologjike në Shqipëri (Mici-K.Plaku, 1963). Po ashtu edhe burime të tjera rezultatesh të cilat prekin këtë tematike janë botimet mujore të Buletinit Mujor Klimatik(Zorba, 2024) të cilat paraqesin çdo muaj një vlerësim të kushteve agrometeorologjike të Shqipërisë. Më konkretisht për analizën e kushteve klimatike në pikëpamjen bujqësore për Fushën e Myzeqesë, ky studim është në vijim të një studimi më të zgjeruar prej ku duke krahasuar 2 normat klimatike 1961-1990 dhe 1991-2020, evidentohet zgjatje e periudhës së vegjetacionit me 3 deri në 4 ditë(Çela et al., 2025). Detaje më të hollësishme lidhur me rezultatet e këtij studimi paraqiten në këtë publikim. Objektivat e këtij studimi synojnë të paraqesin një përmbledhje mbi ecurinë 60 vjeçare të temperaturave të ajrit duke evidentuar trendët afatgjatë klimatike. Gjithashtu ekuivalentët agrometeorologjik të nxehtësisë si temperaturat aktive dhe efektive së bashku me vlerësimin afatgjatë të PV janë objekti kryesor i analizës shkencore. Anomalitë midis dy normave klimatike dhe ecuria afatgjatë janë gjetjet kryesore që përmbushin objektivat e këtij studimi. Këto rezultate janë bazë e mirë të dhënash me natyrë praktike për agronomët, politikë bërësit gjithashtu për hartimin e strategjive të zhvillimit bujqësor etj. Baza e të dhënave dhe metodat Baza e të dhënave në këtë studim përbëhen nga të dhëna meteorologjike të temperaturave mesatare ditore të ajrit në (˚C) në një periudhë prej 60 vitesh të cilat i përkasin Fushës së Myzeqesë. Analiza klimatike e këtij territori përbëhet nga të dhënat meteorologjike të gjashtë vendmatjeve meteorologjike. Për këtë pikë, në çdo studim për të pasur baza të qëndrueshme shkencore të vlerësimit të klimës së një territori, duhen mbajtur në konsideratë disa standarde dhe kritere lidhur me densitetin e vendmatjeve meteorologjike në sipërfaqe(Chacon-Hurtado et al., 2017; Organization, 2017). Fusha e Myzeqesë me territor prej 1587 km²(G. Çela, Zorba, P., 2025) përfaqësohet mesatarisht prej 1 vendmajte në çdo 250 km². Duke marrë paraqysh gjërësinë 1st SMPA-EU — Tetor 2025 Libri i Artikujve/Book of Proceedings 81 of 199
gjeografike mesdhetare dhe terrenin fushor ky standard paraqitet i plotësuar. Në figurën Nr.1 paraqitet harta fiziko-gjeografike e Fushës së Myzeqesë dhe vendmatjet meteorologjike. Të dhënat e vrojtuara i përkasin Sistemit Kombëtar të Monitorimit Meteorologjik të Shqipërisë (SKMM) (Gjeoshkencave, 2024). Për të mbushur boshllëqet e të dhënave, është përdorur grupi i të dhënave të rianalizuara nga Copernicus ERA5((C3S), 2023). Plotësimi i serive kohore të temperaturave kaluar nëpërmjet metodologjive statistikore, të paraqitura në mënyrë skematike nëpërmjet figurës Nr.2, e cila bazohet në teknikat standarde shkencore për përpunimin e të dhënave meteorologjike, të tilla si temperatura dhe reshjet, si dhe për më tepër kur korrelacioni midis këtyre dy burimeve të të dhënave është i lartë(Çela & Zorba, 2024). Treguesit agroklimatik të analizuar në këtë punim shkencor janë: Temperaturat aktive Temperaturat efektive Periudhat e vegjetacionit. Temperaturat aktive janë shuma e temperaturave mbi një prag të caktuar prej ku Figura 2Skema e metodologjisë së studimit (hapat e harmonizimit të serisë me të dhënave deri tek treguesit agroklimatik). Figura 1-Harta fiziko-gjeografike e Fushës së Myzeqesë dhe shpërndarja e vendmatjeve meteorologjike 1st SMPA-EU — Tetor 2025 Libri i Artikujve/Book of Proceedings 82 of 199
fillon procesi vegjetativ i bimëve. Në praktikën meteorologjike të Shqipërisë është aplikuar shuma e temperaturave ditore të barabarta ose më të mëdha se 10.0°C sepse në temperaturën mesatare ditore mbi këtë prag, shumica e kulturave bujqësore të kësaj gjerësie gjeografike fillojnë procesin e vegjetacionit aktiv.(Mandili, 1975). Temperaturat efektive stilistikisht përfaqësojnë një tregues të ngjashëm më ato aktive por duke konsideruar vetëm sasinë e temperaturave mbi pragun e caktuar dhe po ashtu duke i llogaritur ato, vetëm në periudhën e vegjetacionit. Periudhat e vegjetacionit llogariten nga seritë e temperaturave ditore prej ku fillimi i sezonit të rritjes u përcaktua si dita e parë në një seri gjashtë-ditore me temperatura mesatare ditore të barabarta ose më të larta se +10.0°C. Ky prag i temperaturës konsiderohet kufiri biologjik i aktivitetit të rritjes për shumë kultura bujqësore dhe bimë natyrore në klimë të moderuar. Nga ana tjetër, fundi i periudhës u përcaktua si, një ditë para fillimit të serisë së parë gjashtë-ditore pas 1 korrikut, ku temperaturat bien nën këtë prag. Nëse një seri e tillë nuk ndodhte, fundi merret si 31 dhjetor(Çela et al., 2025; SHMI, 2024). Për të shmangur rezultatet kaotike nga llogaritja e të dhënave, stilistikisht viti është ndarë muaji korrik, gjë që do të bëjë ndarjen mes kërkimit për një datë fillimi para këtij muaji dhe datës së përfundimit në gjysmën e dytë të vitit(Çela et al., 2025). Këta tregues u analizuan në një nivel shumëvjeçar duke përdorur dy periudhat klimatike standarde 30-vjeçare 1961-1990 dhe 1991-2020 si referenca kohore(Çela et al., 2025). Për sa i përket anës teknike të përpunimit të të dhënave, ato u analizuan përmes Python dhe Excel. Programi statistikor i softuerit "Origin" u përdor për të marrë rezolucion më të mirë të grafikëve. Për të shprehur shpërndarjen gjeohapësinore të treguesve shkencorë të analizuar, hartat u ndërtuan përmes programeve të GIS. Rezultate Temperatura e ajrit është një nga elementët kryesorë të klimës. Me regjimin mesatar, me përparimin e tyre vjetor dhe ditor si dhe me vlerat e tij ekstreme, ai ndikon në jetën dhe aktivitetin e njerëzve dhe bimëve(Instituti Hidrometeorologjik i Shqipërisë, 1985). Duke iu referuar bazës së të dhënave ditore dhe llogaritjeve përkatëse, temperatura mesatare vjetore shumëvjeçare e ajrit është 16.3 °C në periudhën kohore 60-vjeçare 1961÷2020. Në figurën Nr. 3 ku paraqitet shpërndarja vjetore e temperaturave mesatare të ajrit, prej ku evidentohet tendenca e tyre lineare në rritje. Nga rezultatet e llogaritjeve të trendit linear, rritja vjetore për këto 60 vjet është 0.02 °C në vit(Çela et al., 2025). Figura 3 -Vlerat mesatare vjetore të temperaturave të ajrit (˚C) për Fushën e Myzeqesë referuar periudhës kohore 1961-2020. 1st SMPA-EU — Tetor 2025 Libri i Artikujve/Book of Proceedings 83 of 199
Shpërndarja mujore e temperaturave të ajrit e paraqitur në figurën nr.4 evidenton disa trende të dukshme. Sezoni i dimrit tregon anomalitë më të vogla pozitive, me një rritje prej +0.2°C. Sa i përket sezonit veror, ndërsa korriku ishte muaji më i nxehtë gjatë periudhës së parë të normës klimatike, me një temperaturë mesatare prej 23.9°C, në periudhën e dytë të normës klimatike, gushti është bërë muaji më i nxehtë, me një temperaturë mesatare shumëvjeçare prej 26.1°C, ndërsa korriku shënon 25.6°C. Për stinët kalimtare, pranverë dhe vjeshtë, anomalitë janë relativisht të ngjashme, mesatarisht midis 0.7°C dhe 1.0°C(G. Çela, 2025). Temperaturat aktive tregojnë sasinë e nxehtësisë e dobishme që i nevojitet bimës për të përfunduar ciklin e saj jetësor (vegjetacionin). Në figurën Nr.5 paraqitet grafiku me shumat vjetore të temperaturave aktive mbi pragun 10.0˚C. Rezultatet shfaqen me mesatare shumëvjeçare për gjithë vitet prej 5268 ˚C. Trendi linear i paraqitur në grafik me vijë të kuqe ka tendencë dukshëm në rritje. Mesatarja statistikore numerike në rritje e trendit linear është 13.3 ˚C në vit. Rritja e temperaturave aktive paraqitet dukshëm me trend rritës sidomos në dy dekadat e fundit. Anomalitë hapësinore dhe kohore mes 2 normave klimatike të këtij elementi paraqiten në figurën Nr.6 ku në varësi të ecurisë së temperaturave merr formë dhe harta e temperaturave aktive mesatare shumëvjeçare vjetore. Si pasojë e rritjes së temperaturave me rreth 1˚C, shuma e temperaturave Figura 4-Vlerat e temperaturave mesatare mujore të ajrit dhe anomalitë në (˚C) në Fushën e Myzeqesë gjatë normave klimatike 1961-1990 dhe 1991-2020. Figura 5-Shuma mesatare vjetore e temperaturave aktive mbi pragun 10.0˚C në Fushën e Myzeqesë referuar periudhës kohore 1961-2020. 1st SMPA-EU — Tetor 2025 Libri i Artikujve/Book of Proceedings 84 of 199
aktive nga norma e parë në të dytë është rritur me 413˚C. Në të majtë të figurës Nr.6 paraqitet harta e shpërndarjes gjeografike të temperaturave aktive referuar periudhës së plotë kohore 1961-2020 ndërsa në të djathtë të ndodhen anomalitë e temperaturave aktive nga njëra normë në tjetrën. Në të gjithë Fushën e Myzeqesë anomalitë janë pozitive, veçanërisht në pjesën veriore rreth vendmatjes meteorologjike të Kryevidhit ku janë mbi 550 ˚C më shumë. Analizimi temperaturave efektive, një tregues i ngjashëm më temperaturat aktive por i cili në llogaritjen progresive, i referohet vetëm gjatë periudhave të vegjetacionit, duke mos llogaritur pragun prej 10.0˚C. Nëpërmjet figurës Nr.7 paraqitet shpërndarja gjeografike mesatare shumëvjeçare vjetore e temperaturave efektive. Në të majtë të figurës paraqiten vlerat e gjatë normës së parë klimatike dhe për normën e dytë 1991-2020 janë të paraqitura në %. Nëse në normën e parë ishin 2330 ˚C në normën e dytë mesatarisht janë 296˚C më shumë duke arritur 1218% më shumë se norma e parë klimatike. Këto rezultate përforcojnë rolin e temperaturave të ajrit që me luhatje të vogla por të qëndrueshme, sjellin situata të ndryshme në bujqësi. Figura 6Shpërndarja gjeografike e Temperaturave Aktive mbi pragun (10.0˚C) në Fushën e Myzeqesë referuar periudhës kohore 1961-2020 dhe anomalitë midis 2 normave klimatike (1961-1990 dhe 19912020). 1st SMPA-EU — Tetor 2025 Libri i Artikujve/Book of Proceedings 85 of 199
Periudhat e vegjetacionit (PV) janë treguesi kryesor në hulumtimet shkencore të temperaturave dhe analizimi i tyre është hap i rëndësishëm në vlerësimin bujqësor të kushteve klimatike të një territori. Në këtë studim paraqitet një përmbledhje shumëvjeçare e datës mesatare së fillimit dhe mbarimit të periudhave të vegjetacionit mbi pragun 10.0˚C. Nga baza e të dhënave, PV janë llogaritur për çdo stacion dhe për çdo vit gjatë periudhës 60-vjeçare. Çdo kulturë bujqësore fillon aktivitetin e saj mbi një minimum biologjik të caktuar temperaturash, i cili për të gjitha kulturat është nga 0 deri në 20.0 °C (thekër 0 °C, misër 10-12 °C, palmë 18-19 °C, etj.) pa arritur këtë minimum biologjik, bimët nuk mbijnë(Mici-K.Plaku, 1963). Zgjatja e periudhave të vegjetacionit është një nga treguesit më të qëndrueshëm të ndikimit të ndryshimeve klimatike dhe është dokumentuar në detaje si në nivel rajonal(Chmielewski & Rötzer, 2001). Në Figurën Nr.8 prej ku shfaqet trendi i temperaturave ditore gjatë gjithë vitit për Fushën e Myzeqesë në dy norma Figura 7-Vlerat mesatare shumëvjeçare të Temperaturave Efektive mbi pragun 10.0˚C nër normën e parë klimatike 1961-1990 dhe vlerat në % të normës së dytë klimatike 1991-2020 kundrejt normës së parë për Fushën e Myzeqesë 1st SMPA-EU — Tetor 2025 Libri i Artikujve/Book of Proceedings 86 of 199
klimatike. Grafiku tregon temperaturat në normën e parë klimatike me jeshile dhe temperaturat mesatare ditore në periudhën 1991-2020 me të kuqe. Nga rezultatet del qartë se pothuajse çdo ditë të vitit vlerat e temperaturës janë më të larta gjatë normës së dytë klimatike. Datat përkatëse të fillimit dhe përfundimit të periudhës së vegjetacionit për të dyja normat shënohen me vija vertikale të drejta. Një fakt interesant është se data mesatare e fillimit të periudhës së vegjetacionit nuk ndryshon gjatë 60 viteve, që korrespondon me 6 shkurtin(Çela et al., 2025). Ndryshimet janë të dukshme në fundin e vitit, ku data mesatare shumëvjeçare e fundit të PV zhvendoset nga data 6/12 deri në 9/12. Kjo zgjatje e periudhave të vegjetacionit me 3-4 ditë është tregues pozitiv sa i takon burimeve agroklimatike të Myzeqesë, por që kombinohet gjithashtu me rritje të temperaturave mesatare në normën e dyte klimatike gjatë muajve të verës, shton rrezikun e stresit klimatik ndaj Figura 8-Temperaturat mesatare ditore (°C) dhe datat e fillimit dhe mbarimit të periudhave të vegjetacionit në fushën Myzeqe sipas normave klimatike 1961–1990 dhe 1991–2020 Figura 9Pamje e ullishtave në kodrat e Ardenicës, Fier 14.07.2025, Photo © G.Çela 1st SMPA-EU — Tetor 2025 Libri i Artikujve/Book of Proceedings 87 of 199
bimëve. Në vijim të analizës së mësipërme, lidhur me gjithë treguesit shkencor agroklimatik, rezultatet konkretizohen dhe marrin vlera praktike në tabelën Nr.1. Aty tregohet disa nga kërkesat dhe nevojat minimale të disa prej kulturave kryesore bujqësore të pranishme në Shqipëri (MiciK.Plaku, 1963). Si rrjedhojë, duke krahasuar nevojat minimale të bimëve duke analizuar fillimisht temperaturat aktive, për të gjithë llojet e bimëve Fusha e Myzeqesë e plotëson këtë kriter. Periudha e zgjatjes së vegjetacionit në ditë është gjithashtu një tregues tjetër i cili plotësohet. Bima e ullirit është kultura bujqësore e cila ka nevojat më të larta deri në 260 ditë me këtë minimum biologjik te i cili janë llogaritur periudhat e vegjetacionit në këtë studim. Nisur nga terreni fushor Fushës së Myzeqesë ku janë disa kodra me ullishta, figura Nr.9, kjo ecuri klimatike ofron akoma më shumë potencial termik për rritjen e ullirit. Po ashtu është edhe gruri, një kulturë bujqësore e cila ka nevoja për kohëzgjatje të konsiderueshme të PV. Duke marrë parasysh se kjo nevojë shkon deri në 270 ditë, por nga ana tjetër minimumi biologjik i grurit është 1-2˚C, tendenca në rritje e temperaturave të ajrit shkon në ndihmë të fermerëve të cilët mund të organizojnë më mire kohën e mbjelljes dhe korrjeve të grurit në Myzeqe. Paraqitja e dy shembujve të ullirit dhe grurit paraqesin trendin e ecurisë agroklimatike të PV ku një rritje prej 3-4 ditë që ka ndodhur në Fushën e Myzeqesë tregon tendencë të rritjes së potencialit të burimeve agroklimatike lidhur me temperaturat në vendin tonë që përveç elementit pozitiv rrit edhe rrezikun klimatik nga të nxehtët e tepërt të cilët frenojnë dhe mund të çojnë deri në shkatërrimin të bimëve(Mandili, 1975). Përfundime Studimi i klimës së Fushës së Myzeqesë përbën një hap të rëndësishëm në njohjen e potencialit agroklimatik të kësaj zone, e cila renditet ndër më produktivet në Shqipëri. Analiza afatgjatë e elementeve klimatikë, e mbështetur në të dhëna meteorologjike të standardizuara sipas udhëzimeve të Organizatës Botërore të Meteorologjisë, ka një rëndësi të veçantë si për qëllime shkencore, ashtu edhe për zhvillimin praktik të sektorit bujqësor. Kjo qasje ndihmon në ndërtimin e politikave të qëndrueshme për menaxhimin e burimeve natyrore dhe bujqësore, duke u mbështetur në bashkëpunimin me institucionet shkencore dhe në respektimin e mendimit institucional shkencor. Kultura Lloji Shuma e temp. aktive mbi 10˚C Periudha e Zgjatjes në ditë Minimumi biologjik i temperaturës në 1 (˚C) Agrume Llojet e ndryshme mbi 4000 190-240 10.0 Ulliri Llojet e ndryshme 4000-4800 210-260 10.0 Hardhia Llojet e ndryshme 2500-4500 120-200 5.0 Pambuku Llojet e ndryshme 3500-4000 120-180 14.0 ÷ 15.0 Misër Llojet e brezit mesdhetar 2400-3200 120-180 10.0 ÷ 12.0 Grurë Llojet e ndryshme 1900-2200 134-272 1.0 ÷ 2.0 Tabela 1-Kërkesat minimale të kulturave të ndryshme bujqësore për kohëzgjatjen e periudhës së vegjetacionit, temperaturat aktive dhe temperaturën minimale biologjike 1st SMPA-EU — Tetor 2025 Libri i Artikujve/Book of Proceedings 88 of 199