TURIZMI DHE ZONAT E MBROJTURA. NJË ANALIZË E RASTIT TË SHQIPËRISË
Abstract
This article is part of the Book of Proceedings of the INTERNATIONAL SCIENTIFIC CONFERENCE “MAIN CHALLENGES OF SUSTAINABLE MANAGEMENT OF ALBANIAN PROTECTED AREAS ACCORDING TO EU DIRECTIVES AND REGULATIONS / 1st SMPA-EU” me DOI: https://doi.org/10.5281/zenodo.17476890. Botues: RUR.AL
Full text
Turizmi dhe zonat e mbrojtura. Një analizë e rastit të Shqipërisë. (Tourism and Protected Areas. An Analysis of the Case of Albania) Doc. Dr. Gentian Ruspi [email protected] Abstract Protected areas play a key role in conserving biodiversity and natural ecosystems, and are increasingly important in the development of sustainable tourism. In Albania, the growing interest in nature-based tourism has brought increased attention to these areas, which include national parks, nature reserves, and marine protected areas. This study aims to analyze the advantages and problems associated with the interaction between tourism and protected areas in the Albanian context, taking into account environmental, institutional, and legal challenges. On the positive side, tourism in protected areas contributes to the promotion of natural and cultural values, generates income for local communities, and raises public awareness on environmental conservation. Ecotourism and adventure tourism have the potential to support ecological restoration and create sustainable development models. However, this potential is often limited by the lack of spatial planning, inadequate infrastructure, and the pressure of mass tourism, which can lead to habitat degradation, pollution, landscape fragmentation, and natural hazards such as fires and floods. The study identifies several key challenges in the management of protected areas in the face of tourism growth, including the lack of functional zoning, limited management institution capacities, insufficient local community involvement, and gaps in harmonizing Albanian legislation with European Union directives. In this context, compliance with the Habitats Directive, the Birds Directive, and the 2030 Biodiversity Strategy is a must to ensure the long-term conservation of natural values and the development of sustainable tourism. In conclusion, this study highlights the importance of an integrated approach to managing protected areas, where tourism is viewed not as a threat but as an opportunity for sustainable development. Recommendations include strengthening the legal framework, investing in green infrastructure, promoting environmental education, and utilizing technologies for ecological monitoring and restoration. This approach can contribute to meeting EU objectives and preserving Albania's natural heritage. Keywords: Protected areas, Sustainable tourism, Environmental management, Biodiversity, Anthropogenic pressures 1. Hyrje Turizmi në zonat e mbrojtura përfaqëson një ndër ndërthurjet më të ndërlikuara mes zhvillimit ekonomik dhe ruajtjes së trashëgimisë natyrore. Në dekadat e fundit, koncepti i turizmit të qëndrueshëm është shndërruar në një paradigmë udhëheqëse për politikat zhvillimore në vendet me potencial të lartë natyror, përfshirë Shqipërinë (UNEP, In Albania, coupling ecotourism with conservation for economic growth., 2025). Me një sipërfaqe prej mbi 23% të territorit të klasifikuar si zonë e mbrojtur, Shqipëria përbën një rast studimi të rëndësishëm për të analizuar se si turizmi mund të kontribuojë në ruajtjen e biodiversitetit, ndërkohë që gjeneron të ardhura për komunitetet lokale (AKZM, 2023). Rritja e vizitueshmërisë në parqe kombëtare si Divjakë-Karavasta, Llogara apo Thethi ka nxitur interesin për zhvillimin e infrastrukturës turistike, por njëkohësisht ka sjellë sfida të ndjeshme për menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore (Porfido, 2018). Ndërsa turizmi mund të jetë një mjet i fuqishëm për edukim mjedisor dhe ndërgjegjësim publik, ai gjithashtu mund të shkaktojë presion mbi habitatet dhe ekosistemet nëse nuk menaxhohet me kujdes (Eagles, P. F. J., McCool, S. F., & Haynes, C. D., 2021). Në tërësi punimi synon të analizojë balancën mes zhvillimit turistik dhe ruajtjes ekologjike në kontekstin shqiptar, duke shqyrtuar praktikat aktuale, sfidat institucionale dhe potencialin për politika të integruara. Rëndësia e temës qëndron në nevojën për të ndërtuar modele zhvillimi që respektojnë kufijtë 1st SMPA-EU — Tetor 2025 Libri i Artikujve/Book of Proceedings 67 of 199 Botuar në Librin e Artikujve (Book of Proceedings) të Konferencës Shkencore Ndërkombëtare "Sfidat kryesore të menaxhimit të qendrueshëm të zonave të mbrojtura në Shqipëri sipas Direktivave dhe Rregulloreve të BE-së / 1st SMPA-EU", fq.67–79. DOI: https://doi.org/10.5281/zenodo.17497472, organizuar në kuadër të Modulit Jean Monnet “Albanian Protected Areas in the Frame of EU Integration: ALPAsEU”, financuar nga BE. ISBN: 9789928488602; e-ISBN: 9789928488633 dhe DOI:https://doi.org/10.5281/zenodo.17476890. Botues: RUR.AL Konferenca u organizua në bashkëpunim me Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë, Shqipëri. 18 tetor 2025
ekologjikë, promovojnë përfshirjen e komuniteteve dhe kontribuojnë në objektivat e qëndrueshmërisë afatgjatë. Në kontekstin e rritjes së ndjeshme të vizitueshmërisë në zonat natyrore të Shqipërisë gjatë viteve të fundit, është e domosdoshme të kuptohet se si politikat kombëtare dhe praktikat lokale po e kanalizojnë këtë zhvillim drejt qëndrueshmërisë (MTM, Strategjia Kombëtare për Zhvillimin e Turizmit 2025–2030 dhe të planit të veprimit, 2025). Objektivat specifike në këtë punim përfshijnë: •Shqyrtimin e strategjive institucionale për promovimin e turizmit të qëndrueshëm në zonat e mbrojtura. •Analizimin e ndikimit të turizmit në ekosistemet dhe komunitetet lokale konkrete. •Vlerësimin e përputhshmërinë mes zhvillimit turistik dhe objektivave të ruajtjes natyrore. •Propozimin e masave për përmirësimin e menaxhimit të integruar të turizmit dhe natyrës. Një vëmendje e rëndësishme iu kushtohet hapave që Shqipëria ka bërë ndër vite për përafrimin e legjislacionit në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare në drejtim të zonave të mbrojtura dhe sidomos me ato të BE-së në kuadër të përpjekjeve të integrimit të vendit. Gjithashtu studimi ofron një analizë kritike mbi balancën mes zhvillimit ekonomik dhe ruajtjes së trashëgimisë natyrore në kuadrin e politikave të reja të turizmit 2025–2030 (EU Tourism Platform, 2024). 2. Metodat e përdorura Studimi ndjek një qasje metodologjike të integruar, duke kombinuar analizën dokumentare me vlerësimin sasior të të dhënave zyrtare. Fillimisht, është realizuar një shqyrtim kritik i politikave kombëtare dhe rajonale mbi turizmin dhe zonat e mbrojtura, përfshirë Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2025–2030 dhe disa nga planet e menaxhimit të zonave të mbrojtura (MTM, Strategjia Kombëtare për Zhvillimin e Turizmit 2025–2030 dhe të planit të veprimit, 2025) (AKZM, 2019). Kjo analizë ka shërbyer për të identifikuar objektivat institucionale, mekanizmat e menaxhimit dhe përputhshmërinë me standardet ndërkombëtare të qëndrueshmërisë. Në vijim, janë përdorur të dhëna statistikore nga INSTAT dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura për periudhën 2020–2024, duke përfshirë numrin e vizitorëve, shpërndarjen gjeografike të turizmit natyror dhe indikatorët e ndikimit mjedisor. Të dhënat janë analizuar përmes teknikave të përshkrimit sasior dhe krahasimit ndër-vjetor, me qëllim identifikimin e tendencave dhe devijimeve strukturore. Për të siguruar një vlerësim sa më të saktë, është aplikuar metoda e triangulimit mes burimeve statistikore, dokumenteve strategjike dhe literaturës shkencore bashkëkohore (Gössling, S., & Hall, C. M., 2022). Ky përafrim metodik lejon një analizë të thelluar të ndërveprimit mes zhvillimit turistik dhe ruajtjes ekologjike në kontekstin shqiptar. 3. Korniza teorike dhe konceptuale 3.1. Përkufizimi i turizmit të qëndrueshëm dhe ekoturizmit Turizmi i qëndrueshëm dhe ekoturizmi përfaqësojnë dy paradigma të rëndësishme në zhvillimin bashkëkohor të sektorit turistik, të cilat synojnë të harmonizojnë përfitimet ekonomike me ruajtjen e mjedisit dhe përfshirjen sociale. Turizmi i qëndrueshëm është një formë udhëtimi që minimizon ndikimin negativ në mjedis, kulturë dhe ekonomi lokale, duke promovuar një model zhvillimi afatgjatë që respekton kapacitetet mbajtëse të destinacioneve (Ramos, C. T., & Byrne, A. M., 2024). Ky koncept nuk kufizohet vetëm në mbrojtjen e natyrës, por përfshin edhe menaxhimin e burimeve, edukimin e vizitorëve dhe fuqizimin e komuniteteve pritëse. Në këtë kuadër, ekoturizmi përkufizohet si një nënkategori e turizmit të qëndrueshëm, e fokusuar në përvoja 1st SMPA-EU — Tetor 2025 Libri i Artikujve/Book of Proceedings 68 of 199
natyrore, edukative dhe të orientuara drejt ruajtjes së biodiversitetit (Esparza-Huamanchumo, R. M., Botezan, I., Sánchez-Jiménez, R., & Villalba-Condori, K. O., 2024). Ai karakterizohet nga vizita në zona të mbrojtura, respekt për kulturat lokale dhe angazhim në aktivitete që kontribuojnë në konservimin e peizazheve dhe specieve. Ndërsa turizmi i qëndrueshëm mund të aplikohet në çdo formë turizmi (urban, rural, bregdetar), ekoturizmi ka një fokus më të ngushtë dhe shpesh lidhet me destinacione natyrore me vlera të larta ekologjike. Të dy konceptet janë të ndërlidhura dhe përbëjnë bazën për politika të integruara të zhvillimit turistik në zonat e mbrojtura, veçanërisht në vende si Shqipëria ku trashëgimia natyrore është një aset strategjik për zhvillim. 3.2. Roli i zonave të mbrojtura në zhvillimin territorial Zonat e mbrojtura përfaqësojnë komponentë strategjikë në zhvillimin territorial, duke kontribuar jo vetëm në ruajtjen e biodiversitetit, por edhe në nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe social. Në dekadën e fundit, qasja ndaj planifikimit territorial ka evoluar nga mbrojtja pasive e natyrës drejt integrimit të zonave të mbrojtura në politikat e zhvillimit rajonal, duke i konsideruar ato si katalizatorë të qëndrueshmërisë (Díaz-Rodríguez, P., Rodríguez-Darias, A. J., & Arnaiz-Schmitz, C., 2024). Këto zona ofrojnë shërbime ekosistemike të rëndësishme si rregullimi i klimës, mbrojtja nga përmbytjet, ruajtja e tokës dhe furnizimi me ujë të pastër, të cilat janë të domosdoshme për mirëqenien e komuniteteve lokale dhe për zhvillimin e bujqësisë, turizmit dhe edukimit mjedisor (WCPA, 2023). Për më tepër, zonat e mbrojtura luajnë një rol kyç në ruajtjen e identitetit kulturor dhe peizazhit, duke krijuar mundësi për zhvillimin e turizmit natyror dhe përfshirjen e komuniteteve në menaxhimin e burimeve. Në kontekstin shqiptar, përfshirja e zonave të mbrojtura në strategjitë e zhvillimit territorial është ende në fazë tranzicioni, por potenciali për sinergji mes ruajtjes natyrore dhe zhvillimit ekonomik është i lartë. Përmbushja e objektivave të Konventës së Biodiversitetit kërkon që zonat e mbrojtura të integrohen në planifikimin hapësinor dhe në politikat sektoriale, duke u trajtuar si pjesë aktive e zhvillimit dhe jo si zona të izoluara (UNEP-WCMC., 2024). 3.3. Ndërlidhja mes turizmit dhe ruajtjes së biodiversitetit Ndërlidhja mes turizmit dhe ruajtjes së biodiversitetit është një temë komplekse që përfshin dimensione ekologjike, ekonomike dhe sociale. Në dekadat e fundit, turizmi është pozicionuar si një mjet i mundshëm për të mbështetur ruajtjen e biodiversitetit, veçanërisht përmes formave të turizmit të qëndrueshëm dhe ekoturizmit. Këto forma synojnë të reduktojnë ndikimin negativ në mjedis dhe të kontribuojnë në financimin e menaxhimit të zonave të mbrojtura (Gupta, 2024). Turizmi natyror mund të gjenerojë të ardhura të konsiderueshme për komunitetet lokale dhe institucionet që menaxhojnë biodiversitetin, duke krijuar një motivim ekonomik për ruajtjen e habitateve dhe specieve të rrezikuara. Për shembull, tarifat e hyrjes në parqe kombëtare, shërbimet e guidave lokale dhe aktivitetet edukative mund të kanalizohen drejt projekteve të konservimit (Mandić, et al., 2025). Kjo qasje është veçanërisht e rëndësishme në vende si Shqipëria, ku zonat e mbrojtura përbëjnë një pjesë të madhe të territorit dhe kanë potencial të lartë për zhvillim turistik të qëndrueshëm. Megjithatë, ndërlidhja mes turizmit dhe biodiversitetit nuk është pa sfida. Në mungesë të planifikimit të kujdesshëm, turizmi mund të shkaktojë fragmentim të habitateve, ndotje, stres mbi speciet e ndjeshme dhe degradim të peizazheve natyrore. Kjo është veçanërisht e dukshme në zonat ku kapaciteti mbajtës i ekosistemeve tejkalohet për shkak të fluksit të vizitorëve (Duarte, Cousins, Ficociello, Williams, & Khowala, 2024). Prandaj, është e domosdoshme që politikat turistike të integrojnë objektiva të qarta për ruajtjen e biodiversitetit, duke përfshirë monitorimin ekologjik, kufizimin e vizitueshmërisë dhe përfshirjen e komuniteteve në menaxhim. 1st SMPA-EU — Tetor 2025 Libri i Artikujve/Book of Proceedings 69 of 199
Koncepti i turizmit rigjenerues po fiton terren si një qasje më proaktive, e cila jo vetëm shmang dëmet, por edhe kontribuon në restaurimin e ekosistemeve. Kjo formë turizmi synon të krijojë ndikim pozitiv në biodiversitet, duke përfshirë praktika si ripyllëzimi, rehabilitimi i habitateve dhe edukimi i vizitorëve mbi ruajtjen natyrore (Duarte, Cousins, Ficociello, Williams, & Khowala, 2024). Në këtë kontekst, ndërlidhja mes turizmit dhe biodiversitetit duhet të shihet si një marrëdhënie dinamike, ku menaxhimi i kujdesshëm dhe politikat e integruara janë çelësi për suksesin afatgjatë. 4. Konteksti i zonave të mbrojtura në Shqipëri 4.1. Tipologjia e zonave të mbrojtura Sistemi kombëtar i zonave të mbrojtura në Shqipëri është i harmonizuar me kategoritë e menaxhimit të përcaktuara nga IUCN, të cilat përfshijnë gjashtë kategori kryesore (IUCN, Guidelines for Applying Protected Area Management Categories., 2013): 1. Kategoria I – Rezervat Strikt Natyror. Kjo kategori përbëhet nga dy nënkategori kryesore: a) nënkategoria A, që është “zona e mbrojtur”, e menaxhuar kryesisht për qëllime shkencore ose “rezervat shkencor”, që ruhet dhe menaxhohet për qëllime shkencore dhe mbrojtjen tërësore të botës së gjallë. Në Shqipëri përfaqësohet nga Lugina e Gashit dhe Rrajca, me sipërfaqe përkatësisht 3,000 ha dhe 4,700 ha. b) nënkategoria B, që është “zonë e mbrojtur”, e menaxhuar kryesisht për mbrojtjen e natyrëssë egër ose “rezervë strikte natyrore”, që ruhet e menaxhohet në mënyrë të atillë që të ruajnë gjendjen e tyre natyrore (Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, 2017). 2. Kategoria II – Park Kombëtar. Zona të gjera tokësore ose ujore, me vlera të larta ekologjike dhe rekreative. Shqipëria ka 12 parqe kombëtare, që zënë rreth 10.9% të territorit (p.sh., Thethi, Lura, Divjakë-Karavasta, Prespa). 3. Kategoria III – Monument natyror. Element natyror i veçantë (p.sh., burime karstike, formacione shkëmbore). Aktualisht janë shpallur 718 monumente natyrore. 4. Kategoria IV – Rezervë e menaxhuar e natyrës. Zona që i nënshtrohet ndërhyrjeve aktive për ruajtjen e habitateve ose specieve. Shqipëria ka 23 rezerva të menaxhuara. 5. Kategoria V – Peizazh i mbrojtur tokësor/detar. Zona ku bashkëveprimi i njeriut me natyrën ka krijuar vlera estetike dhe kulturore. Janë shpallur 11 peizazhe të mbrojtura, përfshirë Vjosë–Nartë dhe Liqeni i Pogradecit. 6. Kategoria VI – Zonë e mbrojtur e burimeve të menaxhuara. Synon përdorimin e qëndrueshëm të ekosistemeve natyrore, duke kombinuar konservimin me prodhimin e burimeve natyrore (IUCN, Guidelines for Applying Protected Area Management Categories., 2013). 4.2. Kategoritë e tjera të rrjetit kombëtar Përveç kategorive bazë, rrjeti përfshin: -Zona Ramsar (4 ligatina me rëndësi ndërkombëtare, p.sh., Karavasta, Butrinti). -Rezervë Biosfere (Shebenik-Jabllanicë, pjesë e rrjetit UNESCO). -Zona të rëndësishme për shpendët (IBA1) dhe zona Emerald, të lidhura me Konventën e Bernës. 4.3. Shtrirja dhe dinamika Sipas EEA (European Environment Agency, 2025), rrjeti i zonave të mbrojtura në Shqipëri është zgjeruar nga 21.7% e territorit në 2012 në 23.1% në 2022, duke përfshirë 767 zona me 1 IBA (Important Bird and Biodiversity Area) ose Zonë e Rëndësishme për Shpendët dhe Biodiversitetin është një zonë e identifikuar duke përdorur një sërë kriteresh të pranuara ndërkombëtarisht si e rëndësishme globalisht për ruajtjen e popullatave të shpendëve. IBA u zhvillua dhe vendet identifikohen nga BirdLife International. Ka mbi 13,000 IBA në të gjithë botën. 1st SMPA-EU — Tetor 2025 Libri i Artikujve/Book of Proceedings 70 of 199
status të ndryshëm (parqe kombëtare, peizazhe të mbrojtura, rezervate, monumente natyrore). Ky zgjerim lidhet me krijimin e Parkut Kombëtar të Lumit Vjosa dhe peizazheve të reja të mbrojtura si Pishë Poro–Nartë. Megjithë përparimin, rrjeti përballet me sfida si: Presioni nga ndërtimet dhe ndryshimet ligjore që lejojnë investime në parqe kombëtare (Ligj Nr. 21/2024, Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin Nr. 81/2017 “Për zonat e mbrojtura”, 2024). Mungesa e digjitalizimit dhe monitorimit të standardizuar për menaxhimin adaptiv (European Environment Agency, 2025). Nevoja për harmonizim me udhëzimet e IUCN për të shmangur cenimin e kategorive I dhe II. Tipologjia e zonave të mbrojtura në Shqipëri reflekton një sistem të integruar, të bazuar në standardet ndërkombëtare të IUCN, por i ndikuar nga dinamika ligjore dhe socio-ekonomike. Për të ruajtur integritetin ekologjik dhe për të përmbushur objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm, kërkohet forcimi i kuadrit ligjor, digjitalizimi i menaxhimit dhe rritja e kapaciteteve për monitorim dhe edukim mjedisor. 5. Turizmi në zonat e mbrojtura të Shqipërisë 5.1. Rritja e vizitorëve në zonat natyrore në Shqipëri (2020–2024) Turizmi në zonat e mbrojtura ka përjetuar një zhvillim të ndjeshëm në Shqipëri gjatë periudhës 2020–2024, duke reflektuar një tendencë të qartë drejt ekoturizmit dhe turizmit të qëndrueshëm. Ky zhvillim është ndikuar nga faktorë të shumtë, përfshirë ndryshimet në sjelljen e turistëve pas pandemisë COVID-19, investimet në infrastrukturë, promovimi institucional dhe rritja e ndërgjegjësimit për ruajtjen e biodiversitetit. Në këtë analizë, trajtohet dinamika e vizitorëve në zonat natyrore të Shqipërisë, duke u mbështetur në të dhëna statistikore dhe burime zyrtare. Viti 2020 shënoi një pikë kthese në ardhjen e turistëve. Kufizimet e udhëtimit dhe nevoja për distancim social orientuan vizitorët drejt destinacioneve të hapura dhe larg turmave. Zonat e mbrojtura, si parqet kombëtare dhe monumentet natyrore, u bënë alternativa tërheqëse për pushime të sigurta dhe relaksuese. Në vitet 2020–2021, për shkak të kufizimeve ndërkombëtare, u rrit ndjeshëm numri i vizitorëve vendas. Kjo tendencë u mbështet nga fushata promovuese që nxitën eksplorimin e natyrës shqiptare dhe trashëgimisë mjedisore. Pozitivisht në përvojën e vizitorëve dhe nxitjen për rikthimin e tyre kanë ndikuar investimet në sinjalistikë, shtigje ecjeje, qendra pritjeje dhe përmirësimi i aksesit rrugor, masa këto që kanë lehtësuar vizitën në zonat e mbrojtura (MTM, Buletini Dhjetor 2024, 2025). Sipas të dhënave të publikuara në fillim të vitit 2025, Shkodra ka qenë destinacioni më i frekuentuar në zonat e mbrojtura, falë liqenit të Shkodrës, Parkut Kombëtar të Thethit dhe Tabela 1. Numri i vizitorëve në zonat e mbrojtura në Shqipëri (2020–2024) Viti Numri i vizitorëve Ndryshimi vjetor (%) 2020 2.1 milionë - 2021 2.8 milionë 33% 2022 3.6 milionë 28.5% 2023 4.5 milionë 25% 2024 5.5 milionë 22% Burimi: (MTM, Buletini Dhjetor 2024, 2025) Figura 1. Ndryshimi vjetor në % i vizitorëve në zonat natyrore (2020–2024) Burimi: Tabela 1. 33% 28.50% 25% 22% 2.8 milionë 3.6 milionë 4.5 milionë 5.5 milionë 2021 2022 2023 2024 1st SMPA-EU — Tetor 2025 Libri i Artikujve/Book of Proceedings 71 of 199
atraksioneve të tjera natyrore. Ndërkohë, zona si Divjaka-Karavasta dhe Llogara kanë përjetuar rritje të ndjeshme të vizitorëve për shkak të biodiversitetit dhe peizazheve të veçanta (MTM, Buletini Dhjetor 2024, 2025). Megjithëse rritja është e qëndrueshme, sektori përballet me disa sfida: Menaxhimi i mbingarkesës turistike në periudha të caktuara, që mund të dëmtojë ekosistemet. Mungesa e të dhënave të detajuara për profilin e vizitorëve, që kufizon planifikimin strategjik. Nevoja për edukim mjedisor dhe ndërgjegjësim për ruajtjen e biodiversitetit. Rritja e vizitorëve në zonat natyrore të Shqipërisë gjatë viteve 2020–2024 është një tregues i qartë i potencialit të madh që ka turizmi natyror për zhvillimin ekonomik dhe ruajtjen e trashëgimisë natyrore. Me një strategji të qëndrueshme dhe bashkëpunim ndërinstitucional, Shqipëria mund të pozicionohet si një lider rajonal në ekoturizëm. Kjo rritje nuk është vetëm statistikore, por përfaqëson një ndryshim kulturor në mënyrën se si qytetarët dhe vizitorët ndërveprojnë me natyrën. 5.2. Profilizimi i turistëve në zonat e mbrojtura të Shqipërisë Turizmi natyror në Shqipëri ka njohur një rritje të ndjeshme gjatë dekadës së fundit, duke e pozicionuar vendin si një destinacion të rëndësishëm për vizitorë vendas dhe të huaj. Zonat e mbrojtura, janë kthyer në polin kryesor të ekoturizmit, duke tërhequr mbi 4.5 milionë vizitorë në vitin 2023 (MTM, Buletini Dhjetor 2024, 2025). Megjithatë, profili i turistëve që frekuentojnë këto zona ndryshon ndjeshëm midis vizitorëve vendas dhe atyre ndërkombëtarë, si në motivacion, sjellje konsumi, kohëzgjatje qëndrimi dhe preferenca për destinacionet. Sipas të dhënave të INSTAT dhe Buletineve të Turizmit, hyrjet e shtetasve të huaj në Shqipëri kanë arritur nivele rekord 9.54 milionë në vitin 2023 dhe rreth 11.6 milionë në vitin 2024 (ALTAX, 2024) (INSTAT, Statistikat e Turizmit, 2025). Nga ana tjetër, udhëtimet e popullsisë vendase për qëllime turistike brenda vendit janë rreth 3 milionë në vit, me një përqendrim të lartë në sezonin veror (INSTAT, Turizmi në Shifra – Shqipëria 2022, 2023). Në zonat e mbrojtura, raporti vendas/huaj është i luhatshëm sipas tipologjisë së destinacionit: Parqet Kombëtare (p.sh., Thethi, Valbona, Divjakë-Karavasta) tërheqin një përqindje më të lartë të turistëve nga jashtë vendit, veçanërisht nga Kosova, Italia, Polonia dhe Gjermania (INSTAT, Statistikat e Turizmit, 2025). Monumentet e Natyrës dhe rezervatet ligatinore (p.sh., Syri i Kaltër, Ujërat Termale të Bënjës) vizitohen kryesisht nga vendasit, shpesh si udhëtime ditore ose fundjavore (MTM, Buletini mujor - Dhjetor 2024, 2025). Turistët vendas udhëtojnë kryesisht për pushime afatshkurtra, vizita familjare dhe aktivitete rekreative me kosto të ulët. Shpenzimet mesatare për një qëndrim 2–3 ditor janë rreth 50–70 euro, me preferencë për bujtina dhe akomodim informal (ALTAX, 2024). Tabela 2. Vizitorët në zonat e mbrotura të shpërndarë sipas qarqeve në Shqipëri për vitet 2023-2024. Vizitorët në zonat e mbrojtura Qarku Vizitorët në total 2023 2024 Ndryshimi në % Tirana 206224 173,326 -16% Vlora 762,450 805,111 6% Lezhë 223,393 217,907 -2% Gjirokastër 98,116 135,063 38% Kukës 246,491 220,345 -11% Korçë 461,298 1,029,048 123% Berat 187,115 380,598 103% Elbasan 116,302 191,059 64% Shkodër 1,093,120 1,331,547 22% Dibër 56,547 70,228 24% Fier 844,740 626,748 -26% Durrës 273,100 384,750 41% Totali 4,568,896 5,565,730 22% Burimi: (MTM, Buletini Dhjetor 2024, 2025) 1st SMPA-EU — Tetor 2025 Libri i Artikujve/Book of Proceedings 72 of 199
Turistët e huaj, veçanërisht ata nga Europa Qendrore dhe Perëndimore, kanë motivacion të lidhur me natyrën, aventurën dhe kulturën lokale. Ata shpenzojnë mesatarisht 360 euro për një qëndrim 5-ditor, duke zgjedhur struktura akomoduese të formalizuara dhe aktivitete të organizuara (WTTC, Albania Travel & Tourism Economic Impact Factsheet, 2025) (ALTAX, 2024). Të dy segmentet janë të ndikuara nga sezonaliteti, por me dallime të qarta: Vendasit përqendrohen në muajt korrik–gusht, me vizita ditore në zonat natyrore pranë qendrave urbane. Të huajt zgjedhin periudha më të gjata, duke shtrirë sezonin nga maji deri në shtator dhe duke kontribuar në zgjatjen e sezonit turistik (UNWTO, 2023). Mesatarisht, një vizitor i huaj qëndron 3 netë në strukturat akomoduese, ndërsa një vizitor vendas shpesh nuk kalon më shumë se një natë (INSTAT, Turizmi në Shifra – Shqipëria 2022, 2023). Turistët vendas preferojnë destinacionet e aksesueshme me rrugë tokësore dhe me kosto të ulët: Mali i Dajtit, Kanionet e Osumit, Syri i Kaltër. Turistët e huaj orientohen drejt parqeve kombëtare me infrastrukturë për hiking dhe birdwatching në Theth, Valbonë, Divjakë-Karavasta, Prespa (MTM, Buletini Dhjetor 2024, 2025). Rritja e fluksit të turistëve të huaj ka sjellë një transformim gradual të ofertës në zonat e mbrojtura, shtim të bujtinave të certifikuara, shtim të guidave të specializuara dhe aktivitete të qëndrueshme (MTM, Buletini Dhjetor 2024, 2025). Megjithatë, informaliteti mbetet i lartë në segmentin vendas, duke kufizuar potencialin ekonomik dhe cilësinë e shërbimit (ALTAX, 2024). Profilizimi i turistëve në zonat e mbrojtura shqiptare tregon dy segmente me sjellje të ndryshme, por me potencial komplementar. Vendasit sigurojnë vazhdimësi të vizitave, ndërsa të huajt sjellin të ardhura më të larta dhe zgjatje të sezonit. Menaxhimi i integruar dhe politikat e targetuara janë çelësi për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit natyror. 6. Kontributi ekonomik i turizmit natyror në Shqipëri Turizmi natyror, i përqendruar kryesisht në zonat e mbrojtura, është shndërruar në një nga motorët kryesorë të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë. Ky segment turistik, i bazuar në vlerat ekologjike dhe peizazhet e ruajtura, ka rritur ndjeshëm ndikimin e tij në Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB), punësim dhe të ardhura valutore. Sipas INSTAT dhe Bankës së Shqipërisë, turizmi në tërësi kontribuoi me rreth 21% të PBB-së në vitin 2023, ndërsa për vitin 2024 të ardhurat nga turizmi arritën shifrën rekord prej 5 miliardë euro, me një rritje prej 19.6% krahasuar me vitin e mëparshëm (ALTAX, 2024). Edhe pse nuk ka një ndarje të detajuar të të ardhurave vetëm nga turizmi natyror, indikatorët indirektë tregojnë se zonat e mbrojtura përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të ofertës turistike. Në vitin 2023, mbi 4.5 milionë vizitorë frekuentuan parqet kombëtare, rezervatet dhe monumentet natyrore (MTM, Buletini Dhjetor 2024, 2025). Ky fluks gjeneron të ardhura përmes tarifave të hyrjes, shërbimeve të guidave, akomodimit dhe gastronomisë lokale. Studimet e World Bank tregojnë se turizmi i bazuar në natyrë ka një efekt shumëzues ekonomik, ku për çdo euro të shpenzuar nga turisti mund të gjenerohet deri në dyfishin e saj në ekonominë lokale përmes zinxhirit të vlerës (World Bank, 2025). Bilanci neto i turizmit për vitin 2023 arriti në 1.84 miliardë euro, duke mbuluar mbi 40% të deficitit tregtar të mallrave (MTM, Statistika ekonomike për turizmin, 2024). Shpenzimet e turistëve të huaj në Shqipëri gjatë vitit 2023 kapën vlerën 4.2 miliardë euro, ndërsa në vitin 2024 kjo shifër u rrit në 5 miliardë euro. Mesatarisht, një turist i huaj shpenzon rreth 426 euro për qëndrim, ndërsa turistët vendas kanë shpenzime dukshëm më të ulëta (ALTAX, 2024). Turizmi, përfshirë komponentin natyror, gjeneroi mbi 269 mijë vende pune në vitin 2023, që përbën rreth 20% të totalit të punësimit në vend (WTTC, Travel & Tourism, Economic Impact 2024, Albania, 2024). Ky sektor ka potencial të lartë për punësim indirekt përmes 1st SMPA-EU — Tetor 2025 Libri i Artikujve/Book of Proceedings 73 of 199
aktiviteteve të lidhura si transporti, gastronomia dhe artizanati lokal. Investimet në infrastrukturë turistike, vërehet se po ndikojnë në një akses në rritje në zonat natyrore dhe po zgjerojnë sezonin turistik. Turizmi natyror ka një ndikim të drejtpërdrejtë në ekonomitë rurale, duke gjeneruar të ardhura për bujtinat, prodhimet agro-ushqimore dhe shërbimet e guidave. Raste studimore si Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë tregojnë se turizmi natyror është një instrument për integrimin rajonal dhe reduktimin e pabarazive territoriale (Sallja, 2023) Megjithë rritjen e të ardhurave, vërehet se turizmi natyror përballet me sfida, si: Sezonaliteti i lartë, pasi mbi 80% e vizitave ndodhin gjatë 4 muajve të verës, duke krijuar boshllëk ekonomik për pjesën tjetër të vitit (ALTAX, 2024). Informaliteti që sjel si pasojë reduktimin e të ardhurave fiskale dhe ndikimin e drejtpërdrejtë në PBB. Presioni mjedisor shoqëruar me mungesa të menaxhimit të qëndrueshëm rrezikon degradimin e habitateve, duke cenuar vetë bazën e turizmit natyror (UNEP, In Albania, coupling ecotourism with conservation for economic growth , 2025). Turizmi natyror është një burim i rëndësishëm i të ardhurave dhe punësimit në Shqipëri, me potencial për të gjeneruar zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe social. Megjithatë, përfitimi i plotë kërkon politika të integruara që balancojnë rritjen ekonomike me ruajtjen e mjedisit dhe reduktimin e informalitetit. 7. Konfliktet mes turizmit masiv dhe ruajtjes së natyrës në Shqipëri Shqipëria, me një biodiversitet të pasur dhe peizazhe të veçanta, ka zgjeruar rrjetin e zonave të mbrojtura në rreth 23% të territorit (UNEP, In Albania, coupling ecotourism with conservation for economic growth , 2025). Ky zgjerim synon ruajtjen e ekosistemeve dhe promovimin e turizmit të qëndrueshëm. Megjithatë, rritja e shpejtë e turizmit masiv, e nxitur nga politika zhvillimore dhe investime infrastrukturore, ka krijuar tensione të dukshme midis objektivave ekonomike dhe ruajtjes së natyrës (IUCN, IUCN Congress votes in favor of Motion 130, 2025). 7.1. Konteksti ligjor dhe ndryshimet e fundit. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) është institucioni kryesor për zbatimin e legjislacionit mbi zonat e mbrojtura është, e themeluar në vitin 2015 dhe që operon në varësi të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. AKZM ka për detyrë të hartojë dhe zbatojë planet e menaxhimit për çdo zonë të mbrojtur, të monitorojë gjendjen ekologjike, të koordinojë veprimtaritë turistike dhe të sigurojë përfshirjen e komuniteteve lokale në ruajtjen e burimeve natyrore. Ky institucion bashkëpunon me drejtoritë rajonale të mjedisit, njësitë e qeverisjes vendore dhe organizatat joqeveritare për zbatimin e projekteve të ruajtjes dhe promovimin e turizmit të qëndrueshëm. Ajo gjithashtu është përgjegjëse për raportimin e progresit ndaj institucioneve ndërkombëtare dhe për përmbushjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm. Menaxhimi i zonave të mbrojtura në Shqipëri është i strukturuar mbi një kornizë ligjore dhe institucionale që synon ruajtjen e biodiversitetit, promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe përmbushjen e detyrimeve ndërkombëtare për mbrojtjen e natyrës. Në dekadën e fundit, kjo kornizë ka pësuar ndryshime të rëndësishme, duke reflektuar nevojat për modernizim, harmonizim me direktivat e Bashkimit Evropian dhe përballimin e sfidave të zhvillimit territorial. Ligji nr. 81/2017 “Për zonat e mbrojtura”, i ndryshuar me ligjin nr. 21/2024, parashikon përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore. Por amendimet e vitit 2024 lejojnë ndërtimin e infrastrukturës turistike të ekselencës (resorte luksoze, aeroporte) brenda parqeve kombëtare, duke krijuar një precedent të rrezikshëm për degradimin e habitateve (Ligji nr. 21/2024). Ky ndryshim është cilësuar nga ekspertët si në kundërshtim me standardet e IUCN 1st SMPA-EU — Tetor 2025 Libri i Artikujve/Book of Proceedings 74 of 199
dhe angazhimet ndërkombëtare për mbrojtjen e biodiversitetit (IUCN, IUCN Congress votes in favor of Motion 130, 2025). 7.2. Forma kryesore e konflikteve dhe pasojat mjedisore dhe sociale. Pavarësisht arritjeve që Shqipëria ka shënuar në përmirësimin e legjislacionit ende vërehen forma të konflikteve midis nevojës për shfrytëzimin e natyrës dhe mbrojtjes së ekosistemeve natyrore. Disa nga format kryesore të shfaqes së këtyrë konflikteve kanë qenë: 1. Urbanizimi i zonave të mbrojtura - Projekte si Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës në peizazhin e mbrojtur Vjosë–Nartë dhe resortet luksoze në ishullin e Sazanit janë shembuj të shkeljes së parimeve të mbrojtjes së mjedisit. Këto ndërhyrje fragmentojnë habitatet, rrisin ndotjen dhe cenojnë ekuilibrin ekologjik. Si një rast i tillë ndërtimi iI këtij aeroporti është denoncuar edhe nga shoqatat mjedisore (Karaj, 2025). 2. Presioni mbi burimet ujore dhe ligatinat - Marrja e ujit nga degët e Vjosës për ujësjellësin e Himarës dhe reduktimi i sipërfaqeve të ligatinave për zhvillime turistike rrezikon speciet e mbrojtura dhe shërbimet ekosistemike (EcoAlbania, 2022). 3. Mbingarkesa turistike - Zonat si Syri i Kaltër, Divjakë-Karavasta dhe Alpet e Shqipërisë përballen me flukse vizitorësh që tejkalojnë kapacitetin mbajtës, duke shkaktuar erozion, ndotje dhe humbje të biodiversitetit (MTM, Buletini Dhjetor 2024, 2025). Ndërhyrjet pa kriter kanë sjellë disa pasojat mjedisore dhe sociale, si: Degradim të habitateve - Ndërtimet masive dhe rrugët e reja fragmentojnë ekosistemet, duke rrezikuar speciet endemike (MTM, Dokumenti i Politikave Strategjike për Mbrojtjen e Biodiversitetit, 2015). Humbje të vlerave kulturore - Transformimi i peizazheve natyrore për turizëm luksoz cenon autenticitetin e destinacioneve dhe traditat lokale. Konflikte me komunitetet - Projekte të mëdha shpesh realizohen pa konsultim publik, duke krijuar tensione sociale dhe protesta. Konfliktet mes turizmit masiv dhe ruajtjes së natyrës në Shqipëri janë rezultat i një paradigme zhvillimore që favorizon investimet afatshkurtra ndaj qëndrueshmërisë. Për të shmangur degradimin e pasurive natyrore, është e domosdoshme rivendosja e standardeve ndërkombëtare, forcimi i kuadrit ligjor dhe orientimi drejt turizmit të qëndrueshëm, ku natyra mbrohet si aset strategjik dhe jo si pengesë për zhvillim. Organizata si IUCN dhe EuroNatur kanë paralajmëruar se Shqipëria po sakrifikon natyrën për turizmin masiv, duke minuar angazhimet për integrimin në BE dhe objektivat e klimës (IUCN, IUCN Congress votes in favor of Motion 130, 2025). Mocioni 130 i Kongresit Botëror të IUCN (2025) kërkon ndalimin e projekteve të mëdha infrastrukturore në zonat e kategorisë I dhe II, duke theksuar se “zonat e mbrojtura ekzistojnë për t’u ruajtur, jo për zhvillim masiv”. Raportet e UNEP (United Nation Environment Programme) dhe Strategjia Kombëtare e Turizmit 2025–2030 sugjerojnë integrimin e parimeve të qëndrueshmërisë përmes: Zhvillimit të ekoturizmit me infrastrukturë të lehtë dhe aktivitete me ndikim të ulët (rafting, hiking, birdwatching); Menaxhimit të kapacitetit mbajtës përmes digjitalizimit të rezervimeve dhe tarifave diferencuese; dhe Përfshirjes së komuniteteve lokale në vendimmarrje dhe përfitime ekonomike (UNEP, In Albania, coupling ecotourism with conservation for economic growth , 2025) (MTM, Strategjia Kombëtare për Zhvillimin e Turizmit 2025–2030 dhe të planit të veprimit, 2025) 8. Gjetjet kryesore dhe sugjerimet Për evidentimin e gjetjeve dhe dhënien e sugjerimeve në punim janë pasur parasysh: analiza e të dhënave, identifikimi i sfidave, rëndësia e bashkëpunimit, politikat e menaxhimit, promovimi i trashëgimisë natyrore si dhe i kulturës e traditave lokale dhe vlerësimi i ndikimeve për një zhvillimi turistik të qëndrueshëm. Gjatë realizimit të punë studimore në 1st SMPA-EU — Tetor 2025 Libri i Artikujve/Book of Proceedings 75 of 199