scieee AI-readable full text Open interactive document viewer

MBIVENDOSJET HAPËSINORE MIDIS ZONAVE USHTARAKE DHE ATYRE TË MBROJTURA: RASTI I BAZËS SË PASHALIMANIT (VLORË, SHQIPËRI)

Sinani, Tomorr; Pulaj, Ylli; Laci, Sabri

Abstract

This article is part of the Book of Proceedings of the INTERNATIONAL SCIENTIFIC CONFERENCE “MAIN CHALLENGES OF SUSTAINABLE MANAGEMENT OF ALBANIAN PROTECTED AREAS ACCORDING TO EU DIRECTIVES AND REGULATIONS / 1st SMPA-EU” me DOI: https://doi.org/10.5281/zenodo.17476890. Botues: RUR.AL

Full text

MBIVENDOSJET HAPËSINORE MIDIS ZONAVE USHTARAKE DHE ATYRE TË MBROJTURA: RASTI I BAZËS SË PASHALIMANIT (VLORË, SHQIPËRI) PhD.c. Tomorr SINANI Fakulteti i Shkencave Teknike dhe Natyrore, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë PhD.c. Ylli PULAJ Kolegji i Mbrojtjes dhe Sigurisë, Ministria e Mbrojtjes, Tiranë Prof. dr. Sabri LAÇI Departamenti i Gjeografisë, FHF, Universiteti i Tiranës *[email protected] ABSTRAKT Shqipëria është vend ballkanik dhe mesdhetar, me pozitë strategjike në rrugëkalimet detare dhe tokësore që lidhin Perëndimin me Lindjen. Që nga antikiteti, mesjeta, periudha e Luftës së Ftohtë e deri më sot, disa limane të Shqipërisë janë përdorur për ndërtimin e skelave dhe porteve për qëllime ushtarake dhe tregtare. Historia e bazave ushtarake detare (BUD) nga Saranda, në Porto Palermo, Pashaliman, Sazan, Durrës, Porto Romano e deri në Shëngjin, është materiale dhe e dokumentuar, por pak e njohur nga publiku i gjerë. Trashëgimia ushtarako-detare e Shqipërisë përfaqëson një potencial thuajse të pashfrytëzuar për turizmin historik dhe kulturor. Ndër BUD-të e Shqipërisë dallohet Pashalimani, ndërtuar nga romakët në Orikun antik (pranë Vlorës), rindërtuar në mesjetë nga turqit (e quajtën Limani i Pashait), rindërtuar me financim të ish-Bashkimit Sovjetik gjatë viteve ’50 të shek. XX, sipas teknikave të kohës dhe e pajisur me mjete lundrimi dhe armatime moderne, shkatërruar më 1997 (mbijetoi Nëndetësja 105) dhe restauruar me financime të Turqisë më 1998. Pas përshtatjes për nevojat kombëtare, kjo bazë u bë simbol i Forcave Ushtarake Detare të RSH-së dhe pikë e rëndësishme gjeopolitike në Adriatik. Në strukturat e saj ruhen elemente të arkitekturës ushtarake, tunele nëntokësore, infrastrukturë detare dhe mjete që pasqyrojnë teknologjinë dhe strategjitë mbrojtëse të shek. XX. Meqenëse BUD-ja Pashaliman ndodhet në zonë të mbrojtur detare dhe tokësore, marrëdhëniet e saj me subjektet që përdorin të njëjtën hapësirë janë specifike dhe lypset të rregullohen me ligje, akte nënligjore, rregullore dhe marrëveshje të veçanta. Përmes aplikimit të metodave të analizës historike-krahasuese dhe të vlerësimit hapësinor është bërë identifikimin e mënyrave të ruajtjes, interpretimit dhe promovimit të trashëgimisë historike të Pashalimanit, si dhe prezantimi i rolit së saj në mbrojtjen detare të Shqipërisë, si vend anëtar i NATO-s. Pashalimani është dëshmi e përdorimit ciklik si bazë ushtarake dhe kantier i ndërtimit të anijeve ushtarake, që nga antikiteti, deri në ditët e sotme. Duke u ndërthurur historia e tij me trashëgiminë natyrore dhe kulturore të territorit të Njësisë Administrative Orikum, krijojnë një model i integrimi, mbi të cilin duhet të bazohet zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm. Kështu, krahas çështjes së mbivendosjes hapësinore, studimi ka për qëllim evidentimin e vlerave historiko-kulturore të kësaj BUD-je dhe prezantimin e mundësive për transformimin e saj në atraksion turistik – komponent i ofertës turistike të Orikumit. Përmes një qasjeje që ndërthur mbrojtjen e trashëgimisë me zhvillimin lokal, propozohet një vizion për Pashalimanin si muze i hapur detar dhe qendër edukative-turistike, që mund të kontribuojë në diversifikimin e ofertës natyrore dhe historiko-kulturore të Rivierës Shqiptare, si dhe në rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve për historinë detare të vendit. Fjalë kyçe: BUD Pashaliman, zonë e mbrojtur, mbivendosje hapësinore, bashkëqeverisje, zhvillim i qëndrueshëm. 1st SMPA-EU — Tetor 2025 Libri i Artikujve/Book of Proceedings 164 of 199 Botuar në Librin e Artikujve (Book of Proceedings) të Konferencës Shkencore Ndërkombëtare "Sfidat kryesore të menaxhimit të qendrueshëm të zonave të mbrojtura në Shqipëri sipas Direktivave dhe Rregulloreve të BE-së / 1st SMPA-EU", fq.164–176. DOI: https://doi.org/10.5281/zenodo.17754338, organizuar në kuadër të Modulit Jean Monnet “Albanian Protected Areas in the Frame of EU Integration: ALPAsEU”, financuar nga BE. ISBN: 9789928488602; e-ISBN: 9789928488633 dhe DOI:https://doi.org/10.5281/zenodo.17476890. Botues: RUR.AL Konferenca u organizua në bashkëpunim me Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë, Shqipëri. 18 tetor 2025 1. Hyrje Bashkëjetesa midis zonave ushtarake dhe atyre të mbrojtura përbën një sfidë të përhershme e të vështirë në menaxhimin e territorit, sidomos në vende si Shqipëria, ku trashëgimia e infrastrukturave ushtarake të periudhës së Luftës së Ftohtë ndërthuret me proceset e reja të mbrojtjes së biodiversitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Qasja ndaj tyre, si gjatë procesit të shpalljes së zonave të mbrojtura, ashtu edhe në kushtet e ushtrimit të veprimtarive përmirësuese e mbrojtëse nuk është aspak e thjeshtë, pasi lypset që institucionet civile dhe ato të mbrojtjes të bëjnë kompromise, veçanërisht në rastet kur ka mbivendosje të funksioneve dhe kompetencave të palëve, duke krijuar një mozaik kompleks të përdorimeve të tokës, ruajtjes së trashëgimisë, mbrojtjes së mjedisit dhe respektimit të prioriteteve gjeostrategjike. Në këtë kontekst, rasti i Bazës Ushtarake të Pashalimanit, e cila ndodhet brenda Zonës së Mbrojtur të Karaburunit (Karaburuni ka statusin “Peizazh Natyror i Menaxhuar”, Kategoria IV, ndërsa ekosistemi natyror detar, pranë gadishullit të Karaburunit dhe ishullit të Sazanit, me sipërfaqe të përgjithshme 12.570.82 ha, ka statusit “Park Kombëtar Detar”)1, paraqet një shembull të veçantë të ndërthurjes hapësinore ndërmjet infrastrukturës ushtarake dhe zonave të mbrojtura detare dhe bregdetare. Foto 1. Baza Ushtarake Detare e Pashalimanit2 Ndërkohë, prania e ushtrisë ka kontribuar në ruajtjen e një pjese të madhe të ekosistemeve nga presioni turistik apo ndërtimor, mungesa e qasjes publike dhe kufizimet e aktivitetit civil kanë penguar zbatimin e plotë të politikave për menaxhim të integruar dhe zhvillim të qëndrueshëm, siç parashikohet nga Rrjeti Kombëtar i Zonave të Mbrojtura dhe direktivat e BE-së (Natura 2000). Studimi merr rëndësi të veçantë në stadin e tanishëm të rrugëtimit të Shqipërisë për në BE, kur asaj i duhet të zgjerojë sipërfaqen e zonave të mbrojtura dhe të përafrojë standardet e kujdesit ndaj tyre me ato të vendeve të zhvilluara. Në këtë fazë dhe në vazhdim kërkohet që menaxhimi i territoreve të ndjeshme të mbështetet në qasje ndërsektoriale, bashkëpunim institucional dhe përdorim të qëndrueshëm të burimeve natyrore. Përmes analizës GIS, përdorimit të të dhënave satelitore, hartëzimit historik dhe rishikimit të dokumenteve ligjore e planifikuese, ky kërkim synon të analizojë mënyrën se si kufizimet e 1 VKM Nr.289, datë 28.4.2010. 2 Nezha A., Telegraf, 21.01.2024. 1st SMPA-EU — Tetor 2025 Libri i Artikujve/Book of Proceedings 165 of 199 sigurisë ushtarake dhe objektivat e ruajtjes mjedisore ndërveprojnë në hapësirën ku ndodhet BUD-ja e Pashalimanit. Qëllimi kryesor i këtij studimi është të identifikojë modelet e mbivendosjes hapësinore dhe institucionale, të analizojë pasojat e tyre në menaxhimin mjedisor dhe zhvillimin lokal, si dhe të propozojë korniza bashkëqeverisjeje që mund të sigurojnë një ekuilibër midis mbrojtjes kombëtare dhe ruajtjes së biodiversitetit. Ky rast studimi synon të kontribuojë në krijimin e një paradigme të re për bashkëjetesën midis mbrojtjes ushtarake të territorit dhe ruajtjes ligjore dhe praktike të natyrës, duke reflektuar përvoja të ngjashme evropiane dhe mesdhetare në trajtimin e zonave me përdorim të dyfishtë. 2. Subjektet e përfshira në zonën e studimit Në zonën e studimit përfshihen tre subjekte kryesore, të cilat kanë mbivendosje hapësinore: BUD-ja Pashaliman, “Peizazhi Natyror i Menaxhuar Karaburun”3 dhe “Parku Kombëtar Detar Karaburun-Sazan” 4. BUD-ja Pashaliman5 është ndër dy bazat kryesore të marinës shqiptare6. Ajo ndodhet në fundin jugperëndimor të Gjirit të Vlorës, pranë Orikumit. Limani i Orikut (emri antik) ka qenë i njohur në antikitet si port tregtar i rëndësishëm në Mesdhe7 dhe si kantier ku prodhoheshin anije ushtarake dhe transporti. Në Mesjetë u përdor nga turqit, të cilët e quajtën Pasha Liman (Limani i Pashait). Pashalimani u bë i njohur në arenën ndërkombëtare kur, pas themelimit të Traktatit të Varshavës në vitin 1955, në të cilin Shqipëria ishte anëtare themelues, Bashkimi Sovjetik solli aty 12 nëndetëse, lloje të tjera anijesh luftarake dhe armatime8. Në tetor të vitit 19579, me rastin e vizitës së Ministri i Mbrojtjes së BRSS në Shqipëri, u vendos që Gjiri i Pashalimanit të kthehej në port dhe bazë ushtarake e Flotës Detare RSH-së. Pas përmbysjes së regjimit socialist totalitar, BUD-ja Pashaliman degradoi, deri sa në rebelimin e vitit 1997, u shkatërrua. Më 1998, BUD-ja u rinovua nga Forcat Ushtarake Detare të Turqisë (shtet anëtar i NATO-s), si pjesë e një marrëveshjeje shqiptaro-turke10., ndërsa më pas u pasurua me anije të Flotës Ushtarake të SHBA-së dhe Italisë, si dhe u shndërrua në kantier për ndërtimin e anijeve ushtarake. Ky funksion pritet të zgjerohet në zbatim të marrëveshjes së qeverisë shqiptare me atë italiane, të nënshkruar në Romë, më 13.11.2025. Forca Detare të Pashalimanit kanë për detyrë të sigurojë dhe të mbrojë hapësirën detare territoriale dhe bregdetin shqiptar, duke kryer operacione të përbashkëta me strukturat e Forcave të Armatosura dhe të NATO-s në drejtimet e kërcënuara. Gadishulli i Karaburunit ka statusin “Rezervat Natyror i Menaxhuar”, Kategoria IV11. Përfaqëson një hapësirë malore relativisht të madhe (17.490,7 ha), me potenciale të rëndësishme për biodiversitetin dhe zhvillim ekonomik e turistik. Dallohet për varietetin e peizazheve, që i 3 https://telegraf.al/aktualitet/orikumi-karaburuni/, 22 Korrik, 2012. 4 https://sq.wikipedia.org/ 5 Turqisht: Paşaliman. 6 Tjetra ndodhet në Durrës. 7 Shumica e burimeve i përmbahen tezës se qyteti i Orikut (Oricon) është përmendur për herë të parë nga gjeografi dhe historiani grek Skylakis (shek. VI-V p.e.s.) në veprën “Lundrimi”, si port detar në Jon dhe Adriatik. 8 Forcat Detare u pajisjen me silurhedhëse, minaheqëse, gjuajtës detar dhe anije ndihmuese të llojeve të ndryshme. Më 14 shkurt 1954, u krijua Skuadrilja e Katrave Silurues me vendbazim në ishullin e Sazanit. 9 Më 21 shtator 1958, filloi aktivitetin Njësia e Nëndetëseve, një nga më specialet dhe më të rëndësishmet për Forcat Detare të RSH-së. 10 Marrëveshje për bashkëpunimi ushtarak shqiptaro-turk, e nënshkruar në vitin 1992, e cila përfshinte rindërtimin e BUD-së Pashaliman nga Turqia, si dhe të drejtën e përdorim të saj nga Marina Turke. 11 VKM Nr. 60, datë 26.1.2022. 1st SMPA-EU — Tetor 2025 Libri i Artikujve/Book of Proceedings 166 of 199 dedikohet pozitës gjeografike, orografisë, hidrografisë, kushteve tokësore dhe klimatike. Makja mesdhetare, me një përzierje interesante të rrënjës, ilqes dhe valanidhit mbulon pjesën më të madhe të shpateve. Në Karaburun gjenden disa nga bimët endemike. Zona përdoret për kullotje, aktivitet që ka formësuar peizazhin. Në Karaburun gjenden habitate të përshtatshme për shumë lloje kafshësh e shpendësh me rëndësie rajonale e kombëtare. Dukuritë karstike janë të dendura dhe shumë interesante. Disa nga shpellat më të bukura janë shpallur monumente natyrore. Parku Kombëtar Detar "Karaburun-Sazan”, i shpallur në vitin 2010, është i vetmi i këtij lloji RSH. Parku përfshin një sipërfaqe detare (ujore) prej 12,428 ha, që shtrihet në trajtë brezi me gjerësi 1,9 km (1 mile) përgjatë brigjeve të gadishullit të Karaburunit dhe ishullit të Sazanit. Parku detar është 16 km (9,9 milje) i gjatë (Fig. 2). Fig. 2 Parku Kombëtar Detar Karaburun-Sazan12 Ishulli i Sazanit është 17 km (11 milje) larg Portit të Vlorës dhe 9 km larg Triportit. Sipërfaqja e tij është 5,7 km2. Distanca ndërmjet Sazanit dhe Karaburunit është 4,8 km, në të ashtuquajturin Mezokanal. Sazani ka reliev të thyer dhe rreth 12 km vijë bregdetare13. Ishulli i Sazanit është zonë ushtarake (Distrikti Verior i BUD-së Pashaliman) e braktisur, që është hapur për publikun në korrik 2015. Ishulli pritet të kthehet plotësisht në zonë turistike, pas ndërtimit aty të një resorti luksoz nga kompania Affinity Partners14. 12 https://sq.wikipedia.org/ 13 https://telegraf.al/ 14 Qeveria shqiptare e ka shpallur këtë investim “strategjik”. Kjo i lejon asaj të ndryshojë klasifikimin e ishullit nga zonë ushtarake në zonë turistike. Qeveria ia ka dhënë Sazanin me qira për 99 vjet Kompanisë Atlantic Incubation Partners LLC, e cila është e lidhur me Affinity Partners. 1st SMPA-EU — Tetor 2025 Libri i Artikujve/Book of Proceedings 167 of 199 Organizatat mjedisore kanë ngritur shqetësime për ndikimin që mund të ketë ky projekt në mjedis dhe në qëndrueshmërinë e truallit. Ato theksojnë mungesën e një studimi të plotë të ndikimit në mjedis dhe kërkojnë sqarime mbi mënyrën e menaxhimit të mbetjeve ushtarake, përfshirë mundësinë e pranisë së eksplozivëve të paçaktivizuar15. 3. Korniza ligjore dhe institucionale Menaxhimi i zonave të mbrojtura dhe përdorimi i territorit për qëllime ushtarake në Shqipëri mbështetet në një kuadër ligjor që në shumë raste është zhvilluar në mënyrë paralele, pa një ndërveprim të drejtpërdrejtë ndërsektorial. Kjo situatë ka sjellë mungesë koherence në përcaktimin e kompetencave dhe në harmonizimin e politikave midis institucioneve që mbulojnë mbrojtjen e mjedisit, mbrojtjen ushtarake kombëtare dhe planifikimin territorial. 2.1 Kuadri kombëtar për zonat e mbrojtura Baza ligjore për zonat e mbrojtura në Shqipëri përcaktohet nga Ligji nr. 81/2017 “Për zonat e mbrojtura”, i cili përditëson dispozitat e mëparshme të Ligjit nr. 8906/2002. Ky ligj përcakton kategoritë e zonave të mbrojtura sipas standardeve të IUCN dhe krijon Rrjetin Kombëtar të Zonave të Mbrojtura, nën administrimin e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM). Sipas nenit 5 të këtij ligji, për çdo veprimtari që mund të ndikojë në gjendjen ekologjike të zonës kërkohet të nxirret leje mjedisore dhe të merret miratimi nga organet përgjegjëse. Për më tepër, në nenin 27 parashikohet ndalimi i ndërtimit dhe i zhvillimeve që cenojnë biodiversitetin, përveç rasteve kur janë pjesë e projekteve të miratuara nga shteti për interes publik. Në rastin e Rezervatit Natyror të Menaxhuar të Karaburunit, i shpallur “Zonë e Mbrojtur” që prej vitit 1977 dhe i përfshirë në rrjetin e zonave bregdetare të menaxhuara16 nga AKZM, kuadri ligjor parashikon ndalim të aktivitetit industrial, ndërtimit të objekteve të reja dhe ndërhyrjeve që prekin vijën bregdetare. Megjithatë, ligji nuk përcakton qartësisht mënyrën e bashkekzistencës të integrimit të infrastrukturave ekzistuese ushtarake brenda këtyre zonave. 2.2 Kuadri ligjor për zonat ushtarake dhe mbrojtjen kombëtare Nga ana tjetër, Ligji nr. 64/2014 “Për Mbrojtjen Kombëtare të RSH-së” dhe aktet nënligjore përkatëse përcaktojnë të drejtën e Ministrisë së Mbrojtjes për të administruar pronat shtetërore që kanë funksion ushtarak. Territoret nën juridiksionin e ushtrisë konsiderohen “zona të sigurisë së lartë” dhe janë të mbyllura për aktivitete civile pa miratim nga autoritetet përkatëse. Kjo ka sjellë kufizime në praktikën e aksesit dhe të përdorimit të territorit, edhe në rastet kur këto territore ndodhen brenda ose pranë zonave të mbrojtura, si në rastin e Pashalimanit. 2.3 Përafrimi me politikat dhe direktivat e Bashkimit Europian Në procesin e përafrimit me legjislacionin e BE-së, RSH-ja ka filluar harmonizimin e politikave të saj të ruajtjes së natyrës me Direktivën 92/43/EEC (Habitats Directive) dhe Direktivën 2009/147/EC (Birds Directive), të cilat përbëjnë bazën e rrjetit Natura 2000. Këto direktiva theksojnë rëndësinë e ruajtjes së habitateve natyrore, duke përfshirë edhe zonat që kanë përdorim të shumëfishtë, për sa kohë nuk cenohet qëndrueshmëria ekologjike e tyre. Në këtë kuadër, BE-ja nxit menaxhimin ndërinstitucional bashkëpunimin midis autoriteteve civile dhe ushtarake për zonat që kanë vlera natyrore, duke përdorur modele si “dual-use areas” apo “military conservation zones”. 15 https://shqiptarja.com/ 16 VKM Nr. 60, datë 26.1.2022. 1st SMPA-EU — Tetor 2025 Libri i Artikujve/Book of Proceedings 168 of 199 2.4 Nevoja për ndërveprim institucional Në kontekstin shqiptar, ende mungon kuadri ligjor dhe një mekanizëm konkret për bashkërendimin e veprimtarisë ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, AKZM-së dhe pushtetit vendor. Në rastin e BUD-së së Pashalimanit, kompetencat ndahen midis administratës së Parkut Kombëtar “Ekosistemi natyror detar, pranë gadishullit të Karaburunit dhe ishullit të Sazanit”, Rezervatit Natyror të Menaxhuar (Gadishulli i Karaburunit) dhe autoriteteve ushtarake, por pa një protokoll bashkëpunimi për menaxhimin e territorit dhe monitorimin e ndikimeve mjedisore. Kjo situatë nxjerr në pah nevojën për një kuadër të ri ligjor e institucional, që të garantojë bashkëqeverisje, transparencë dhe përdorim të qëndrueshëm të territorit, duke u mbështetur në praktikat e vendeve të BE-së ku integrimi i zonave ushtarake në rrjetet e zonave të mbrojtura mjedisore ka prodhuar rezultate pozitive si në ruajtjen e biodiversitetit, ashtu edhe në rritjen e sigurisë territoriale. 3. Materialet dhe metodat Studimi është bazuar në një qasje multidisiplinare dhe integruese, e cila kombinon analizën hapësinore, vlerësimin mjedisor dhe shqyrtimin e dokumenteve ligjore e planifikuese që lidhen me territorin e Pashalimanit dhe Gadishullin e Karaburunit. Synimi kryesor i kësaj metodologjie është të identifikojë mbivendosjet hapësinore midis zonës ushtarake dhe asaj të mbrojtur, si dhe të vlerësojë ndikimet territoriale, mjedisore dhe institucionale që burojnë nga kjo ndërthurje. 3.1 Burimet e të dhënave Të dhënat e përdorura në analizë përfshijnë: • Studimet dhe publikimet e deritanishme mbi zonën dhe çështjet e përfshira në studim. • Modele studimesh të ngjashme, të realizuara në vendet mesdhetare, anëtare të BE-së. • Harta vektoriale të zonave të mbrojtura të siguruara nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM, 2023). • Kufijtë e pronave dhe zonave ushtarake të përftuara nga Agjencia e Pronave të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Qarku i Vlorës. • Të dhënat satelitore Sentinel-2 (Copernicus, 2020–2024) për analizën e mbulesës tokësore (Land Use/Land Cover). • Hartat topografike historike (1:25.000) të periudhës 1960–1985 dhe harta (ortofoto) nga ASIG (Agjencia Shtetërore e Informacionit Gjeohapësinor). • Dokumente planifikimi lokal si Plani i Përgjithshëm Vendor i Bashkisë Orikum (2018) dhe strategjitë kombëtare për zhvillimin e qëndrueshëm të zonave bregdetare (MTM, 2021). • Anketime të specialistëve të mjedisit, ushtarakë, drejtues vendorë dhe banorë të zonës. 3.2 Analiza hapësinore (GIS Analysis) Përpunimi i të dhënave u realizua përmes programeve QGIS 3.32 dhe ArcGIS Pro 2.8, duke përfshirë disa hapa metodologjikë: a. Digjitalizimi i kufijve të bazës ushtarake dhe zonës së mbrojtur nga harta zyrtare. b. Përputhja (georeferencing) e hartave historike me sistemin koordinativ UTM Zone 34N / WGS84. c. Analiza e mbivendosjes (Overlay Analysis) për identifikimin e territoreve të përbashkëta midis pronës ushtarake dhe zonës së mbrojtur. 1st SMPA-EU — Tetor 2025 Libri i Artikujve/Book of Proceedings 169 of 199 d. Krijimi i zonës tampon (buffer zonës: 50m, 100m dhe 500m) për të analizuar ndikimin potencial në biodiversitet dhe aksesin publik. e. Klasifikimi i përdorimit të tokës (LULC) përmes imazheve satelitore dhe verifikimit të tyre përmes inspektimeve në terren (verë 2024). f. Korrelacioni hapësinor midis infrastrukturave ushtarake dhe habitateve të ndjeshme (pyje bregdetare, laguna, shkëmbinj detarë). 3.3 Analiza dokumentare dhe institucionale Paralelisht me analizën hapësinore, është realizua një rishikim i dokumenteve ligjore dhe planifikuese, përfshirë: • Strategjitë e zhvillimit territorial dhe mjedisor të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. • Strategjitë rajonale të Bashkisë Vlorë, lidhur me planifikimin hapësinor, rregullimin e territorit dhe ruajtjen e mjediseve tokësore dhe ujore. • Aktet nënligjore që rregullojnë administrimin e pronave ushtarake. • Raportet mjedisore dhe studimet e ndikimit (VNM) të hartuara nga institucione publike dhe private për zonën e Karaburunit. Gjithashtu, u kryen intervista gjysmë të strukturuara me përfaqësues të AKZM-së, Forcave të Armatosura dhe administratës lokale të Orikumit, për të identifikuar perceptimet mbi menaxhimin e përbashkët dhe sfidat praktike të qeverisjes së territorit. 3.4 Kufizimet metodologjike Studimi hasi në kufizime, të tilla si: • Pamundësia e aksesit të drejtpërdrejtë në gjithë territorin dhe dokumentacionin e BUD-së së Pashalimanit, për shkak të rregullave të sigurisë kombëtare. • Mospërputhjen e disa të dhënave gjeohapësinore historike me ato të siguruara nga sistemet moderne të koordinatave. • Mungesën e të dhënave të detajuara mbi ndikimin mjedisor të aktiviteteve ushtarake. Megjithatë, kombinimi i analizës GIS, burimeve satelitore dhe të dhënave institucionale ka mundësuar një panoramë të qartë mbi mbivendosjen hapësinore dhe ndikimet e saj në territor. 4. Rezultatet Analiza hapësinore dhe dokumentare mbi zonën e Pashalimanit ka mundësuar identifikimin e mbivendosjeve territoriale midis zonës ushtarake dhe zonës së mbrojtur të Karaburunit, si dhe vlerësimin e ndikimeve që ky konfigurim hapësinor sjell në ruajtjen e ekosistemeve, menaxhimin mjedisor dhe zhvillimin lokal. 4.1 Mbivendosjet hapësinore dhe kufizimet territoriale Rezultatet e analizës GIS tregojnë se rreth 28% e sipërfaqes së Bazës Ushtarake të Pashalimanit përkon me kufijtë e zonës së mbrojtur të Karaburunit, duke përfshirë pjesën bregdetare dhe nënzonat e mbuluara me shkurre mesdhetare. Në këto segmente, kufijtë e sigurisë ushtarake përputhen me zonat me ndjeshmëri të lartë ekologjike, veçanërisht përgjatë gjirit të Pashalimanit dhe rrëzës së Gadishullit të Karaburunit. Për shkak të rregullave të sigurisë, frekuentimi publik është i kufizuar, çka ka kontribuar në ruajtjen e habitateve detare dhe pyjore, por ka penguar zhvillimin e aktiviteteve rekreative dhe edukative që parashikohen në planet e menaxhimit të zonës së mbrojtur. 1st SMPA-EU — Tetor 2025 Libri i Artikujve/Book of Proceedings 170 of 199 Nga analiza e zonës tampon del se aktivitetet ushtarake kanë ndikim minimal të drejtpërdrejtë mbi habitatet kritike tokësore dhe ujore, megjithëse ndërtimet inxhinierike dhe prania e infrastrukturës portuale në gjirin e Pashalimanit krijojnë fragmentim ekologjik lokal dhe ndërpresin vazhdimësinë natyrore të vijës bregdetare. 4.2 Ndikimet mjedisore dhe ekologjike Ndikimet mjedisore të pranishme në zonë janë të dyfishta: - Pozitive, në kuptimin që kufizimet e frekuentimit publik kanë mbrojtur biodiversitetin bregdetar dhe detar, duke reduktuar ndotjen antropogjenë. - Negative, në aspektin e pengesave në procesin e menaxhimit të integruar dhe të monitorimit të vazhdueshëm civil të situatës ekologjike. Bie në sy fakti që pyjet e dushkut dhe pishës së detit në territoret përreth BUD-së Pashaliman kanë ruajtur integritet të lartë ekologjik, ndërsa laguna e Orikumit dhe ujërat e cekëta detare në lindje të bazës janë ekspozuar ndaj ndotjeve që shkaktohen nga aktivitetet teknike (porti dhe kantieri e riparim/ndërtimit të anijeve ushtarake), transporti detar, peshkimi dhe përdorimi turistik. 4.3 Mbivendosja institucionale dhe boshllëqet në menaxhim Rezultatet që dalin nga analiza e dokumentacionit dhe nga intervistat me aktorët institucionalë tregojnë se mungon një mekanizëm i qartë bashkërendimi ndërmjet autoriteteve ushtarake dhe atyre mjedisore. Ndërsa AKZM-ja mban përgjegjësinë ligjore për monitorimin e zonës së mbrojtur, aktivitetet ushtarake nuk janë subjekt i detyrueshëm i raportimit periodik të ndikimeve mjedisore. Kjo krijon një boshllëk në zinxhirin e menaxhimit dhe në transparencën e të dhënave. Gjithashtu, planet e menaxhimit mjedisor të Karaburunit nuk përfshijnë kapituj specifikë për infrastrukturat ushtarake aktive, duke reflektuar mungesën e një qasjeje gjithëpërfshirëse për përdorimin e dyfishtë (dual-use management) të territorit. Ndërkohë, nëse realizohet projekti për zgjerimin e Kantierit të ndërtimit të anijeve ushtarake dhe civile në Pashaliman17, ndotja e shkaktuar prej tij mund të rritet. 4.4 Mundësitë dhe përfitimet nga bashkëmenaxhimi Prania ushtarake ka ndikime mbrojtëse të tërthorta, pasi kufizon ndërtimet turistike dhe presionet njerëzore në një zonë me vlera ekologjike të larta. Kjo situatë mundëson zhvillimin e modeleve të bashkëmenaxhimit, ku strukturat e mbrojtjes ushtarake mund të përfshihen në: - monitorimin mjedisor përmes teknologjive të vëzhgimit; - parandalimin e aktiviteteve të paligjshme detare (peshkim, ndërtim, ndotje); - përdorimin e kontrolluar të hapësirave për kërkim shkencor dhe edukim mjedisor. Ky rezultat mbështet idenë e një kuadri të përbashkët institucional, ku forcat e mbrojtjes ushtarake dhe administratat mjedisore mund të bashkëpunojnë në mënyrë të koordinuar, duke krijuar një model bashkëjetese midis sigurisë dhe ruajtjes së natyrës. 17 Marrëveshja u zyrtarizua në Samitin Ndërqeveritar Shqipëri–Itali, të mbajtur në Romë, më 13.11.2025, nën drejtimin e KM të Republikës së Italisë dhe KM të Republikës së Shqipërisë. https://skyweb.al 1st SMPA-EU — Tetor 2025 Libri i Artikujve/Book of Proceedings 171 of 199 5. Diskutimi Studimi mbi mbivendosjen hapësinore midis BUD-së së Pashalimanit dhe Zonës së Mbrojtur të Karaburunit nxjerrin në pah kompleksitetin e marrëdhënieve midis mbrojtjes ushtarake kombëtare dhe menaxhimit të qëndrueshëm të mjedisit bregdetar dhe detar. Ky konfigurim hapësinor, megjithëse unik për kontekstin shqiptar18, reflekton dinamika të ngjashme me ato të identifikuara në vende të tjera evropiane, ku zonat me përdorim të dyfishtë (dual-use areas) janë bërë pjesë e politikave të bashkëmenaxhimit mjedisor. 5.1 Ndërthurja midis sigurisë kombëtare dhe ruajtjes së mjedisit Në rastin e BUD-së së Pashalimanit, prania ushtarake ka luajtur rol mbrojtës pasiv për ekosistemet bregdetare, duke kufizuar ndërhyrjet ndërtimore dhe qasjen e pakontrolluar njerëzore. Ky fenomen i njohur në literaturën mjedisore si “fortress conservation effect”, është dokumentuar edhe në vende si Franca, Italia dhe Greqia, ku zonat ushtarake përkojnë me parqe natyrore ose zona Natura 2000. Megjithatë, kjo formë mbrojtjeje është e tërthortë dhe jo e institucionalizuar, çka e bën të brishtë dhe të varur nga politikat e mbrojtjes së territorit e jo nga ato të ruajtjes së natyrës. Për të siguruar qëndrueshmëri në ruajtjen e natyrës, kërkohet kalimi nga mbrojtja pasive drejt bashkëmenaxhimit aktiv, ku institucionet ushtarake dhe ato mjedisore të ndajnë përgjegjësi të qarta, të sinkronizuara me objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm dhe me direktivat e BE-së për biodiversitetin. Kjo nënkupton arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse mes aktorëve që veprojnë në këtë zonë, përfshirë autoritetet administrative dhe banorët. 5.2 Krahasimi me praktikat evropiane Në shtete anëtare të BE-së, bashkëjetesa midis zonave ushtarake dhe atyre natyrore të mbrojtura është trajtuar përmes modeleve të integrimit hapësinor dhe institucional. • Në Francë, disa zona të Forcave Ushtarake Detare (p.sh., Île du Levant)19 janë përfshirë në Rrjetin Natura 2000, duke u menaxhuar bashkërisht nga Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare për Biodiversitetin. • Në Itali, Baza Ushtarake e Capo Teulada (Sardenjë)20 është bërë pjesë e një programi të ri bashkëpunimi për auditim mjedisor të territoreve ushtarake. • Në Greqi, bashkëpunimi midis Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Mjedisit për zonën e Sounios21 ka krijuar një model efektiv për ruajtjen e habitateve detare në territoret që ndodhen nën kontroll dhe mbikëqyrje ushtarake. Këta shembuj dëshmojnë se transparenca institucionale, ndarja e të dhënave mjedisore dhe planifikimi i përbashkët janë çelës për suksesin e bashkëmenaxhimit të burimeve natyrore, si azë për zhvillimin paralelisht të veprimtarive ushtarake, mjedisore dhe turistike. Shqipëria mund të përfitojë nga këto modele, duke përshtatur mekanizma të ngjashëm në kontekstin e saj ligjor dhe institucional. 18 Përpjekjet për futjen në përdorim turistik të objekteve ushtarake në Porto Palermo, Porto Romano etj., janë ende të pakonsoliduara në aspektin ligjor dhe administrativ. 19 https://www.visitvar.fr/ 20 https://www.lanuovasardegna.it/ 21 https://en.wikipedia.org/ 1st SMPA-EU — Tetor 2025 Libri i Artikujve/Book of Proceedings 172 of 199