"GJEO-RRËFIMI" PËRMES HARTOGRAFISË DIXHITALE SI NJË NGA MËNYRAT KRYESORE TË KOMUNIKIMIT PËR PROMOVIMIN E ZONAVE TË MBROJTURA DHE EDUKIMIN MJEDISOR
Abstract
This article is part of the Book of Proceedings of the INTERNATIONAL SCIENTIFIC CONFERENCE “MAIN CHALLENGES OF SUSTAINABLE MANAGEMENT OF ALBANIAN PROTECTED AREAS ACCORDING TO EU DIRECTIVES AND REGULATIONS / 1st SMPA-EU” me DOI: https://doi.org/10.5281/zenodo.17476890. Botues: RUR.AL
Full text
“GJEO-RRËFIMI” PËRMES HARTOGRAFISË DIXHITALE SI NJË NGA MËNYRAT KRYESORE TË KOMUNIKIMIT PËR PROMOVIMIN E ZONAVE TË MBROJTURA DHE EDUKIMIN MJEDISOR Adelajda Halili1*; Doriana (Bode) Xhulaj2; Dhurata Ndreko3 1 Universiteti Politeknik i Tiranës, Fakulteti Gjeologji Miniera, Departmenti Inxhinierisë së Burimeve Minerare, Tiranë, Shqipëri. 2 Universiteti Bujqësor i Tiranës, Fakulteti i Mjedisit dhe Bujqësisë, Departamenti i Shkencave Agronomike, Tiranë, Shqipëri; 3Universiteti Politeknik i Tiranës, Fakulteti Gjeologji Miniera, Departamenti i Gjeologjisë së Zbatuar dhe Gjeoinformatikës, Tiranë, Shqipëri. *e-mail: [email protected] Abstrakt Sfidat mjedisore kanë nxitur zhvillimin e qasjeve të reja në komunikimin dhe ndërgjegjësimin publik mbi rëndësinë e ruajtjes së biodiversitetit. Integrimi i teknologjive të informacionit dhe komunikimit me hartografinë dixhitale ka sjellë mënyra të reja të eksplorimin të peisazhit në hapësirë dhe kohë përmes hartave interaktive. Zhvillimi i platformave dixhitale interaktive si ArcGIS Online, ArcGIS StoryMaps, Google Earth Studio dhe aplikacionet Web, kanë mundësuar një mjedis të favorshëm për ndërthurje të hartave dinamike me të dhëna statistikore, imazheve satelitore, informacioneve në kohë reale, elementëve multimedialë dhe përshkrimeve tekstuale. Aplikacioni ArcGIS StoryMaps(Gjeo-Rrëfim) përfaqëson një instrument dixhital me potencial të konsiderueshëm për menaxhimin e qëndrueshëm të zonave të mbrojtura. Ai kontribuon në rritjen e transparencës institucionale, në përfshirjen aktive të komuniteteve lokale në proceset e planifikimit hapësinor si dhe në promovimin e turizmit të qëndrueshëm. Kombinimi i gjeoinformacionit me elementë përshkrues e bën informacionin kompleks mjedisor më të arritshme, më të kuptueshme dhe më tërheqëse për komunitetet. Eksploruesit virtual mund të kontribuojnë si në mbledhjen e të dhënave të reja të zonave të mbrojtura për të evidentuar ndryshimet e peizazhit në kohe dhe ndikimet e aktivitetit njerëzor por edhe të bashkeveprojnë me ekspertët mjedisore përmes sugjerimeve dhe pjesemarrjes në sondazhe të ndryshme, duke ndihmuar në përmirësimin e menaxhimit të zonave të mbrojtura. Përdorimi i “Gjeo-Rrëfimit” si instrument për promovimin dhe ruajtjen e zonave të mbrojtura përballet me një sërë sfidash, të cilat mund të ndikojnë drejtpërdrejt në efektivitetin e tij. Këto sfida lidhen kryesisht me saktësinë dhe besueshmërinë e të dhënave hapësinore të grumbulluara, sigurinë dhe qëndrueshmërinë e funksionimit të platformave dixhitale, mirëmbajtjen e tyre të vazhdueshme, si edhe nivelin e aksesueshmërisë për përdorues me aftësi të ndryshme teknologjike. Megjithatë, trendi i digjitalizimit dhe përdorimit të teknologjive të avancuara, përdorimi i platformave digjitale dhe teknologjive pa pagesë, shfrytëzimi i të dhënave në kohë reale, së bashku me integrimin e inteligjencës artificiale dhe nismat për bashkëpunim ndërinstitucional, mund të ndihmojnë në kapërcimin e këtyre sfidave. Kjo qasje e bën “GjeoRrëfimin” jo vetëm një mjet efektiv për promovimin e trashëgimisë natyrore dhe për rritjen e ndërgjegjësimit publik mbi ruajtjen e peizazhit, por edhe një qasje të re që kontribuon në zhvillimin e mëtejshëm të menaxhimit të qëndrueshëm të zonave të mbrojtura. Fjalë kyçe: Hartografi Dixhitale, Gjeo-Rrëfim, Komunikim Vizual, Zona të Mbrojtura, Edukim Mjedisor. 1st SMPA-EU — Tetor 2025 Libri i Artikujve/Book of Proceedings 189 of 199 Botuar në Librin e Artikujve (Book of Proceedings) të Konferencës Shkencore Ndërkombëtare "Sfidat kryesore të menaxhimit të qendrueshëm të zonave të mbrojtura në Shqipëri sipas Direktivave dhe Rregulloreve të BE-së / 1st SMPA-EU", 189–195. DOI: https://doi.org/10.5281/zenodo.17754502, organizuar në kuadër të Modulit Jean Monnet “Albanian Protected Areas in the Frame of EU Integration: ALPAsEU”, financuar nga BE. ISBN: 9789928488602; e-ISBN: 9789928488633 dhe DOI:https://doi.org/10.5281/zenodo.17476890. Botues: RUR.AL Konferenca u organizua në bashkëpunim me Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë, Shqipëri. 18 tetor 2025
Hyrje Transformimet dixhitale po ndryshojnë ndjeshëm mënyrën se si perceptohet dhe komunikohet informacioni mjedisor. Këto ndryshime po e zhvendosin komunikimin nga format statike drejt platformave vizuale dhe ndërvepruese, të cilat ofrojnë përfaqësime dinamike dhe të qarta të hapësirës. Zhvillimi i platformave Web-GIS dhe aplikacioneve rrëfimtare si ArcGIS StoryMaps ka zgjeruar ndjeshëm mundësitë e analizës dhe ndërveprimit me të dhënat hapësinore. Këto platforma mundësojnë eksplorimin e ndryshimeve mjedisore dhe komunikimin e tyre në mënyrë të qartë dhe të aksesueshme për publikun e gjerë. Këto zhvillime dixhitale përputhen me nevojat bashkëkohore të edukimit dhe ndërgjegjësimit mjedisor, të cilat kërkojnë forma komunikimi që integrojnë të dhënat shkencore me dimensionet kulturore, sociale dhe vizuale. Në këtë kontekst, gjeo-rrëfimi përfaqëson një qasje ndërdisiplinore që krijon mënyra të reja për të kuptuar dhe shpjeguar proceset mjedisore. Ai i ndihmon komunitetet të kuptojnë jo vetëm çfarë ndodh në territor, por edhe arsyet dhe proceset që e formësojnë atë (Jenny & Hurni, 2011; Pavlovskaya, 2020). Si mjet komunikimi, gjeo-rrëfimi është veçanërisht i vlefshëm në interpretimin dhe promovimin e zonave të mbrojtura dhe në nxitjen e edukimit mjedisor, pasi kombinon teknologjinë, analizën hapësinore dhe narrativën vizuale në forma të integruara përshkrimi hapësinor. Duke u mbështetur në këto zhvillime teorike dhe teknologjike, qëllimi i këtij punimi është të trajtojë gjeorrëfimin si qasje bashkëkohore të komunikimit mjedisor dhe të argumentojë rolin e tij si një gjuhë moderne e interpretimit të hapësirës. 1. Hartografia Digjitale: Infrastruktura vizuale e gjeo-rrëfimit Hartografia dixhitale është baza vizuale dhe konceptuale e gjeo-rrëfimit, pasi strukturon mënyrën se si organizohet dhe interpretohet hapësira. Nëpërmjet një “kodi vizual” ndërkombëtar—si ngjyrat, simbolet, hierarkia grafike dhe raportet hapësinore—ajo shndërron të dhënat ekologjike, sociale dhe territoriale në përfaqësime të kuptueshme për publikun. Dizajni hartografik luan një rol thelbësor në qartësimin e përmbajtjes dhe interpretimin e informacionit, veçanërisht kur trajtohen fenomene të ndërlikuara mjedisore, si ndryshimet klimatike, degradimi i habitateve apo presionet urbane. Integrimi i përmbajtjeve multimediale dhe i të dhënave satelitore e shndërron paraqitjen hapësinore në një përvojë shumëdimensionale, duke e bërë komunikimin mjedisor më tërheqës dhe më të aksesueshëm për publikun. Në kontekstin e gjeo-rrëfimit, hartografia dixhitale shërben si skeleti interpretues i rrëfimit hapësinor: ajo organizon të dhënat, vendos strukturën narrative dhe siguron koherencë midis elementeve vizualë dhe përmbajtjes analitike. Përmes vizualizimeve dinamike dhe ndërveprimit me të dhënat hapësinore, hartografia dixhitale e bën të dukshme atë që më parë mbetej e padukshme dhe krijon një mënyrë të re për të kuptuar proceset ekologjike dhe ndryshimet në mjedis. Pa këtë dimension digjital, gjeo-rrëfimi nuk do të kishte aftësinë të përçonte kompleksitetin e mjedisit apo të ndërtonte ndërveprim me publikun. Për këto arsye, hartografia dixhitale krijon bazën për mënyrat moderne të rrëfimit hapësinor. 2. Gjeo-rrëfimi në epokën digjitale të komunikimit mjedisor Komunikimi mjedisor ka evoluar ndjeshëm, i nxitur si nga ritmi i shpejtë i ndryshimeve ekologjike, ashtu edhe nga nevoja gjithnjë e më e madhe për transparencë dhe interpretim të kuptueshëm të këtyre proceseve. Format tradicionale të shpërndarjes së informacionit, si raportet, broshurat, posterat, albumet fotografike dhe dokumentarët, ndonëse ishin efektive për kohën e tyre, mbështeteshin te vizualizime statike dhe te interpretimi linear i përmbajtjes. 1st SMPA-EU — Tetor 2025 Libri i Artikujve/Book of Proceedings 190 of 199
Me shtimin e kompleksitetit të çështjeve mjedisore, këto formate tradicionale janë shfaqur të pamjaftueshme për të përfaqësuar realitete që ndryshojnë shpejt dhe që kërkojnë ndërveprim të përdoruesit. Për këtë arsye, komunikimi mjedisor është zhvendosur drejt platformave digjitale. Megjithatë, shumë forma digjitale riprodhojnë pa ndryshime modelet tradicionale, duke mos ofruar kontekst hapësinor, ndërveprim të vërtetë apo mundësi për të shpjeguar marrëdhënie komplekse ekologjike. Mospërputhja ndërmjet formave bazike të komunikimit digjital dhe pritshmërive të sotme për interpretim të thelluar e ka bërë të domosdoshëm adoptimin e qasjeve më narrative. Gjeo-rrëfimi e plotëson këtë boshllëk duke ndërthurur të dhënat, hapësirën dhe elementet multimediale në një strukturë të vetme interpretimi. Për të kuptuar mënyrën se si format e komunikimit ndryshojnë në nivel ndërveprimi, vizualiteti dhe aftësinë për të shpjeguar kontekstin mjedisor, paraqitet krahasimi i mëposhtëm. Tabela 1. Krahasimi i formave të komunikimit mjedisor dhe avantazhet e gjeo-rrëfimit me ArcGIS StoryMaps Kategoria Kufizimi tradicional Avantazhet e ArcGIS StoryMaps Dixhitale (web, blogje, rrjete) Pa kontekst gjeohapësinor Shton narrativë hapësinore me GIS Vizuale (poster, video) Statike, pa ndërveprim Integron imazhe dhe krijon përvojë interaktive Ndërvepruese (dashboard, web GIS) Analitike, jo emocionale Kombinon analizën me rrëfim edukativ Tradicionale (broshura, guida) Statike, jo të përditësueshme Qasje digjitale, dinamike dhe edukative Burim: Përpunuar nga autori, bazuar në EEA (2020), Esri (2023; 2024), Caquard & Cartwright (2014) dhe Field (2020). Siç tregohet në tabelë, format e komunikimit dallojnë jo vetëm në natyrën e paraqitjes së informacionit, por edhe në aftësinë për të krijuar një narrativë kuptimplote. Për ta vizualizuar këtë dallim në një mënyrë hierarkike, paraqitet skema e mëposhtme. Figura 1: Hierarkia e niveleve të publikimit dhe ndërveprimit hapësinor Burimi: Përpunuar nga autori, bazuar në dokumentacionin Esri (2023–2024). Siç ilustron figura, ArcGIS StoryMaps pozicionohet në nivelin më të lartë të ndërveprimit hapësinor dhe rrëfimit vizual, pasi kombinon të dhëna GIS me tekste, imazhe, video dhe elemente multimediale në një histori të integruar. Kjo e dallon atë nga dashboard-et, të cilat fokusohen te monitorimi analitik, dhe nga website-t ose web GIS, të cilat ofrojnë forma më të kufizuara publikimi. 1st SMPA-EU — Tetor 2025 Libri i Artikujve/Book of Proceedings 191 of 199
ArcGIS StoryMaps, si aplikacion rrëfimor i zhvilluar nga Esri, ofron një mjedis të integruar për strukturimin e përmbajtjes në mënyrë të qartë dhe vizualisht të pasur. Integrimi i fotografive, videove, galerive vizuale, animacioneve dhe grafikëve mundëson ndërtimin e rrëfimeve shumëdimensionale. Harta 2D/3D dhe lidhja me Web Maps dhe Express Maps nga ArcGIS Online i shton rrëfimit një dimension analitik dhe hapësinor të domosdoshëm për interpretimin e fenomeneve ekologjike. Lidhja e tij me ekosistemin e gjerë të Esri-t, si ArcGIS Online, ArcGIS Enterprise, Dashboard-et, Experience Builder dhe Survey123 mundëson përditësimin automatik të shtresave, përdorimin e të dhënave të mbledhura në terren dhe kombinimin e modeleve analitike me rrëfimin hapësinor. Në institucionet që menaxhojnë zonat e mbrojtura, ku informacioni është kompleks dhe shumëdisiplinor, gjeo-rrëfimi lehtëson bashkërendimin e të dhënave, narrativave dhe vizualizimeve në një format të unifikuar. Ai ndihmon që të dhënat për biodiversitetin, historikun natyror, planet e menaxhimit dhe rrjetet ekologjike të shpjegohen në mënyrë të arritshme për komunitetet lokale, vizitorët dhe publikun e gjerë (EEA, 2020). Kjo e bën gjeo-rrëfimin një instrument efektiv për edukim, komunikim institucional dhe interpretim të peizazhit. Megjithëse gjeo-rrëfimi paraqet një qasje të avancuar për komunikimin mjedisor, zbatimi i tij përballet me disa sfida të rëndësishme. Ai kërkon kombinimin e aftësive të specializuara—përdorim të mjeteve GIS, dizajn vizual dhe ndërtim narrativ—të cilat rrallë bashkëjetojnë në një ekip të vetëm. Njëkohësisht, realizimi i gjeo-rrëfimeve cilësore varet nga të dhëna të sakta, të përditësuara dhe të standardizuara, si dhe nga infrastrukturë e qëndrueshme digjitale, pa të cilat rrëfimet rrezikojnë të bëhen fragmentare ose të humbasin saktësinë shkencore. Pavarësisht këtyre sfidave, vlera e gjeo-rrëfimit qëndron në aftësinë e tij për të ndërthurur hapësirën, tekstin dhe vizualitetin në një përvojë komunikimi gjithëpërfshirëse. 3. Roli edukativ dhe promovues i gjeo-rrëfimit në kontekstin mjedisor Gjeo-rrëfimi po konsolidohet si një mjet i rëndësishëm në edukimin dhe komunikimin publik mjedisor, sepse u krijon përdoruesve mundësinë të ndërveprojnë drejtpërdrejt me informacionin hapësinor. Në këtë proces, studentët, profesionistët e mjedisit dhe komuniteti i gjerë zhvillojnë aftësi kritike, analitike dhe vizuale që i ndihmojnë të interpretojnë më qartë marrëdhëniet midis proceseve ekologjike dhe hapësirës ku ato shfaqen. Në arsim, gjeo-rrëfimi po shfaqet si një metodë e vlefshme didaktike për integrimin e teknologjive të reja në procesin mësimor. Ai mbështet zhvillimin e aftësive digjitale dhe të mendimit hapësinor përmes përdorimit të mjeteve GIS, imazheve satelitore dhe narrativave të bazuara në evidenca. Përfshirja e studentëve në projekte kërkimore dhe analiza hapësinore u mundëson atyre të lidhin më mirë proceset natyrore me vendndodhjen dhe ndryshimet që ndodhin në mjedis. Gjeo-rrëfimi merr një rol të rëndësishëm edhe në aspektin promovues, duke ofruar mënyra vizuale dhe ndërvepruese për të komunikuar vlerat natyrore dhe kulturore të territoreve. Organizata ndërkombëtare si UNESCO, UNEP, EEA, Copernicus dhe ESA e shfrytëzojnë për komunikimin e ndryshimeve klimatike, monitorimin e cilësisë së mjedisit dhe interpretimin e trashëgimisë natyrore në projekte zhvillimore. Në zonat e mbrojtura, gjeo-rrëfimi shërben si mjet orientues për promovimin e turizmit të qëndrueshëm. Duke paraqitur në mënyrë të kuptueshme kontekstin ekologjik, ai i ndihmon vizitorët të kuptojnë rëndësinë e e ekosistemeve, të shmangin zonat e ndjeshme dhe të adoptojnë sjellje më të përgjegjshme ndaj natyrës. Ky funksion e pozicionon gjeo-rrëfimin si instrument edukativ për vizitorët dhe si mekanizëm mbështetës për ruajtjen e integritetit të peizazhit. Një dimension i veçantë i gjeo-rrëfimit lidhet me përfshirjen aktive të komuniteteve lokale. Përmes dokumentimit vizual dhe ndarjes së përvojave, komunitetet kontribuojnë në ndërtimin e identitetit kulturor, kujtesës së vendit dhe lidhjes së tyre me peizazhin. Ky dimension e shndërron gjeo-rrëfimin në një mjet 1st SMPA-EU — Tetor 2025 Libri i Artikujve/Book of Proceedings 192 of 199
fuqizimi komunitar, pasi nxit forma pjesëmarrjeje që përputhen me praktikat e qëndrueshme të menaxhimit të territorit të promovuara nga UNESCO (2022). Dimensionet e tij edukative, sociale dhe promovuese tregojnë se gjeo-rrëfimi nuk është vetëm teknologji vizualizimi, por një qasje bashkëkohore që e përkthen informacionin hapësinor në përvojë. Ai krijon një mjedis të ri për ndërgjegjësim, interpretim dhe bashkëpunim, duke luajtur një rol të rëndësishëm në menaxhimin e qëndrueshëm të territoreve dhe në komunikimin publik të vlerave mjedisore. 4. Perspektivat kombëtare dhe ndërkombëtare të përdorimit të gjeo-rrëfimit Përparimet në vizualizimin hapësinor dhe në mënyrat e prezantimit të të dhënave po e vendosin gjeorrëfimin në qendër të strategjive bashkëkohore të komunikimit mjedisor, si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar. Në shumë vende, sidomos aty ku sfidat ekologjike dhe nevoja për ndërgjegjësim publik janë të theksuara, kjo qasje po shërben si mjet për të forcuar edukimin, transparencën institucionale dhe interpretimin e zonave të mbrojtura (EEA, 2020). Në nivel global, gjeo-rrëfimi po integrohet gjithnjë e më shumë në politikat e komunikimit mjedisor , sidomos në kuadër të monitorimit të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm. Ai u ofron institucioneve mënyra më të qarta dhe të standardizuara për të paraqitur të dhëna komplekse, duke lehtësuar interpretimin publik të sfidave mjedisore (UNEP, 2022). Organizatat kryesore ndërkombëtare, si UNESCO, UNEP, WWF dhe National Geographic Society, e përdorin për të vizualizuar çështje që lidhen me biodiversitetin, klimën dhe transformimet e peizazhit. Këto praktika krijojnë një gjuhë një gjuhë të përbashkët komunikimi, duke ndihmuar në harmonizimin e mënyrës se si vendet raportojnë dhe interpretojnë ndryshimet ekologjike. Në nivel rajonal, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor, gjeo-rrëfimi po gjen përdorim gjithnjë e më të konsoliduar në projekte të menaxhimit të zonave të mbrojtura dhe në nisma të edukimit publik. Përmirësimi i kapaciteteve teknike dhe rritja e përdorimit të të dhënave hapësinore kanë krijuar kushtet që kjo qasje të kthehet në pjesë të praktikave institucionale të raportimit dhe komunikimit mjedisor (EEA, 2020). Paralelisht, universitetet e rajonit po e integrojnë këtë metodë në programet e tyre arsimore, duke formuar profesionistë të rinj që zotërojnë aftësi analitike dhe rrëfimtare për interpretimin e territorit (Esri, 2023). Në këtë kornizë të gjerë kombëtare dhe ndërkombëtare, kjo qasje i zgjeron funksionet përtej vizualizimit informativ si një mekanizëm bashkëpunimi dhe dialogu publik. Ajo e bën informacionin hapësinor më të aksesueshëm dhe më të kuptueshëm për grupe të ndryshme komunitare, nga institucionet qendrore deri te banorët lokalë, duke lehtësuar pjesëmarrjen në vendimmarrje dhe duke rritur transparencën. Në perspektivë strategjike, gjeo-rrëfimi përfaqëson një investim afatgjatë për edukimin mjedisor, menaxhimin e territorit dhe komunikimin institucional. Ai nuk mund të konsiderohet thjesht si një trend teknologjik, por si një qasje bashkëkohore që po ndryshon mënyrën se si interpretohen dhe transmetohen proceset mjedisore në nivel kombëtar, rajonal dhe global. 5. Përfundime dhe rekomandime Gjeo-rrëfimi, i mbështetur në teknikat moderne të hartografisë dixhitale, përfaqëson sot një qasje bashkëkohore të komunikimit mjedisor që shkon përtej vizualizimit të të dhënave. Përvojat e viteve të fundit në nivel institucional, akademik dhe ndërkombëtar tregojnë se kjo qasje e kthen informacionin shkencor në narrativa të kuptueshme, duke ndërtuar forma më të drejtpërdrejta komunikimi me publikun. Efektiviteti i kësaj qasjeje qëndron në aftësinë për të kombinuar të dhënat hapësinore me një strukturë rrëfimi që e thjeshton interpretimin e fenomeneve komplekse mjedisore. Kjo ndihmon në qartësimin e marrëdhënieve midis proceseve ekologjike dhe kontekstit territorial, duke krijuar një komunikim më të 1st SMPA-EU — Tetor 2025 Libri i Artikujve/Book of Proceedings 193 of 199
kuptueshëm dhe më të afërt me publikun. Ky funksion interpretues e pozicionon si një mekanizëm që rrit transparencën dhe besimin publik, veçanërisht në fushat ku informacioni teknik është i vështirë për t’u kuptuar. Kontributi i saj bëhet edhe më i dukshëm në raport me sfidat globale. Dimensioni narrativ i gjeo-rrëfimit forcon perceptimin publik dhe mbështet nxitjen e ndërveprimit të përgjegjshëm me mjedisin. Bazuar në analizën e kryer, rekomandimet kryesore për zhvillimin e mëtejshëm të gjeo-rrëfimit në Shqipëri janë si vijon: 1. Universitetet duhet të përfshijnë ArcGIS StoryMaps në kurrikulat e tyre, për të forcuar kompetencat digjitale, vizuale dhe analitike të studentëve, në përputhje me praktikat evropiane të edukimit mjedisor 2. Agjencitë publike duhet ta adoptojnë gjeo-rrëfimin si instrument standard për shpjegimin e politikave mjedisore, planifikimin e territorit dhe komunikimin e të dhënave lidhur me zonat e mbrojtura, duke rritur transparencën dhe aksesin e publikut. 3. Nevojitet bashkëpunim më i ngushtë midis akademisë, institucioneve shtetërore dhe organizatave ndërkombëtare për të krijuar standarde të përbashkëta në vizualizimin dhe interpretimin hapësinor. 4. Të nxitet përfshirja e komuniteteve në krijimin e gjeo-rrëfimeve, duke përdorur njohuritë lokale si burim të vlefshëm interpretimi për identitetin dhe historinë e territoreve. 5. Veprime konkrete të zbatimit praktik. • Përdorimi i gjeo-rrëfimit për interpretimin e vlerave natyrore dhe kulturore të zonave të mbrojtura. • Integrimi i qasjeve ndërdisiplinore në edukimin mjedisor (GIS + hartografi + shkencat natyrore + komunikim vizual). • Ofrimi i të dhënave sa më pranë kohës reale për proceset mjedisore për të mbështetur vendimmarrjen e bazuar në evidenca. • Nxitja e shkëmbimit të të dhënave midis institucioneve për të rritur koherencën dhe transparencën. • Krijimi i një portali kombëtar për “Gjeo-rrëfimet e zonave të mbrojtura”, për publikim, shpërndarje dhe edukim publik. Nevoja urgjente për ndërgjegjësim dhe veprim e pozicionon gjeo-rrëfimin jo vetëm si një inovacion teknik apo artistik, por si një mjet transformues që krijon lidhje të reja midis njerëzve, natyrës dhe të dhënave. Ai kontribuon në formësimin e një kulture vizuale të çështjeve mjedisore dhe ofron një gjuhë të përbashkët për të rrëfyer historitë e planetit tonë në mënyrë të ndjeshme, të kuptueshme dhe të saktë. REFERENCA Caquard, S., & Cartwright, W. (2014). Narrative cartography: From mapping stories to the narrative of maps and mapping. The Cartographic Journal, 51(2), 101–106. Copernicus Climate Change Service. (2021). Copernicus: Europe’s eyes on Earth. European Union. Esri. (2023). ArcGIS StoryMaps: Overview dhe udhëzime përdorimi. Esri. Esri. (2024). ArcGIS StoryMaps: What’s new & best practices Esri. European Environment Agency (EEA). (2020). The European environment — state and outlook 2020: Knowledge for transition to a sustainable Europe. EEA. Field, K. (2018). Cartography. Redlands, CA: Esri Press. Jenny, B., & Hurni, L. (2011). Studying cartographic heritage: Analysis and visualization of geometric distortions. e-Perimetron, 6(3), 191–199. National Geographic Society. (2020). Storytelling & mapping resources for environmental education. National Geographic Society. 1st SMPA-EU — Tetor 2025 Libri i Artikujve/Book of Proceedings 194 of 199
National Research Council. (2006). Learning to Think Spatially: GIS as a Support System in the K–12 Curriculum. Washington, DC: National Academies Press. Pavlovskaya, M. (2020). Feminism, geographic information systems (GIS), and mapping: Contributions and interventions in GIS. In International Encyclopedia of Human Geography (2nd ed.). Elsevier. Peterson, G. N. (2014). GIS Cartography: A Guide to Effective Map Design (2nd ed.). Boca Raton, FL: CRC Press. Tilden, F. (2007). Interpreting Our Heritage (4th ed.). Chapel Hill: University of North Carolina Press. UNESCO. (2022). Education for Sustainable Development: A roadmap (ESD for 2030). Paris: UNESCO. UNEP (United Nations Environment Programme). (2022). UNEP Annual Report 2022. Nairobi: UNEP. UNFCCC (United Nations Framework Convention on Climate Change). (2021). United Nations Climate Change Annual Report 2021. Bonn: UNFCCC Secretariat. WWF. (2023). Environmental education and storytelling for sustainability . World Wide Fund for Nature. ESA (European Space Agency). (2021). Earth observation for a changing planet. ESA. 1st SMPA-EU — Tetor 2025 Libri i Artikujve/Book of Proceedings 195 of 199